×
Secondary Adv

Veshje fasade te pershtatshme, rezistente dhe termoizoluese nga kompania IXHEM

Share on Google+

Fasadat që përdoren për mbulimin e ndërtesave parafabrikat, janë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Kryerja e punimeve në fasadë, ka kryesisht qëllime estetike dhe termoizoluese.

Fasadat më të thjeshta janë ato të çimentos, e cila konsiston vetëm në sipërfaqen e blloqeve parafabrikat, në të cilat është përdorur çimento e ngjyrosur. Në disa raste ndërtesat parafabrikat mund të lyhen nga jashtë me bojë speciale pa patur nevojë për formë tjetër.

Forma më e përhapur e fasadave që rrit izolimin termik të ndërtesave parafabrikat është ajo e granuluar që konsiston në një shtresë përzierje çimentoje dhe gureve të vegjël të copëtuar. Kjo lloj fasade nuk ka shumë variacin në ngjyra, por ka jetëgjatësi të konsdierueshme. Jetëgjatësia e veshjeve të fasadës është e lidhur ngushtë me llojin e materialeve që përdoren në këtë rast. Kompania Ixhem, për projekte të rëndësishme ka përdorur materiale importi për veshjen e fasadave.Një lloj tjetër që përdoret për veshjen e fasadave është ajo e pllakave të gatshme, të cilat janë me përmbajtje etalbondi dhe përdoret kryesisht për ndërtesat e biznesit ose zyrat.

Per me teper informacion rreth Ixhem Parafabrikat klikoni ketu


Më të lexuarat