Kubi Berlin është pjesa qendrore skulpturore e një prej shesheve më të spikatura në Berlin.
E ndërtuar posaçërisht për të mbështetur tendencat e sotme ajo është një nga ndërtesat më smart në Evropë.
Anët e ndërtesës në formë kubi janë 42.5 metra dhe ngjajnë me një skulpturë abstrakte moderne nga jashtë. Pamja e ndërtesës ndryshon vazhdimisht në varësi të mënyrës se si bie drita.
Arkitektët 3XN kanë krijuar transformime të qëllimshme gjeometrike që krijojnë një model prizmatik të relieveve të sipërfaqes trekëndore. Në fasadë janë kryer prerje dinamike për të krijuar tarraca për qiramarrësit e ndërtesës në katet e sipërme.
Fasada e plotë me xham është jashtëzakonisht efiçiente ndaj energjisë për shkak të lëkurës së saj osmotike. Kjo, përveç një sërë zgjidhjesh teknike që përfshijnë kapjen e energjisë nga nxehtësia, lejojnë kube berlin të funksionojë si një ndërtesë me xham plotësisht me efikasitet të lartë energjie që po ndjek certifikimin DGNB Gold.
Për të gjithë ndërtesën u përdorën ClimaGuard® Premium2 + SunGuard® SN 62/34 + SunGuard® HD Diamond 66 nga Guardian Glass.
Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Guardian Glass