
10 projektet me te mira te ndertimit ne Shqiperi sipas ACP
Me bukuritë që ka vendi ynë, male të larta, ujëra të kristalta dhe një bregdet që të gjithë e kanë zili, nuk kanë pse të mungojnë fshatrat dhe komplekset turistike.
Dhe arkitektura moderne Shqiptare duket se ka bërë progres, duke synuar një stil minimalist dhe me materiale tipike mesdhetare si guri, por pa lënë pas edhe drurin. ACP ka bërë një rënditje të 10 projekteve më të bukura të 2015-ës bazuar në një sërë karakteristikash që vecon secilën prej tyre. Ndërtesat janë në stile të ndryshme: objekte banimi, qëndra tregtare, komplekse, fshatra turistike, etj. Kjo është një listë që tregon shumëllojshmëri e bukurisë arkitektonike edhe në Shqipëri.
1.Palasa Village - Fshati turistik i Palasës, Merkaj shpk
Risia më e fundit e kompanisë Merkaj shpk, është “Fshati turistik i Palases”, një vend i shkëlqyer që nuk ndalet së ofruari një hapësirë të pashkelur në bregdetin jugor të detit Jon, kryesisht në Palasë. Palasa është një vend që të ofron një pamje të mrekullueshme që nga Llogaraja që ngjitet më shumë se 1000 metra, pikërisht mbi kompleksin turistik modern dhe bashkëkohor. Duke qënë më afër natyrës dhe traditave të hershme. Ky kompleks është i shtrirë mbi një sipërfaqe 100.000 m2 në një nga pikat më piktoreske të fshatit mbresëlënës të Dhërmiut, ku thuajse prek valët e Jonit, vetëm 48 kilometra larg nga një prej ishujve më magjike në botë të Korfuzit.Ky kompleks do të përfshijë vila me dy dhe tre kate, e pajisur dhe mobiluar në mënyrën më mikpritëse, që do të shoqërojnë me mijëra turistë jo vetëm gjatë muajve të nxehtë, por edhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit.Për më shumë informacion klikoni ketu.
2. Magnet – Perseus, Kontakt shpk
Masterplani "Magnet" propozon një tipologji të re lagjeje për qytetin e Tiranës, e cila ofron cilësitë e jetës urbane që nuk mund të gjenden në asnjë pjesë tjetër të qytetit, dhe si e tillë mund të shërbejë si model dhe pikë referimi për zhvillimin urban. Masterplani propozon një shumëllojshmëri në lartësi, orientim dhe tipe apartamentesh. Me diferencat në kate dhe dimensionet, ai reflekton kompleksitetin urban të Tiranës dhe të rrethinave. Rezidencat e banimit janë të organizuara rreth oborreve të brendshme që hapen në drejtim të njëri-tjetrit. Sheshi qendror dhe oborret e gjelbëruara janë të ndërlidhur me rrugët e këmbësorëve dhe çiklistëve. Kjo krijon hapësira publike bashkëvepruese, si dhe hapësira gjysmë-private dhe private. Rezidencat ndryshojnë kryesisht në lartësi prej 4 deri në 9 kate.Për më shumë informacion klikoni ketu.
3. Shkëmbinjtë e bardhë, Eurocol shpk
Shkëmbinjte e Bardhë Drimadhë është një projekt që do të përfaqesojë një “ishull” të paqtë e komod i cili i është i ndërthurur me natyrën unike bregdetare joniane dhe me gjelbërimin me të cilin do të “vishet” ky kompleks turistik, do të plotesoje të gjitha kriteret pëër t’u klasifikuar si një resort me standart të lartë.Për më shumë informacion klikoni ketu.
4. Rezidenca Garden Side, Eurocol
Rezidenca Garden Side është një projekt që në përfundim do të përfaqesojë më së miri nevojën për të banuar në një godinë të përbashket por me gjithçka që ofron një vilë individuale në mes të gjelbërimit të parkut kombëtar, i cili mund të themi se nis sapo zbret shkallët e pallatit.Për më shumë informacion klikoni ketu.
5. Rezidenca Park Life, Eurocol
Rezidenca Park Life është projekti më ambicioz ku do të kënaqen njëkohësisht ndërtimet bashkëkohore në dizajn e cilësi, vendndodhja në zonën më ekologjike të Tiranës e rrethuar nga parku kombetar dhe liqeni artificial dhe distancën simbolike nga qëndra e kryeqytetit. Një mjedis ku do të ndjehen mirë të tre gjeneratat.Për më shumë informacion klikoni ketu.
6. Kompleksi STAR, Star Construction
Kompleksi STAR do të zhvillohet midis rrugëeve “Ndre Mjeda” dhe “Babe Rexha”, Tiranë. Strukturat do të jenë 2, 9 dhe 11 kate mbi tokë nga të cilat 1 deri 2 katet e para do të jenë shërbime të kombinuara, të cilat do të kenë akses mjaft të mirë nga rrugët që i rrethojnë, me pasazhe këmbësorësh që përshkojnë katet përdhe të objekteve deri tek oborri i brendshëm ku gjelbërimi do të jetë mjaft i pranishëm. Strukturat do të zhvillohen me 2 kate nëntokë të përbashkëta, të cilat janë parashikuar kryesisht për parkim të autoveturave si dhe për ambjentet teknike që i nevojiten si kateve me funksion banimi ashtu edhe kateve të shërbimeve.Për më shumë informacion klikoni ketu.
7. LUXOR 2-Godine banimi dhe sherbimi, Lim-Em
Projekti, është pozicionuar në një nga zonat më të populluara të Tiranës, me një sipërfaqe prej 10,480 m2, 6 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë, vetëm 2 km larg Sheshit “Skënderbej”. Krahas pjesës rezidenciale komode për banim, qendra do të ketë një strukturë të vecantë arkitektonike, në të cilën përfshihen ambiente të ndryshme tregtare, shërbimi, argëtimi, hapësira parkimi i jashtëm dhe i brendshëm, hapësira të gjelbëruara për shplodhje, vëndi ideal për familjen dhe miqtë tuaj. Hyrja për në banesë bëhet me shkallë nga pjesa e brendshme të godinës. Godina organizohet me dy shkallë krejtesisht të veçanta te cilat janë me ashensore dhe ambjente tekinike të vecanta nga zona tregtare. Qendra tregtare, do te jetë e pozicionuar respektivisht në katin -1, katin zero dhe gjysmën e katit 1. Këto ambiente të sistemuara dhe të mirë organizuara, do të garantojnë suksesin e biznesit tuaj.Për më shumë informacion klikoni ketu.
8. Projekti i stadiumit Loro Borici
Nga tetori i këtij viti sipas parashikimeve dhe deklaratave të zyrtarëve të lartë të FSHF-së, Shqipëria do të ketë edhe një tjetër impiant futbolli të standardeve më të larta. Bëhet fjalë për stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”, i cili pritet të rikonstruktohet totalisht dhe të përfundojë në listën e impianteve me “4 yje”. Do të bëhet një ndërtim i ri i tribunës qëndrore ku mendohet të ketë dhe dy kate më poshtë. Po ashtu shkallët ekzistuese do ti nënshtrohen një rikonstruksioni plus që do të ndërtohen shkalllët e reja.
Natyrisht një vemendje do ti kushtohet fasadës së stadiumit që do të jetë plotësisht e rikonstruktuar si dhe të projektuara janë instalimet elektrike që do të bëhen të gjitha nga fillimi së bashku me instalimet hidro-sanitare dhe ngrohje/ftohje. Tapeti i i blertë do të bëhet i gjithi i ri dhe anash do të jetë pista e atletikës që do të jetë me tartan. Po ashtu karriget do të vendosen të reja si dhe portat hyrëse do të paijsen me biletari. Gjithashtu të parashikuar janë dhe 4 ashensorë. Këto do të jenë punimet që do të realizohen në stadiumin “Loro Boriçi”. Sipas projektit impianti i ri do të ketë një kapacitet prej 17 mijë vendesh, pra më të madh se “Elbasan Arena” dhe për këtë arsye investimi fillestar parashikohet të shkojë nga 10 deri në 12 milion euro.Për më shumë informacion klikoni ketu.
9. Strukture banimi dhe sherbime 2, 8 dhe 9 kat, Pajtoni shpk
Strukturë banimi dhe shërbime 2, 8 dhe 9 kat, parkim nëntokë, në rrugën “Prokop Mima”, Tiranë, Albania. Leja e ndërtimit është miratuar nga Bashkia Tiranë me vendim Nr.8936/7, datë 07/10/2013.Për më shumë informacion klikoni ketu.
10. Strukturë banimi dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëntokë, ANA shpk
Leje zhvillimore ndërtimi, Nr. Prot 8771/10, datë 06/10/2014. Miratuar me vendim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr.8771/7, datë 30/07/2014. Plani i vendosjes së zonës që zhvillohet, për strukturë banimi dhe shërbime 4 dhe 6 kat, me dy kat parkim nëntokë, në rrugën Asim Zeneli. Me zhvillues dhe subjekt ndërtues Shoqërinë Ana shpk.Për më shumë informacion klikoni ketu.
Më të lexuarat








