Frenohet rritja e kostos ne ndertim, 3.4 per qind ne janar-mars
Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti duke shënuar rritje vjetore me 3,4%, teksa një vit më parë ky ndryshim ishte 5,3%.
Sipas INSTAT krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 7,5%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4,4%, “Shpenzime transporti” me 3,7%, “Kosto të tjera” me 2,7%...