Automatizoni porten tuaj ekzistuese produktet cilesore te ofruara nga Albdoors
Ne në Albdoors besojmë se një portë është shumë më tepër se një portë; ajo është hyrja e pronës apo biznesit tuaj.
Mbi 18 vjet eksperience e dedikuar automatizimit të portave, përkushtimi i stafit te kualifikuar janë garancia jonë për realizimin e projektin tuaj në një kohë të shkutër dhe me cilësi të lartë.
Shërbimi i Automatizimit të portave realizohet për: - Porta rezidenciale me rrëshqitje. - Porta industriale me rrëshqitje. - Porta rezidenciale me kanatame.
Gjëja më e rëndësishme për të cilën duhet të mendoheni kur beni automatizimin e një dere apo porte është "motori".Albdoors tregëton modele motorësh të ndryshëm dhe kit-e të plota për automatizimin e dyerëve.
Motorat janë kryesisht të tipologjive; - motorë linear, - motorë me krahë, - motorë për montim nën tokë.
Zgjedhja e motorit është kritike dhe të flisni me një profesionist do tiu kursente shumë kohë dhe mundim. Motorat jane produkte të firmave te njohura CAME e ROGER që punojnë me tension 230V AC ose 24V DC.Disa nga motorat dhe kit-et që tregtojmë janë:
- Motora dhe kit-e për porta rezidenciale me rrëshqitje; Te pershtatshem per porta me masë 400 kg, 600 kg e 800 kg dhe gjatësi maksimale të krahut deri në 14 m.
- Motora dhe kit-e për porta industriale me rrëshqitje Të përshtatshëm për porta me masë 800 deri në 3500 kg dhe gjatësi maksimale të krahut deri në 13 m.
- Motora në formë krahu dhe kit-e për porta rezidenciale me kanata. Të përshtatshëm për porta me gjatësi krahu 3-5 m.
- Motora në formë krahu ose me motor nën tokë dhe kit-e për porta rezidenciale me kanata. Të përshtatshëm për porta me gjatësi krahu 3-5 m..
- Kit-e për Automatizim e plotë të dyereve rrëshqitëse. Të përshtatshëm për dyer me gjatësi deri në 5 m krahu e masë deri në 125 kg. Sistemet janë me fotoelement, dhe me motor 24V DC të firmës se njohur CAME.