
AIRBLOCK ALBANIA

Adresa: Autostrada Tiranë - Durres, km 2,0 Tirane AL, Tirane
kompanise
Përshkrimi
AIRBLOCK synon të kthejë ajrin e komprimuar si një forcë lëvizëse në çdo njësi prodhimi në vendin tonë. AIRBLOCK përdor ekskluzivisht know-how-në e saj në projektimin dhe prodhimin e pistonave të vet, si dhe në zhvillimin e "paketave" te reja te produkteve dhe zgjidhjeve të kompletuara për aplikimin e ajrit të kompresuar.
Për më shumë se 40 vjet, ne kemi krijuar partneritete me prodhuesit europianë të njohur të makinerive pneumatike (me ajër te komprimuar) dhe komponentëve, të cilat na mundësojnë të ofrojmë zgjidhje për një gamë të gjerë produktesh, në varësi të aplikacionit.
Cilësia është prioritet i lartë i AIRBLOCK. Për këtë arsye, që nga viti 2017, ai është certifikuar nga EN ISO 9001 : 2015,nga operatori i besuar dhe i akredituar TUV AUSTRIA HELLAS. Të gjitha produktet që importojmë ose prodhojmë janë testuar sipas standardeve dhe rregullave europiane dhe mbajnë markën CE. Kjo siguron që ne minimizojmë mundësinë e pjesëve ose makinerive të dëmtuara dhe të garantojmë funksionimin e tyre të duhur dhe afatgjatë.
VIZIONI
Vizioni ynë është të konsolidojmë ajrin e komprimuar si një forcë lëvizëse në çdo njësi prodhimi në vendin tonë, duke përdorur teknologjitë më të fundit, që modernizojnë çdo proces prodhimi, duke synuar përfitimin e klientëve tanë dhe mbrojtjen e mjedisit.
VLERAT
Profesionalizmi, përkushtimi, puna në grup dhe përqendrimi te klienti janë disa nga vlerat themelore që fuksionon Airblock. Këto vlera, jo vetëm për menaxhmentin, por edhe për të gjithë punonjësit, janë një udhëzues për çdo veprim të mundshëm ose vendim.
Çfarë ofron
1. PRODHIM & PERPUNIM AJRI
Bashkëpunimi ynë me prodhuesit e kompresorëve të ajrit më të mirë në Europë, si RENNER (për kompresoret me vidhosje) dhe BAMAX (për kompresoret me piston),bashkë me një shumëllojshmëri produktesh që mbajnë emrin e AIRBLOCK. Në dyqanin tonë, do të gjeni kompresor ajri të të gjitha llojeve, si kompresorët e ajrit me piston, scroll, me vidhosje dhe të pazhurshëm, në përputhje me nevojat tuaja. Paralelisht, disponojmë një department plotësisht të organizuar të suportit teknik dhe të riparimit të defekteve. Në lidhje me përpunimin e ajrit, ekzistojnë të gjitha materialet e nevojshme për përgatitjen e tij, para se të mberrijë tek makineritë dhe tek pajisjet tuaja: tharës ajri, filtra mbrojtës nga grimcat, ndarësit e vajit, kurthet e ujit, rregullatorët e presionit dhe ndarës vaji, janë gjithmonë dhe direkt të disponueshëm dhe me nënshkrimin e prodhuesve më të mirë Italiane sic janë: METAL WORK, OMI & SECO.
2. LIDHJE & SHPERNDARJE AJRI
Variateti më i madh në materiale të lidhjes së ajrit , si bashkuesit & valvula të lëshimit të shpejtë, tuba të vegjel plastik , rrjet ajri prej alumini, tuba spirale dhe cfarëdo lloje bashkues( lidhës) me vidhosje, gjendet tek AIRBLOCK. Me më shumë se 2000 kode, jemi në gjendje të mbulojmë cdo nevojë që të mund të lindë, duke disponuar rezerva të mëdha në të gjitha produktet. Të lehta në lidhje, prodhim cilësor për mënjanimin e rrjedhjeve dhe problemeve dhe mundësi kombinimesh të shumta, në mënyrë që ti përshtaten cdo konstruksioni. Cilësia është e garantuar nga prodhuesit më të mirë të këtyre pajisjeve si METAL WORK, ITV & MEBRA.
3. SISTEM PNEUMATIK
Përbën kategori arritjeje të AIRBLOCK. Lider në pjesën e automatizimit pneumatik në Greqi që nga viti 1973, e vetmja kompani Greke që prodhon me anë të teknikëve të saj, pistona ajri dhe qindra automatizime të integruara, përbën zgjidhjen ideale për projektimin, implementimin dhe realizimin e idesë tuaj. Valvula elektrike ( elektrovalvula ose valvula solenoid), pistona të çdo lloji , sensorë dhe valvula solenoid për ajrin, ujin ose lëngje të tjera, me nënshkrimin Italian të WORK METAL dhe M & M International, e përdorur rregullisht nga prodhuesit e makinerive të të gjitha llojeve. Zgjidhje të teknologjisë së avancuar, bashkëpunim solenoid me PLC, cilindra elektrike dhe automatizime të avancuara, përbëjnë paketën e plotë që ne ofrojmë.
4. PAJISJE & MAKINERI AJRI
Mjetet e ajrit AIRMAX, BULLE & KAWASAKI, por edhe ato që mbajnë emrin e AIRBLOCK, përbëjnë zgjidhjene kryesore për çdo profesionist, i cili është në kërkim për besueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe forcës. Pistoleta boje, kapëse ajri, celësa ajri, aerovalvula, doreza ajri, kacavida ajri, shkrues ajri modelimi dhe shumë të tjera, për çdo aplikim dhe përdorim. Shoqërohen me garanci për përdorim të mirë dhe mbështetje të plotë për pjesë kembimi dhe aksesorë.
5. SISTEME VAKUM
Sistemet e vakumit janë një pjesë shumë e rëndësishme për një numër të konsiderueshëm të industrisë, pasi kanë të bëjnë me ngritjen e objekteve, transportin, klasifikimin, përthithjen dhe kërkojnë një sistem të integruar për të funksionuar. Në dyqanin tonë do të gjeni gjithçka për prodhimin e vakumit (pompa, vendilator, xhifare) dhe aplikimin e tij (ventuza etj), ndërkohë që teknikët tanë të specializuar do ju udhëzojnë në atë që ju duhet për plotësimin e nevojave tuaja. AIRBLOCK, është përfaqësuese e kompanive MILs (Francë) dhe SCHMALZ (Gjermani) për mbi 20 vjet.
6. PAJISJE PER MAKINERITE
Këtu do të gjeni pjesë dhe pajisje të përdorura në prodhimin e makinerive të ndryshme, të tilla si doreza të formave të ndryshme, volan, doreza me emertim KASTANIES, dhe bazat kundër tronditjeve, amortizues, morsa dhe matës të çdo lloji, në mënyrë qe të plotësoni prodhimin tuaj me pajisje me kualitet të lartë. Edhe këtu, të gjitha llojet mbajnë nënshkrimin e firmave kryesore Europiane si GAMM dhe AMF, nderkohë janë gjithmonë të disponueshme materiale në rezervat tona pranë dyqanit tonë, i afte ky i fundit për të plotësuar çdo kërkesë ne mënyrë të mënjehershme. Një element të rëndësishëm përbën stabiliteti në partneritetet tona me furnizuesit, i cili ju siguron se në porositjet e vazhdueshme tuaja, produktet do të jenë gjithmonë të njëjta në përbërje dhe në pamje dhe nuk do të jeni të detyruar të kryeni ndryshime.
Shërbime

Kompresore ajri te te gjitha fuqive

Kompresor Renner

Kompresore me pistona

Linja- Rrjete ajri

Pistoleta ajri

Pistona Airblock

Pjese kembimi per kompresore

Sisteme vakumi

Tuba ajri

Tuba spiral dhe bashkues

Filtra per Kompresor Me Pistona

Filtra per kompresore ajri

Doreza anti dridhje
.jpg)
Koka kompresori

Kompresor Handy

Kompresore silencioz

Pistona per kompresore ajri

Filtra ajri per kompresore

Valvula ajri

Rakorde ajri

Cilindra ajri

Diagnoza dhe matje te vecanta

Sisteme pneumatike per cdo industri

Sisteme vakumi per perdorime te ndryshme ne paketime, transport dhe perdorime laboratorike

Tuba prej alumini ose plastik, lidhesa dhe rakorderi te ndryshme
Katalogu

Punë të kryera

Fabrike prodhimi ne Elbasan, kompresor me vide OL 7.5KW 10HP, depozite ajri 1000lt

Instalim i ajrit te komprimuar

Instalim te sistemeve pneumatike
, inverter ne nje fabrike.jpg)
Kompresor me vidE 30HP (22kW), inverter ne nje fabrike

Njesi blegtorale, dy kompresor me vide AIRBLOCK nga 7,5 kW

Njesi e arteve grafike, Greqi, kompresor me vide Airblock, depozite ajri bashk me thares RAD5500

Qender printimi fotografike, kompresor me vide, depozite ajri 900lt bashke me thares OSL 80 dhe filtra

Fabrike perpunimi te drurit, Nuair

Instalim i ri i ajrit te komprimuar fabrike perpunimi detergjentesh, Volos

Instalim i ri i ajrit te komprimuar ne zonen industriale ne Selanik

Instalim kompresor me vide AIRBLOCK OL-7.5 KW

Instalim kompresor me vide AIRBLOCK OL-7.5KW ne nje ndermarrje ndertimi, Larisa

Instalim i plote i ajrit te komprimuar ne industrin e prodhimit te paletave, Selanik

Instalim ne fabriken e perpunimit te ushqimeve per kafshe

Instalim i ri i kompresorit me vide RENNER 10HP per te zevendesuar nje kompresor te vjeter ne nje industri te voge

Instalim i plote i ajrit te komprimuar, ne nje fabrike xhamash

Kompresor me vide AIRBLOCK prodhim 1000 lit min u instalua ne nje fabrike perpunimi metali

Kompresor me vide AIRBLOCK nga 7,5 kW njesi blegtorale
Partnere
















Video