Pllakat e gipsit Knauf Cleaneo zgjedhja e duhur per ambjentet tuaja
Knauf Cleaneo , pllakë gipsi akustike me vrima për absorbimin e zërit dhe për një cilësi më të mirë të ajrit. Në Shqipëri ato mund ti gjeni pranë kompanisë “Knauf Albania”, e cila ka një eksperiencë disa vjeçare në treg dhe ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore në fushën e ndërtimit.
Fushat e përdorimit Për veshje të mureve dhe tavaneve me nënkonstruksion metalik me qëllim përmbushjen e kërkesave akustike, të dizajnit dhe të cilësisë së ajrit.
Si realizohet pastrimi i ajrit Pllaka Knauf Cleaneo pastron ajrin në hapësira të mbyllura duke zbërthyer gazrat e dëmshëm. Ajo vepron 24 orë në ditë, kështu që gazrat e dëmshme nuk depozitohen në pllakë dhe veprimi pastrues është i pakufizuar në kohë.
Mënyra e veprimit Mënyra e veprimit të pllakave Knauf Cleaneo bazohet në katalizatorin natyror Zeolit (Zeolithe), i cili zbërthen gazrat dhe erërat e dëmshme në përbërës plotësisht të padëmshëm si ujë dhe dioksid karboni.
Karakteristikat e veprimit: - Vepron 24 orë në ditë dhe ka erë plotësisht neutrale. - Vepron shpejt edhe kur ajri qarkullon në ambient (ventilatorë, kondicionerë të ajrit etj.). - Për arritjen e efektit të plotë nuk nevojiten kushte të tjera plotësuese (rrezet UV). - Pllakat mund të lyhen me ngjyrë sipas dëshirës. - Vëllimi dhe efekti i zbërthimit të gazrave të dëmshëm varet nga përqendrimi i tyre në ajër, nga përpunimi i sipërfaqes së pllakave, nga tipi i vrimave, nga qarkullimi i ajrit dhe nga sasia e sipërfaqes së mbuluar me pllakën Knauf Cleaneo.
Knauf Cleaneo zbërthen: - Formaldehidin dhe acetaldehidin (era e hirit të duhanit) - Formaldehidet (era e orendive, bojërave, solucioneve të pastrimit) - Erërat e pakëndshme (era e tapeteve, e orendive të veshura) - Hidrokarburet e aromatizuara (era e tretësve, materialeve për shtyp, karburanteve) - Trietilamin (era e peshkut) - Karbohidratet e kloruara (era e solucioneve për pastrim dhe mirëmbajtje) - Benzolet (era e gazrave të automjeteve, bojërave, llaqeve dhe ngjitësve) - Amoniaku
Fusha e përdorimit: - Objekte shkollore dhe parashkollore - Spitale, shtëpi për persona të moshuar dhe me aftësi të kufizuar - Hotele, restorante - Objekte administrative dhe zyra - Salla për koncerte dhe kinema - Institucione publike