Ndryshoni imazhin e shtepise tuaj me grilat hijezuese nga RCON-AL
E dini se tani në verë mund të rinovoni shumë lehtë imazhin e banesave tuaja? Kjo bëhet e mundur duke aplikuar në fasadat e jashtme (ose të mbrapme sipas rastit), grila statike ose të levizshme me tulla dekorative nga kompania RCON-AL.
Ju, duke përdorur grilat hijëzuese (Shading Louvres) mund të mbroni nga dielli i fortë hapësirat e banesës tuaj, të reduktoni temperaturat e larta në shtëpi, të përmirësoni rehatinë, të reduktoni konsumin e energjisë elektrike dhe mbi të gjitha të zbukuroni në mënyrë të veçantë fasadat, muret ose dritaret statike në çdo ambient banimi apo industrial.
Grilat fikse horizontale në fasada, të vendosura në mënyrë korrekte sipas këndit të diellit dhe distancës ndërmjet njëra- tjetrës, gjatë periudhës së dimrit lejojnë ngrohjen e banesës nga rrezet e diellit. Kurse gjatë verës e mbrojnë atë nga drita dhe rrezet e forta dhe të dëmshme. Paisjet fikse, të cilat mbrojnë nga rrezet e forta te diellit (Pergola dhe Grilat prej Tulle RCON-AL) mund të rregullojnë qasjen diellore në pikat e “vuajtura” ndaj diellit gjatë gjithë vitit.
Ato installohen nga stafi i kompanisë RCON-AL në mënyrë shumë të shpejtë sipas projektit të arkitektit dhe më vone nuk kanë nevojë për shërbim mirëmbajtjte. Një avantazh që mund tua ofrojë vetëm kompania lider në Europë MATHIOS REFRACTORIES nëpërmjet filjalit e saj RCON-AL, është shumllojshmëria e ngjyrave (mbi 20 të tilla) dhe dimensioneve që ju mund të zgjidhni sipas dëshirës dhe përshtatshmërisë me çdo fasadë.
Mos hezitoni dhe kontaktoni direkt me stafin e RCON-AL. Kompania ju ofron pa kosto një studim sipas nevojave tuaja. Ju mirëpresim!