
Mekanizem vetembylles i siperm me shine rreshqitese nga GEZE
Mbyllësit e dyerve me shinë rrëshqitëse për dyer me 1 dhe 2 kanata ndodhen në çdo derë si teknika moderne e mbylljes së dyerve.
Gama e varianteve të teknikës së mbylljes së dyerve GEZE, p.sh. me pozicionues elektrik, me njësi çelësash kontrolli kundër tymit ose me funksionin e lëvizjes së lirë “Freeswing”, ofron zgjidhjen e përshtatshme teknike për çdo kërkesë.Kontrolli i integruar i mbylljes (ISM) siguron mbylljen e saktë të dy kanateve në dyert me 2 kanata. Gjatë mbylljes së derës, kanata e hyrjes qëndron në pozicionin e pritjes, derisa të mbyllet kanata qëndruese dhe të zhbllokojë kanatwn e hyrjes me anë të kontrollit të mbylljes. Sistemet e mbylljes së dyerve me 2 kanata të serisë së prodhimit ISM, ofrojnë shumë mundësi specifike rregullimi.
Fusha e përdorimit
Për dyert lëvizëse me 1 dhe 2 kanata me një gjerësi kanati deri në 1400 mm
Për dyer me mbyllje djathtas dhe majtas
Për dyer mbrojtëse ndaj zjarrit (mbyllësi i derës me pllakë montimi)
Produkt
Pa barriera sipas DIN 18040 deri EN5 (gjerësi kanati 1250 mm)
Forca e mbylljes, funksioni ndalues, goditja fundore hidraulike, vonesa në mbyllje dhe shpejtësia e mbylljes janë të rregullueshme
Suporti i hapjes i integruar / e shkëputshme
Kufizues fleksibël i hapjes
Pozicionues mekanik ose elektrik
Detektor tymi i integruar
Kontroll i integruar mekanik i mbylljes
Mekanizëm vetëmbyllës i sipërm me me krah
Nga mbyllësit e vegjël të dyerve deri në një shumëllojshmëri variantesh për dyer mbrojtëse kundër zjarrit dhe tymit: Seria e mekanizmave vetëmbyllës me krah për dyer me 1 dhe 2 kanata, ofron mundësi të shumta kombinimi. Këto kanë një forcë mbylljeje të ndryshueshme dhe rregullueshme dhe janë të përshtatshme për dyer me hapje djathtas dhe majtas pa konvertim.
Sistemet e dyerve me 2 kanate të serisë IS me kontroll të integruar hidraulik të mbylljes, janë të aprovuara për montimin e dyerve mbrojtëse kundër zjarrit dhe tymit. Kontrolli i integruar i mbylljes me mbrojtje kundër dëmtimit të vullnetshëm, siguron mbylljen e saktë të dy kanateve në dyert me 2 kanate. Forca e mbylljes sipas EN 1154 me tregues optik të madhësisë dhe shpejtësia e mbylljes janë të rregullueshme nga përpara.
Fusha e përdorimit
Për dyert lëvizëse me 1 dhe 2 kanata me një gjerësi kanati deri në 1600 mm (>1600 mm Tandem)
Për dyer me mbyllje djathtas dhe majtas
Për dyer mbrojtëse ndaj zjarrit (mbyllësi i derës me pllakë montimi)
Produkt merkmale
Pa barriera sipas DIN 18040 deri EN4 (gjerësi kanati 1100 mm)
Gjarësi kanati maksimale 1600 mm > 1600 mm me variantin Tandem
Forca e mbylljes, funksioni ndalues, goditja fundore hidraulike, vonesa në mbyllje dhe shpejtësia e mbylljes janë të rregullueshme
Pozicionues mekanik ose elektrik
Detektor tymi i integruar
Kontroll i integruar mekanik i mbylljes
Mekanizëm vetëmbyllës i integruar - seria Boxer
Mekanizmi vetëmbyllës i integruar i derës për dyert me 1 dhe 2 kanate, është i montuar plotësisht në fletën dhe kornizën e derës. Shina rrëshqitëse është e dukshme vetëm kur dera është hapur. Forca e mbylljes sipas DIN EN 1154, shpejtësia e mbylljes, goditja fundore hidraulike dhe funksioni ndalues hidraulik janë të rregullueshme në gjendje të montuar nga lart. Për dyert mbrojtëse kundër zjarrit , është e nevojshme një certifikatë përshtatshmërie me derën.
Sistemi Boxer ISM për dyert me 2 kanata kanjë kontroll të integruar mekanik të mbylljes. Ajo siguron që kanati i hyrjes mbyllet gjithmonë pas kanatit qëndrues. Nëse kanati i hyrjes mbyllet kur dera është e hapur, ai do të qëndrojë në pozicionin e pritjes derisa të mbyllet kanati qëndrues dhe të zhbllokojë kanatin e hyrjes me anë të kontrollit të mbylljes. Sistemi është i përdorshëm për kanatet e hyrjes DIN të majta ose të djathta pa konvertim. Kontrolli i mbylljes së shinave ISM ka gjithashtu një sistem sigurie të lartë kundër vandalizmit, që do të thotë se edhe në rastin e shtyrjes së vetëdijshme të kanatit të hyrjes nga pozicioni i pritjes, sistemi nuk dëmtohet.
Fusha e përdorimit
Për dyert lëvizëse me 1 dhe 2 kanata me një gjerësi kanati deri në 1400 mm
Për dyert me shtyrje me 1 kanatë me gjerësi kanati deri në 1100 mm
Për kanate me peshë deri 180 kg
Këndi i hapjes deri në 120°
Për dyer me mbyllje djathtas dhe majtas
Për dyert mbrojtëse kundër zjarrit (kërkohet certifikatë përshtatshmërie)
Produkt merkmale
Pa barriera sipas DIN 18040 deri EN4 (gjerësi kanati 1100 mm)
Forca e mbylljes, funksioni ndalues, goditja fundore dhe shpejtësia e mbylljes janë të rregullueshme
Pozicionues mekanik ose elektrik
Pozicionuesi elektrik për lëvizjen e lirë
Kontroll i integruar mekanik i mbylljes
Kufizues fleksibël i hapjes
Valvul sigurie kundër dëmtimit të vullnetshëm
Komandimi i valvulës për rregullimin e shpejtësisë së goditjes fundore
Mekanizëm vetëmbyllës i poshtëm
Mekanizmat vetëmbyllës të poshtëm të derës ofrojnë komoditet në gjithë dyert me shtyrje dhe lëvizëse me 1 dhe 2 kanate. Linja e produkteve përfshin sisteme për kanate me peshë të vogël dhe të madhe, si dhe mbyllës dere për t‘u përdorur në dyert mbrojtëse kundër zjarrit dhe tymit.Mekanizmat vetëmbyllës të poshtëm të derës për dyert me 2 kanate janë të pajisur me kontroll të integruar të mbylljes sipas EN 1158 ose me një pozicionues elektrik shtesë. E përshtatshme në pamje, e gjithanshme dhe me një funksionalitet të padukshëm, mbyllësit e poshtëm të derës janë të përshtatshëm për dyert prej xhami në dyqanet elegante, dyert e sallave ose portalet. Liria në dizajn është veçanërisht e përshtatshme për dyert pa mentesha ose dyert të cilat lejojnë vetëm përdorimin e mbyllësve të poshtëm të dyerve, p.sh. dyert e harkuara ose ato prej xhami.
Fusha e përdorimit
Për dyert lëvizëse me 1 dhe 2 kanata me një gjerësi kanati deri në 1400 mm maksimumi
E përshtatshme për dyert me shtyrje
Për dyer me mbyllje djathtas dhe majtas
Për kanate me peshë deri 300 kg
Këndi i hapjes deri në 180°
Produkt merkmale
Forca e mbylljes, goditja fundore hidraulike dhe shpejtësia e mbylljes janë të rregullueshme
Funksion ndalues i fiksuar
Pozicionues mekanik ose elektrik
Kontroll i integruar mekanik i mbylljes
Valvul sigurie kundër dëmtimit të vullnetshëm
Valvuli termostabil
Per me teper informacion rreth GEZE Albania Kosovo klikoni ketu
Më të lexuarat








