×
Secondary Adv

Ngjyrat StoColor Opticryl, perfekte per cdo lloj ambienti

Share on Google+

Kompania Sto Albania Comtek shpk sjell në tregun shqiptar ngjyrat StoColor Opticryl. Ajo garanton origjinalitet dhe cilësi të lartë të produkteve, të cilët importohen të gjithë direkt nga fabrika e STO AG në Gjermani.

 

Ngjyrat StoColor Opticryl për dëshira të ndryshme në aspektin e dizajnit janë në dispozicion në katër variante të shkëlqimit: StoColor Opticryl Gloss, StoColor Opticryl Satin, StoColor Opticryl Satinmatt dhe StoColor Opticryl Matt.Nëse përdorni ngjyra me intesitet më të lartë tonimi, kini parasysh që sa më e lartë të jetë shkalla e shkëlqimit, aq më e lartë është qëndrueshmëria në pastrimin e sipërfaqes.

 

Cilësitë :

-klasa 1 e qëndrueshmërisë ndaj abrazionit në të lagësht

-klasa 2 e mbulueshmërisë

-prodhohet me katër shkallë shkëlqimi

-mund të tonohen në pakufi sipas paletës së ngjyrave StoColor

-shkallë e lartë bardhësie

-aprovim dhe mbikëqyrje e jashtme nga TÜV

Përparësitë :

-shumë të qëndrueshme dhe rezistente

-e ruajnë strukturën

-pastrohen shumë lehtë dhe janë të qëndrueshme ndaj mjeteve për dezinfektimin e sipërfaqeve

-shpërndahen shumë mirë

-mbulojnë shumë mirë

 

Posaçërisht të përshtatshme për :

-spitale, laboratorë, ordinanca mjekësore

-hotele, restorante

-kuzhina, kantina

-banja

-dhoma fëmijësh

-kthina shkallësh, korridore

Ngjyra të qëndrueshme, të përshtatshme në mënyrë të përkryer për muret me ngarkesa të mëdha: ngjyra akrilike nga familja e ngjyrave StoColor Opticryl, të cilat i takojnë klasit të parë të qëndrueshmërisë ndaj abrazionit në të lagësht, pastrohen shumë lehtë dhe janë të qëndrueshme ndaj mjeteve për dezinfektimin e sipërfaqeve. Duke ju falënderuar rezistencës së vet të lartë si dhe qëndrueshmërisë ato pa kurrfarë problemi përballojnë edhe ngarkesa të mëdha mekanike. Përveç kësaj, këto ngjyra janë ideale për aplikim në sipërfaqe strukturale si dhe në pëlhura dekorative me fije qelqi.

Per me teper informacion rreth Sto-Albania-Comtek klikoni ketu


Më të lexuarat