
GEMIX

Adresa: Rr. Industriale Dytësore Vorë-Tiranë, Vorë 1032, Albania
kompanise
Përshkrimi
Gemix shpk është prodhues i ngjyrave, llaqeve dhe shumë produkteve të tjera për ndërtim. Gemix ofron në treg një gamë të gjerë produktesh të një cilësie të lartë dhe garanton ofertën më të mirë në treg për raportin cilësi-cmim. Produktet e Gemix garantojnë një cilësi konform standarteve ndërkombëtare ISO9001:2008.
Gemix shpk prodhon eksluzivisht me lëndë të parë nga Gjermania, Suedia, Hollanda, Zvicra dhe Italia, ndërsa në prodhimet Gemix është marrë eksperienca e partnerëve tanë nga Italia dhe Gjermania, të cilët me kujdesin dhe asistencen teknike kanë bërë që produktet e Gemix të jenë të shpërndara në tërë tregun e Ballkanit. Vlen për tu përmendur që produktet Gemix janë të përhapura edhe në tregun e Bashkimit Europian. Keshtu ne flasim me siguri dhe japim garanci se kompania jonë është ndër më të mirat qe mund të përmenden.
Vizioni
Vizioni ynë është të revolucionalizojme industrinë e dekorimit me përkushtimin tonë ndaj përsosmërisë dhe sigurisë. Një ditë, ne do të bëhemi një emër i njohur në mbarë botën për bojëra dhe materiale ndërtimi.
Misioni
Ne sjellim zgjidhje dekorimi për shtëpi dhe biznese me cilësi të lartë, jo toksike dhe miqësore me mjedisin, për njerëzit anembanë botës me një çmim të përballueshëm.
Çfarë ofron
Ngjyra të brendshme: ngjyra akrilike dispersive dhe gjysëm dispersive me cilësinë më të lartë në treg
Ngjyra të jashtme: ngjyra 100% akrilike për jashtë, të cilat garantojnë stabilitet dhe qendrueshmëri të nuancës dhe ruajtjes afatgjatë të fasadës
Llaqet dhe fasadat: fasada dekorative akril-silosanike, fasada të thata, llaqe të kokrrizuar dhe llaqe për suvatim
Ngjitës polisteroli: karakterizohen me jetëgjatësi dhe elasticitet.
Ngjitës qeramike: karekterizohet me jetëgjatësi, fortësi dhe elasticitet.
Linja e drurit: imprenjant-llazure, primer, smalto, llaqe për dru me bazë uji ekologjike.
Linjat e parketit: ngjitesa per parket me baze uji(monokomponent),me baze poliuretani(dykomponent),dhe llaqe per parket ekologjike-me baze uji.
Bazat: primer për ngjyra të brendshme dhe të jashtme, fasada etj.
Diluente nitro: nitro për tretjen e llaqeve me bazë nitro, smaltos me bazë nitro, llaqe pa ngjyrë me bazë nitro. Mund të përdoret për pastrimin e pajisjeve që përdoren për ngjyrosje.
Super tex: Rrjete përforcuese për fasada.
Shërbime

Bojra dhe Ngjyra per mure

Bojra per ambjente te brendshme

Bojra per lyerje parketi

Diluente per tretjen e llaqeve, bojrave

Fabrike ngjyrash dhe bojrash

Fasada dekorative, te thata dhe llacra

Grafiato per fasada dekorative

Hidromat per mure te brendshme

Llazure, primer, smalto dhe llaqe per dru

Ngjitesa qeramike

Ngjitesa per parket, Adezive

Ngjitesa per pllaka polisteroli

Ngjitesa per pllaka qeramike

Ngjyra per ambjente te jashtme

Rrjeta perforcuese per fasada

Bojera cilesore te qendrueshme pas larjeve

Bojera dhe Spay Antimole per hidroizolime

Bojera per metale, Dekoruese dhe Mbrojtese

Bojra per ambiente te brendshme me kualitet te larte

Exterior Paints, Bojra per fasada me qendrueshmeri te larte

Interior Paints, Bojra mbuluese ekologjike

Interior Plaster, Suva dekoruese per mure

Thermo Line, Fasada dekorative rezistente ndaj kushteve atmosferike

Tile Adhesive, Ngjitesa per pllaka

Wood Line, Primera per mbrojtje siperfaqje druri
Katalogu

Punë të kryera













Lyerje me boje Gemix

Sistem Kapot, Boge
Partnere








Video
View this post on Instagram