Izoloni shtepine tuaj me polisterol te perpunuar me aditiv betoni dhe cimento nga THERMALITE
Betonet e lehtësuar janë produkte për prodhim të betoneve me peshë të lehtë vëllimore, të markave të ndryshme, izolues ndaj zhurmave, ekonomikë dhe me rendiment të lartë. Përdoren për mbushje nën pllaka dhe për dhënien e pjerrësive në tarraca.
Përdorimi dhe avantazhet:
- Nënshtresë izoluese për pllaka dhe parket
- Mbushje të hapësirave midis dy mureve (sistemi interkapedinë)
- Izolim termik dhe akustik për soleta, tarraca
- Izolim termik për papafingo (nën çati)
- Për formimin e pjerrësisë së tarracave
- Nënshtresë izoluese mbi themelet
- Nënshtresë niveluese tek soletat me polisterol
- Nënshtresë izoluese tek soletat me tulla ose monolite
- Nënshtresë izoluese tek soletat me dru
- I përpunueshëm dhe me betoniere të zakonshëm
- Rendiment i lartë
- Ekonomik
Kokrrizat e polisterolit janë material izolues. Ky është një prodhim shumë ekonomik në larminë e izolimeve termike dhe zvogëlon në mënyrë të ndjeshme harxhimin e energjisë. Materialet termoizoluese janë treguar në 40 vitet e fundit si material i përshtatshëm për vendosjen në tavane, mure, çati, dysheme si në ndërtesat e banimit, në spitale, dhoma frigoriferike etj.
Tre arsyet për përdorimin e polisterolit janë :
- Për të reduktuar shpenzimet tuaja për ngrohje në minimum është i nevojshem një izolim i plotë termik i shtëpisë tuaj.
- Nëse përdorni izolimin THERMALITE EPS, do të shpëtojë mjedisin (përmes zvogëlimit të pranisë së substancave të dëmshme të tilla si CO2 , Nox , SO2).
- Të gjitha llojet e materialeve të polisterolit përbëhen nga ajri (në përqindje 98%). Ata nuk irritojë lëkurën e njeriut.