Zgjedhje te dyfishta ne Maqedonine e Veriut, sot votimet per parlamentin dhe presidentin
Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për t’i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.
Rreth 1.8 milion shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote në këto dy palë zgjedhje: raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në zgjedhjet...