Secondary Adv

Kompleksi Garden Residence | Aleksi Construction | 2015

Kompleksi “Garden Residence” ndodhet në kilometrin e 9-të të autostradës Tiranë – Elbasan. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 10.000 m2 dhe përbëhet nga16 vila dy-katëshe, një familjare me sipërfaqe ndërtimi 190 m2. Në secilën prej tyre është parashikuar ndërtimi i një pishine të modulit (7mx3mx1.5m) si dhe një sipërfaqe e gjelbëruar prej 400-500 m2 për vilë.

 

 

Ndërtimi i objekteve është me sistemin konstruktiv tra-kolonë. Muret perimetrale janë të termo-izoluara (kapote) dhe të suvatuara me grafiato. Shkallët, pragjet dhe davancalet janë në mermer. Dyert e brendshme do jenë druri të plotë, ndërsa dritaret dopio xham 26mm dhe në alumin termik. Dritaret do jenë të pajisuara me grila persiane alumini. Pllakat e WC do jenë gres-porcelan Italian ndërsa shtrimi i dyshemeve të gjithë ambjenteve të brendshme do jetë me parket druri.


Vendodhja
Janë parashikuar instalimet e plota elektrike e hidraulike si dhe shtrimi i tubave të sistemit të ngrohje-ftohjes deri në kolektor. Pishina do jetë e veshur me pllaka qeramike dhe e pajisur me sistem filtrimi. Rreth pishinës do të shtrohet një bordurë në dru. Pjesa e parkimit të dy vendeve për automjete do jetë e shtruar në gur natyral. Secila vilë do ketë 2-3 rrënjë ulliri si dhe disa pemë të tjera sipas rastit. Ambjenti i jashtëm do jetë i pajisur më sistem vaditje automatike. Gjithashtu ambjenti i jashtëm do jetë krejtësisht i ndriçuar. Muret rrethuese janë në gur natyral dhe dru të plotë.

 


Kompleksi është i rrethuar, ka dy hyrje dalje dhe do të parashikojë shërbim roje 24 orë. Një pus i përbashkët do të furnizojë pishinat dhe vaditjen e oborreve. Në qendrën e kompleksit është parashikuar një vepër arti dhe një pus dekorativ. Të gjitha vilat dhe territoret truall që ato disponojnë janë me çertifikatë pronësie. Cmimi i një vile të kompletuar është 225.000 Euro.


Firma ofron mundësi kreditimi deri në 75% të shumës pa ndërmjetësim të bankës. Pjesa e mëposhtme që do të citojmë me komponente rifiniture kryesisht është pjesë e marrëveshjes për zbritje të punimeve në qoftë se klienti shpreh dëshirën të realizojë:


1. Shtrim dyshemeje
2. Shtrime e veshje WC
3. Pajisje hidrosanitare
4.Dyer të brendshme
5. Fruta elektrike
6. Shkallë në mermer
7. Dyer e dritare të jashtme (kusht respektimi i ngjyrës)
8. Veshje pishine dhe impiant
9. Shtrim në dru përreth pishinës
10. Lyerje të brendshme


Informacion
Emri: Aleksi Construction
Adresa: Durrës, Albania
Cel: +355 69 84 93 699
Email: info@aleksiconstruction.com
Email: xhorxh.aleksi@aleksiconstruction.com
www.aleksiconstruction.com

Me shume projekte ne Shqiperi