Ecomat Albania sjell ne Shqiperi FF Group Tools, vegla cilesore me cmime konkuruese
Ecomat Albania është një furnizues në rritje, i cili ofron për tregun shqiptar vegla pune dhe pajisje të sigurisë. Vitet e shumta të eksperiencës në tregun e veglave na kanë pajisur me njohuri të konsiderueshme. Kombinimi i kualitetit dhe çmimit, është pika kyçe për ne. Politika jonë për të mbajtur çmime të ulta të lidhura me standartet për cilësi të lartë, na ka vendosur në gradën më të lartë të preferencave.
Seria e veglave është unike për sa i përket:
1. Cilësisë, fortësisë dhe besueshmërisë
2. Dizajnit dhe paketimit modern
3. Çmimeve konkurruese
4. Gamës së produkteve me shitje të shpejtë
Produktet tona cilësore të shoqëruara me një paketim unik dhe çmime të ulta u kanë dhënë klientëve tanë një avantazh të madh në tregun konkurrues. Synimi ynë është përmirësimi i vazhdueshëm të linjës ekzistuese të produkteve dhe zhvillimi i linjave të reja që ndjekin trendet më të fundit të tregjeve dhe nevojave të klientëve.
1. Kusen hapsirën (magazinim efiçent dhe ekspozim të produkteve)
2. Prezantim i shkelqyer (tërheq vëmëndjen e klientit drejt produktit tuaj)
3. Informues dhe i favorshëm për përdoruesin (karakteristikat e produktit bien në sy të klientit)
Në lidhje me produktet tona , ne i sigurojmë klientët tanë se ata do të marrin porositë e tyre në formën, përmbajtjen dhe kohën e rënë dakort. Ju sigurojmë se veglat tona do të jenë në dispozicionin tuaj menjëherë. Logjistika jonë e dërgesës është e sigurt dhe klientët do të pajisen me veglat në momentin që u nevojiten. Duke siguruar çdo ditë vleftën më të mirë dhe cilësinë tek klientët tanë ne krijojmë lidhje të forta besimi edhe në tregjet lokalë.