
Magjia e ndricimit LED, ja si po transformohen qytetet!
Teknologjia LED ose ndricimi i emetuar nga një dritë- diodë, ka revolucionarizuar historinë e ndriçimit. Ndricuesit LED, si gjysmëpërçues të ngurtë janë më të ngjashëm me një procesor smartphone-i se sa me një llambë. Në qytete të tilla si Los Angeles, New York, Chicago, Shanghai, dhe Kopenhagen dhe në qytete të tjera në mbarë botën janë vendosur ndricuesa LED, në një përpjekje për të zgjidhur shumicën, nëse jo të gjitha, një pjesë të problemeve të krijuara nga llampat tradicionale joefikase.
Ndricuesit LED kushtojë tre deri në katër herë më shumë se llambat tradicionale të rrugëve, por ato kanë një jetëgjatësi tre deri në katër herë më shumë dhe prodhojnë dy apo tre herë më shumë dritë për wat, si dhe kursejnë diku tek 30% deri në 70% energjinë elektrike në vit. Për shkak se ato kanë një qark dixhital, ju do të merrni më shumë përfitime lidhur me efficiencën e ligjit të Moore (Ligji i Moore është vëzhgimi empirik që tregon se dendësia e tranzitorit në një mikroprocesor dyfishohet çdo 18-24 muaj. Pavarësisht nga çështjet e konsumit të energjisë, si dhe parashikimet e përsëritura në fund të saj, ligji i Moore është ende në fuqi).
Duke i përcaktuar ndricuesat LED si komponente elektronike, ato janë gjithashtu të programueshme dhe lidhen në mënyrë efikase me qarqet e radiove dhe sensorët e ndryshëm për të krijuar rrjete pa tel ndricimi në qytete si dhe për të monitoruar krimin, ndërprerjet e energjisë, ujit, në raste fatkeqësisë.
Mundësia e të bërit biznes më ndricuesat LED është shumë e madhe. Sipas IHS Technology vetëm vitin e kaluar janë instaluar në rrugët e mbarë botës mbi 140 milion ndricues, ndër të cilët 19 milion ishin vetëm LED. Nga 2020 pritet që të instalohen mbi 100 -155 milion ndricues LED në rrugë të ndryshme. Shitjet vjetore të ndricuesve LED priten të jenë nga 4.3 - 10.2 miliard dollarë në të njëjtën periudhë kohore.
Qytete të mëdha si Boston, Seattle dhe New York City janë transformuar dhe kanë adaptuar teknologjinë e re të ndricimit LED. New York City ka një projekt me kosto 76.000.000 dollarë për të zëvendësuar 250.000 drita deri në 2017-ën, ndërsa zyrtarët presin që kostoja e shpenzimeve të energjisë elektrike të ulet me 14.000.000 dollarë në vit.
Prodhuesit më të mëdhenj të ndricimit në rrugë si Osram, Royal Philips, Acuity Brands dhe Panasonic janë në garë për të zbatuar modelet më të reja të biznesit duke zëvëndësuar shitjen e llambave tradicionale me ato LED. Prodhuesit e deritanishëm të llambave tradicionale kanë arritur të rrisin fitimet e tyre vetëm me anë të zëvëndësimit të llambave në cdo katër vjet, por ndricuesit LED vijnë me një garanci dhjetë vjeçare, edhe pse mund të zgjasin më shumë, 15 deri në 20 vjet. Ndërsa disa prodhues janë duke u fokusuar në shitjen e software-ve për të kontrolluar dhe monitoruar rrjetet LED nga një qendër komande qendrore ose smartphones.
Në 2011, kompania Philips lancoi CityTouch, një softuer që monitoron konsumin e energjisë tek çdo dritë apo spot. Sot kompania mbledh një shumë të konsiderueshme me taksa vjetore për shërbimin e saj, nga 260 pronarët e këtij projekt-ndriçimi në 31 vende të ndryshme.
“Industria e lehtë po ndryshon, kështu që ne jemi duke kërkuar se kush do të jetë hapi ynë i ardhshëm”, thotë Martin Oerder, kreu i Global Outdoor Systems në Philips Lighting në Holandë. “Ne jemi të kujdesshëm për të specializuar këto forma të reja ndricimi që njerëzit të përshtaten. Por dikush duhet të paguajë për të”.
Ndricimi LED Autostrada Tirane-Durres u mundesua nga
Fitimet sociale dhe ekonomike nga ndriçuesit rrugorë kanë qenë të pallogaritshme, por e ardhmja jonë është akoma edhe më e mirë. Rrugët elektrike për herë të parë filluan të shfaqen në kryeqytetet evropiane në mesin e viteve 1800, Parizienët dhe Londinezët u mrekulluan nga ndricimi i rrugëve. Amerika arriti të adaptojë këtë risi në prill 1879, kur llamba e parë elektrike u vendos në Cleveland.
Sot në SHBA ka rreth 60 milion prej këtyre llambave që ndricojnë gjatë gjithë natën. Sipas Shoqatës së ndërkombëtare Dark-Sky, rreth dyzet për qind e faturës elektrike mesatare të qytetit shkon për ndriçimin e rrugëve. Ndriçimi i tepërt në natyrë, përfshirë edhe anekset e jashtme të zyrave dhe ndërtesave industriale, kanë një kosto energjie prej 3.5 miliardë dollarësh në vit. Ndërkaq numri i vendeve në Tokë, që nuk kanë ndricimi nga energjia elektrike është duke u pakësuar me shpejtësi dh kjo con në nevojën për burime të tjera energjie ose për kursim të saj.
Çelësi i kësaj teknologjie është që këto ndricuesa të përdoren jo vetëm për të kursyer faturat e shtrenjta të energjisë por për të rritur efikasitetin dhe lidhjet e ndricuesave LED me sensorët e levizjeve duke eliminuar dritat e panevojshme. Në disa qytete, si Feniks dhe Flagstaff në Arizona, ndricimi i tepërt në natyrë është reduktuar.
Los Angeles filloi duke aplikuar ndricuesit LED dhjetë vjet më parë, si një mënyrë për të ulur faturën e saj elektrike. Në atë kohë teknologjia LED ishte mjaft e mirë për sinjalet e trafikut, por modelet e hershme të llambave të rrugës digjeshin shpejt ose emetonin një dritë blu në të bardhë ose tepër të ndritshme. Por me kalimin e viteve ky problem u reduktua dhe faza e parë e aplikimit të kësaj teknologjie ka qenë një sukses i madh. Përdorimi i energjisë në rrugë ra nga 190 milion kilovat-orë në 110 milionë kilovat-orë. Me efikasitetin e përmirësuar kursimet e parashikuara arritën në 63% në vit. Qyteti arriti që të kursente 8.800.000 dollarë në faturën e saj elektrike vetëm në një vit dhe rreth 3 milionë dollarë nga shpenzimet e mirëmbajtjes. Ndërsa një sistem software mat përdorimin e energjisë tek çdo dritë dhe kontrollon nëse ajo është duke punuar sikurse duhet. (Rrugët tradicionale kërkojnë inspektim tmanual.)
Ndricimi LED Autostrada Tirane-Durres u mundesua nga
Ndricimi LED në Shqipëri
Për herë të parë në rrugët e vendit vendoset një teknologji e re për ndriçimin e integruar me ndricuesit LED. Është hera e parë që ne vendin ton u eksperimentua një teknologji e re të ndriçimi rrugor. Është fjala për fotovoltaikët. Kanë independencë disaditore, edhe në kohë me shi. Siguron një autonomi dhe s’ka nevojë për ndriçim dhe për pagesat që duhet të bëjë komunat, që shpeshherë janë të rënda për buxhetin e komunës. Kjo s’ka asnjë pagesë gjatë gjithë periudhës dhe siguron pavarësi të plotë të ndriçimit. Duke parë përparësitë që ofron LED në lidhje me ndricuesit e tjerë si dhe mundësite e inkorporimit të kesaj teknologjie në ndricimet e mëparshme komerciale, përfitimet janë tepër të mëdha.
Teknologjia LED do të përmirësojë ndriçimin dhe do të kursejë energjinë
Gjatë vitit që sapo lamë pas sistemi i ndriçimit publik në Tiranë u amortizua shumë për shkak të mungesës së investimeve. Situata u rëndua më shumë nga dëmtimet që i vijnë sistemit nga aksidentet rrugore, vjedhjes së kabllove, si edhe dëmtimit të llambave dhe shtyllave.
Festim Shtylla, drejtor i Ndriçimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit e pranon se situata e sistemit të ndriçimit publik është problematike. “Është e vërtetë që në rrjetin e ndriçimit publik në Tiranë ka shumë probleme, madje edhe në qendër të qytetit. Kjo vjen si pasojë e dëmtimit nga individë të papërgjegjshëm dhe vjedhjeve. Ne si drejtori për çdo rast kemi bërë denoncime në polici. Aktualisht ne kemi evidentuar më shumë se 20 shtylla ndriçimi të këputura në mes, ku për të gjitha kemi procesverbal. Përveç këtij dëmtimi ne kemi konstatuar edhe vjedhje të kabllove elektrikë. Aktualisht ne kemi në procesverbal 20 kilometër kabull të vjedhur. Një pjesë e këtyre materialeve të vjedhura janë zëvendësuar, por jo të gjitha, sepse është shumë e vështirë”, shprehet ai.
Me shumë pozitivitet, Fatmir Shtylla shikon edhe vendosjen e ndriçuesve LED në kryeqytet, pasi ky investim do të kursejë energjinë elektrike dhe do të rinovojë sistemin e amortizuar, që sipas tij është shumë i vjetër dhe ka nevojë për ndërhyrje. Ndërsa për linjat elektrike, telefonike dhe të internetit, ai tregon se janë një problem shqetësues në Tiranë dhe shkaktojnë shpeshherë rrëmujë dhe defekte. Shumica e këtyre linjave janë pa leje dhe krijojnë një anomali të madhe. “Edhe ne si drejtori e kemi ngritur në Bashki këtë çështje. Çështja është delikate dhe na duhet që të na vijë një urdhër nga Bashkia që të ndërhymë”, përfundon ai.
Ndriçimi LED dhe avantazhet
Dritat LED janë përzgjedhur kryesisht për kursimin e energjisë elektrike. Implementimi i ndriçimit LED është një ndërhyrje shumë pozitive. Përveçse do të kursejë energji elektrike edhe do të rinovojë sistemin ekzistues. Kjo teknologji kursen energjinë elektrike deri në 65 për qind, nëpërmjet përdorimit të ndriçuesve të një teknologjie të lartë. Arrin të reduktojë gazin CO2, që emetohet në përputhje me direktivat evropiane. Ka kosto të lira në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.
Më të lexuarat








