Secondary Adv

Dritaret me transmisione me zinxhir nga GEZE Albania

Share on Google+

Transmisionet me zinxhir janë konceptuar për dritare vertikale, drejtkëndore, me kanata diagonale, të palosshme, të lëvizshme, rrotulluese dhe të kthyeshme. 

 

Ato janë të përshtatshme për ajrimin e përditshëm të ambientit, për sistemin e nxjerrjes jashtë të tymit dhe të nxehtësisë (RWA) dhe si sistem natyror i nxjerrjes jashtë të tymit dhe të ajrit (NRWG).  Sistemet qëndrojnë paralelisht me dritaren dhe përshtaten sipas ngjyrës në harmoni me arkitekturën e dritares. Ato kanë një zinxhir të veçantë, i cili mund të mbajë fuqinë tërheqëse dhe shtypëse. Në gjendje të mbyllur, zinxhiri nuk është i dukshëm në kasën e transmisionit.

Produktet: 

- Ecchain:Mundësi të thjeshta automatizimi për funksionin e ajrimit (230 V), model hyrjeje ekonomik dhe me rendiment i posaçëm për banesat private.

- Slimchain: Sistem univeral zinxhiri me dizajn të posaçëm.

- Poëerchain: Sistem zinxhiri i fuqishëm për elementë dritaresh të mëdha dhe të rënda.

- E 920 - E 990: Sisteme zinxhiri të integruar për dizajn purist në dritaret e mëdha.

Fusha e përdorimit:

• Ajrim natyral.

• Sistem për nxjerrjen jashtë të tymit dhe nxehtësisë (RWA).

• Sistem natyror për nxjerrjen jashtë të tymit dhe nxehtësisë (NRWG).

• Vendi i aplikimit - fasadë ose çati.

• E përshtatshme për kanatat diagonale, kanatat rrotulluese, kanatat e palosshme, kanatat e lëvizshme, kanatat e kthyeshme dhe kanatat e baxhos.

• Për dritare me hapje nga brenda dhe nga jashtë.

• Montimi në kornizë, kanate ose i integruar.

Karakteristika të produktit 

• Sistemet e zinxhirëve janë të disponueshëm me gjatësi bucele 200-1200 mm dhe janë të përshtatshme në funksionin-solo për kanatë me peshë deri në 150 kg.

•ECchain: Rregullim i integruar i bucelës në 200 mm ose 400 mm, montim komod përmes kllapave universale dhe konsolave për sisteme profilesh tregu, të disponueshme me ngjyra të ndryshme.

•Slimchain/Poëerchain/E 920 - E 990: Hapje e rregullueshme pa nivele dhe shpejtësi individuale për modalitetin e ajrimit dhe RWA, modul i integruar sinkronizimi për sinkronizimin e 3 transmisioneve pa pajisje të jashtme komanduese, çelës DIP për ndryshimin e llojit të funksionit (solo/sinkronizuar, master/skllav), lidhja me njësitë RWA GEZE.

Per me teper informacion rreth GEZE Albania Kosovo klikoni ketu


Më të lexuarat