Secondary Adv

Kompleksi turistik Kep Merli, Sarande | Boiken | 2015

 

Kep Merli, është një plazh privat, në jug të Shqipërisë.  Një vend pushimesh si në përralla, i cilësuar ndryshe edhe si “Maldivet Europiane”.

 

Plazhi në jug të Sarandës nuk është shumë i eksploruar nga turistët, për shkak se aty është duke u ndërtuar një kompleks privat vilash. Rëra e bardhë, deti kristal dhe pjerrtësia e shkëmbinjve me shkallët që të çojnë në det pas zbritjes nga vila e bëjnë shumë të veçantë Kepin Merli.

 

 

Këtij vend magjik i është dhënë emri i "Kep Merli" ose Kepi i  Zogut të Zi, pasi shekuj më parë në këtë zonë mes shkurresh kanë banuar koloni zogjsh. Këto shkurre të dendura mërsine që dominonin tokën, gjithashtu referoheshin si bimët mitike të Afërditës, të cilat konsideroheshin si një simbol i mirëqenies dhe i bukurisë. Banorët lokalë e kanë quajtur vendin ‘Kepi i  Zogut të Zi’.

 

 

Qasja ekologjike në arkitekturën e përdorur për projektin turistik, ka bërë të mundur ndërtimin e një sistemi natyror me vlera që do të zbatohet me kujdes njerëzor, duke i inkurajuar Mëllenjave për t'u kthyer edhe një herë. Respektimi i natyrës mbetet udhëzimi i fundit për konceptin e arkitekturës.


Projekti përfshin një sipërfaqe të madhe dhe ndahet përkatësisht në dy zona:

 

Gadishulli Verior
Kjo zonë është e karakterizuar nga hotele dhe vila në anën jugore. Hoteli do të jetë me pesë yje dhe do të ketë 207 dhoma, 3 suita luksoze, 3 restorante, 2 bare, salla konferencash, SPA & Wellness Center. Ndërsa po në këtë pjesë do të ndërtohet një port detar për jahte me (10 parkingje), 16 vila të tipit Marine dhe 4 vila të tipit luksoze, secila me pishinë.

 


Gadishulli Jugor
Në këtë zonë do të dominojnë ambientët për familjarë kryesisht një hotel për familje dhe vila të cilat do të kenë një shtririje në anën lindore. Hoteli do të ketë 250 dhoma, suita, bare, restorante, një amfiteatër, salla konferencash, SPA & Wellness Center, 2 porte për jahte (me shumë se 90 parkingje) si edhe 33 Vila të tipit Mesdhetare, secila me pishinë.



Informacione
Boiken Developments
Adresa: Rruga Ibrahim Rugova, Tirane, Albania
Cel: +355 69 70 75 779
Tel: +355 4 22 66 617
Email: info@kepmerli.com
Web: kepmerli.com
Web: www.boiken.com

Me shume projekte ne Shqiperi