Secondary Adv

Zeus-AL sjell paisjet me cilesore dhe profesionale Tecnover per lyerjen e ambienteve

Share on Google+

Nësë ju keni nevojë të lyeni një dhomë të vetme apo një ndërtesë të tërë, të lustroni muret apo të dekoroni dyert, Tecnover nga Zeus-AL ju vjen në ndihmë duke ju ofruar një gamë të gjerë të paisjeve profesionale për të ngjyrosur botën tuaj.

 

“Tecnover” nga Zeus-AL projekton dhe prodhon paisje për lyerje me llak me dy objektiva: rezultate të cilësisë më të mirë dhe siguri maksimale për përdoruesin. Këto paisje zakonisht përdoren në kantierët e ndërtimit dhe për lyerjen e sipërfaqeve shumë të mëdha.

“Tecnover” prej kohësh ka qënë një lider në dizenjimin, prodhimin dhe shitjen e paisjeve profesionale për lyerje, aplikime moderne dhe sigurisht shumë të rehatshme.

Mbi të gjitha paisje nga “Tecnover” sigurojnë një lyerje më të mirë, më homogjene, me më pak humbje të produktit, thjesht pluhurzon materialin që kalon nëpërmjet një gryke me madhësi të vogël.Tecnover gjithashtu mund të prodhojë paisje për lyerje të përshtatura për çdo klient me materialet dhe komponentët më të mirë, që gjenden sot në treg.

 

Këto paisje kanë disa avantazhe:

1. Aplikimi i shpejtë

2. Kursen produktin

3. Siguron mbulim më të mirë dhe më të njëtrajtshëm të sipërfaqes

Prodhimi i pajisjeve për lyerje HVLP është një nga pikat e forta të kompanisë sonë. Me teknologjinë HVLP (volum i lartë, presion i ulët) e lindur në vitet gjashtëdhjetë, ne jemi në gjendje të zbatojmë të gjitha ligjet në lidhje me ndotjen e ajrit.

 

 

Karakteristikat e lyerjes  HVLP:

1. Kursejnë bojë

2. Reduktojnë ndotjen

3. Reduktojnë orët e punës

“Tecnover” i ofron këto makineri me një paisje, e cila mund të rregullojë ventilatorin dhe sasinë e materialit. Një arsye tjetër që ju duhet të zgjidhni makineritë tona për lyerjen HVLP është se ato mund të kontrollojnë qarkullimin e ajrit.

Per me teper informacion rreth ZEUS-AL klikoni ketu


Më të lexuarat