Secondary Adv

Parku Qendror i Tiranes | Bashkia Tirane | 2018

Me një sipërfaqe 6 herë më të madhe se Parku Rinia, Parku Qendror i Bulevardit të Ri do të jetë mushkëria e re e kryeqytetit. Pas sheshit “Skënderbej” dhe parqeve te Liqeni i Tiranës, në Farkë dhe Kashar, Parku Qendror do të jetë një nga pjesët më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më moderne në vendet më të zhvilluara të Evropës.

Projekti parashikon krijimin e hapësirave të gjelbra në të dy anët e Lumit të Tiranës, i cili do të sistemohet përmes argjinaturave mbrojtëse, që do të shmangë edhe përmbytjet. Përgjatë lumit do të ndërtohet pedonale për qytetarët, si dhe korsi të veçanta për të gjithë ata që duan të përdorin biçikleta. Gjithashtu, do të ketë hapësira të posaçme ku qytetarë të mund të kalojnë kohën e tyre me aktivitete të ndryshme social-kulturore.

 

 

Bashkia e Tiranës
Adresa: Sheshi "Skënderbej", Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri
E-mail: info@tirana.al
Web: https://www.tirana.al/

Me shume projekte ne Shqiperi