Vagalat sjell ne Shqiperi produktin me cilesor te izolimit, Hybrid Pure Polyurea
Kompania “Vagalat Shpk’’ zotëron ekskluzivitetin për një nga produktet më cilëore të izolimit, i cili është mjaft efektiv dhe i teknologjisë më të fundit.
Hybrid Pure Polyurea (prodhim ekologjik) është një lëndë, që ka veti shumë të mira izolimi dhe mund të përdoret në sipërfaqet më të vështira të mundëshme. Vetia e tij ngjitëse dhe njëkohësisht plastifikuese realizon një izolim shumë efektiv, uniform dhe rezistent. Ky material krijon një shtresë në sipërfaqen e izoluar duke e bërë të papërshkrueshme nga uji, kushtet klimaterike dhe zhurmat e ndryshme.
Hybrid Pure Polyurea është një produkt shumë i përshtatshëm për izolimin e pishinave, depozitave të ujit, tarracave, soletave të objekteve të ndryshme dhe themeleve që janë nënpresionin e vazhdueshëm të ujit. Ky produkt është ofrohet ekskluzivisht vetëm nga “Vagalat Shpk” për çdo individ, subjekt apo biznes që kërkon metodën më efektive dhe moderne të izolimit.
Ky produkt ka patentën e korporatës amerikane Graco, e cila realizon një izolim të teknologjisë së fundit duke e bërë atë të përjetshëm. Kjo metodë izolimi në tregun shqiptar ofrohet nga “Vagalat Shpk.” Izolimi është elementi më i rëndësishëm në përbërësit e një banese rezidenciale, objekti funskional dhe çdo subjekti, që kërkon kursim energjie, izolim termik, akustik dhe hidroizolim.