Rriten kerkesat per azil ne shkurt, Shqiperia dhe Kosova kryesojne ne rajon
Sipas të dhënave të Eurostat, në muajin shkurt të vitit 2024 u regjistruan 744 aplikime gjithsej për azil në një nga vendet e BE-së nga shtetasit shqiptarë.
Nga këto kërkesa, 570 prej tyre ishin aplikime për herë të parë.
Krahasuar me janarin e këtij viti, kur regjistroheshin 648 aplikime, shohim se kërkesat janë rritur me rreth 15% ose me 96 më shumë.
Edhe pse shifrat e shkurtit tregojnë rritje, sipas analizës së trendit të aplikimeve për azil nga...