Secondary Adv

PARK GATE ne Rrugen e Elbasanit | Xheko Construction | 2016

Një projekt unik dhe modern po vjen në Tiranë. Park Gate është një objekt me stil  shumë të veçantë arkitekturor dhe strukturor, pranë hyrjes së Parkut të Tiranës në Rrugën e Elbasanit.

Pozicioni mjaft strategjik, përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” dhe “Fakultetit Ekonomik”, në Rrugën e Elbasanit dhe fare pranë Parkut të Liqenit Artificial, e bëjnë këtë objekt dhe më të lakmuar nga klientët, si për banim ashtu dhe për biznes.

Objekti jep idenë e një strukture moderne me ndërthurje strukturash; nga ana lindore dhe jugore ngrihet në lartësinë e 13 kateve dhe nga ana perëndimore dhe veriore ngrihet në lartësinë e 7 kateve.Godina do të ketë tarraca të gjelbëruara duke iu përshtatur trendit më të fundit  të ndërtesave me tarraca ekologjike, si edhe do të ketë një fasadë tepër të personalizuar, e cila do të jetë 2-ngjyrëshe. “Park Gate” përfshin 2 kate shërbime, 5 dhe 11 kate banim, si edhe 2 kate  parkim nëntokësor.

Adresa: Rruga e Elbasanit, Përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” si edhe Përballë Hyrjes Lindore të Parkut të Liqenit Artificial
Sipërfaqja e Përgjithshme e Ndërtimit: 18, 322.7m2

PARK GATE  - KONTAKT PËR SHITJE

Cel:+355 69 20 20 073 

Cel:+355 69 80 14 999

Me shume projekte ne Shqiperi