Secondary Adv

Shetitorja e re ne bregun e liqenit te Pogradecit | Fondi Shqiptar i Zhvillimit | 2015

I gjithë bregu liqenit të Pogradecit po rehabilitohet ku përfshihet edhe ndërtimi i shëtitores dhe ambienteve të rekreacionit përgjatë këtij bregu falë fondeve të lëvruara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 


Para pak ditësh në faqen e tij në facebook, zëvëndëskryemisintri Niko Peleshi ka shkruajtur se “Së shpejti fillon zbatimi i projektit të rikualifikimit të bregut të Liqenit të Pogradecit. Do të punojmë që ta përfundojmë në një kohë me rrugën, para sezonit turistik. Jo vetëm një projekt infrastrukturor dhe mjedisor por edhe ekonomik. Nje model i ri, i qëndrueshëm turizmi do të pasojë transformimin urban”.

 


Prefektit i Korçës Ardit Konomi shpjegon se me një fond prej 2 milion dollarësh krahas shëtitores është menduar që ky breg liqenor të kthehet ne një sipërfaqes te gjelbër. Rehabilitimi i vijës liqenore Lin – Pogradec është pjesë e programit të ndërmarrë nga qeveria për transformimin e qyteteve dhe zonave me potencial turistik. Projekti është menduar te ketë një korsi për biçikleta, por dhe disa pika te informacionit turistik për vendas e te huaj.

 


Projekti do të fillojë me rehabilitimin, me rikualifikimin urban, me këto ndërhyrje që nuk janë thjesht e vetëm estetike, por rreth tyre duke përfituar nga impulsi që do të sjellë përmirësimi, peizazhi, rruga e re, rruga e përmirësuar edhe me elementë të tjerë dekorativë, shëtitorja që do të jetë përgjatë rrugës nga Lini deri në Pogradec, kjo do të krijojë të gjitha premisat për t’i dhënë pastaj impuls biznesit lokal, biznesit të vogël dhe biznesit të shërbimeve.

 


Ky projekt, ashtu si dhe projektet e tjera të rehabilitimit dhe rikualifikimit të zonave urbane dhe zonave me potencial turistik, që janë ndërmarrë gjatë vitit 2014 me fonde të FZHR, do të ketë një impakt të ndjeshëm ekonomik, duke stimuluar zhvillimi e një modeli turizmi të qëndrueshëm. E gjithë kjo faze rehabilituese mendohet te mbyllet ne pranverën e vitit tjetër,duke rikthyer përfundimisht zonën ne mjedis te mbrojtur natyror.

Informacione
Emri: Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Adresa:  Rruga Sami Frasheri, Nr. 10
Cel:+355 66 40 75 580
Tel:+355 4 234 885
Email: adf@albaniandf.org
Web: www.albaniandf.org

Me shume projekte ne Shqiperi