S.A.S Security
Adresa: Rruga e Kavajes, pll.100 Vitrinat, Tirane
kompanise
Përshkrimi
Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike SAS Sh.p.k, është themeluar në vitin 1996, në rrethanat e reja të ndryshimeve të rëndësishme politike të pas vitit 1990 dhe në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë, kur nevojat ishin shumë të mëdha për shërbimin e rojeve private, mbasi ishin hapat e para të kapitalizmit në Shqipëri dhe shumë objekte ishin privatizuar ose ishin në proces privatizimi.
Kërkesat në rritje në luftën kundër kriminalitetit, diktuan domosdoshmërinë e krijimit të një strukture të veçantë, për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve nga ky lloj shërbimi, duke lehtësuar Policinë e Shtetit jo vetëm nga pikpamja organike, por dhe nga efektshmëria e saj në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, drogës, prostitucionit etj.
Duke kuptuar nevojën e një biznesi të ri në rritje dhe ekonominë e tregut të lirë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së pronave e aktiviteteve, Z. Ilir MANE , vendosi të marrë përsipër rrezikun dhe përgjegjësinë për fillimin e nje aktiviteti të ri në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë fizike të objekteve publike e private, në pronësi ose në përdorim, të personave fizike e juridik, që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërise si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj.
Në këto kushte ai themeloi Kompaninë “ILIRIA Security” për mbrojtjen dhe sigurinë fizike, e njohur si person juridik me Vendimin Gjyqësor Nr.4650-100, datë 26.05.1996 dhe pajisur me Liçensë të ushtrimit të profesionit me Nr.1, datë 26.06.1996 e lëshuar nga Ministria e Rendit Publik.
Pas amendimeve të legjislacionit përkatës, kompania u pajis me Liçensë të ushtrimit të aktivitetit në kategorinë “A+B”, dhe me Liçensën Nr.2, bazuar në Ligjin Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike” (I ndryshuar), lëshuar nga Ministria e Rendit Publik, me objekt ruajtjen dhe sigurinë fizike të objekteve publike dhe private, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve vendas dhe të huaj në teritorin e Republikës së Shqipërisë.
Më 14.01.2008 në mbeshtetje të nenit 10 të ligjit Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike” (i ndryshuar), kjo Shoqëri shtoi në objektin e punës së saj edhe “Importimin, tregëtimin dhe istalimin e mjeteve të sistemit vrojtues, sinjalizues, audioviziv, mjeteve të mbrojtjes nga zjarri, paisjeve të ndërlidhjes e të teknikave të tjera të lejuara nga legjislacioni dhe projektimin, istalimin dhe programimin e paisjeve të telekomunikacionit, radikomunikacionit dhe sistemeve të kontrollit dhe monitorimit në distancë të automjeteve.
Kompania qe sot quhet “S.A.S” shpk, me administrator z. Albi Mane, kaloi nje process disa vjecar evolucioni duke ndryshuar emrin nga “ILIRIA Security” ne “Rogat Security Group”dhe tashme “S.A.S” shpk. Sot SHPSF “S.A.S” e ushtron aktivitetin e saj në bazë dhe për zbatim të ligjit nr 75/2014 datë 10/07/2014 “Për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike” i cili bëri ndryshime mbi ligjin nr Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike”.
Çfarë ofron
Sherbimet qe ofron SAS Shpk:
• Truproje (Roje Fizike)
• Mbrojtje objekte duke perdorur roje fizike me radio komunikimi dhe paisje sinjalizuese
• Mbrojtjen e antenave te Televizioneve dhe Radiove ne malin e Dajtit (Persritesa UHF, Perseritesa VHF)
• Instalimin e sistemeve te alarmit dhe kamerave (CCTV), paisjeve GPS, programim radiosh UHF/VHF
• Instalimin e sistemeve te akses kontrollit
• Instalimin e detektoreve te metalit
• Mbrojtje Perimetrale
• Monitorim dhe instalim te IP kamerave
• Mirembajtje dhe monitorim te software
Paisjet dhe Sistemi
S.A.S ka investuar ne krijimin e disa sallave operative qe marrin informacionin. Sallat operative jane te pajisura me:
• Sisteme radio alarmi
• Sisteme telefonik alarmi, Sisteme GSM alarmi
• Serveri i monitorimit (Programi Kronos), Program online GPS
• Stationary radio and hand held communication radio
• DVR(Video regjistrator per monitorimin e teritoreve) dhe CCTV kamera
• Speed dome kamera per monitorim me te sakte te territorit
• SAS ka gjithe makinat e saj me paisje GPS per te rritur performancen e punes
• Monitore per pamjet e kamerave dhe kontroll te pozicioneve te makinave me GPS
• 24 ore central telefonik
• Kamera IP per te monitoruar ambjentet e brendeshme
• Detektor metali per te kontrolluar paisjet e paautorizuara
• Sistem akses kontroll(per te autorizuar hyrjen e personave te duhur)
Shërbime
Distributor i autorizuar i HIKVISION
Monitorim kamerash sigurie
Salle operative
Sisteme akses kontrolli
Sisteme alarmi per biznese dhe institucione
Sisteme sigurie, antivjedhje
Roje sigurie per personat VIP
Mbrojtje fizike te objekteve
Truproja
Sisteme GPS per gjurmim
Mbrojtje te antenave
Mbrojtje perimetrale
Mbrojtje objekti me roje private
Paisje sigurie
Instalime per detektor metalik
Instalime per sisteme alarmi
Instalime IP CCTV
Instalim i kamerave te sigurise
Kamera sigurie CCTV
Aksesore per sisteme sigurie
Sisteme vezhgimi
Monitorim dhe mirmbajtje software
Roje private per evente
Polici private
Roje private per banka,institucione,biznese
Rrethim perimetral Infrared
Mbrojtje fizike ne objekte
Mbrojtje godinash me roje fizike 24-7
Mbrojtje objektesh me roje sigurimi
Roje sigurimi per godina sherbimi
Ruajtje fizike e objekteve, Secyrity guard
Sherbime truproje per persona te famshem
Shoqerim me truproja private
Shoqerim personash VIP
Truproja personale per personalitete publike
Katalogu
Punë të kryera
Posta Shqiptare
Rrethime perimetrale
Proper Pizza
Ami Event
Montim kamerash dhe sistem alarmi ne ambient biznesi
Mulliri Vjeter
Montimi i sistemeve te monitorimit, ruajtjes dhe mirembajtjes se aparaturave radio-transmetuese, TCH
Rrethim perimetral me balustra infra te kuqe dhe montim kamerash Hikvision ColorVu 4MP
Rrethim perimetral me balustra me infra te kuqe te ambjenteve te Universitetit ALDENT
Tendence 3A
Argjendari Bijoutiful
Auto Kadiu
DHL
Dyqani Digitalb
Eco Market
Max Optika
Proper Pizza
Renault Albania
Referenca
Duke perdorur eksperiencen SAS ka bere pune dhe projekte te rendesishme ne territoret e Republikes se Shqiperise. Disa punime te kompanise tregohen me poshte:
• Ruajtje fizike e objekteve per kliente si “Kadiu” Sh.a., “Albtelecom” Sh.a. “Digitalb”, Mulliri i vjeter, ATOM shpk, Top Channel, Digicom, EHW etj. (rreth 1000 objekte ne Tirane)
• Kliente Ne Republiken e Shqiperise-Sisteme CCTV, dhe sisteme kundra zjarrit
• Burgu I Korces-Sistem Kamerash CCTV, Speed Dome Kamera, Detektore Metali
• Burgu I Tiranes-Sistem Kamerash CCTV
• Posta Shqiptare-Sistem Kamerash CCTV,Sistem Alarmi,Sistem kamerash dhe GPS per makinat
• Zyrat qendrore te Postes Shqiptare –Monitorim I paisjeve. Sistem Kamerash CCTV,sistem alarmi,sistem akses kontrolli.
• Ambasada Ruse- Sistem Kamerash CCTV
• UNDP-Sistem alarmi, Sistem Kamerash CCTV
• UNFPA-Sistem Alarmi,system akses kontrolli
• USAID- Sistem alarmi
• Ambasada Spanjolle- Sistem alarmi, system kamerash CCTV
Partnere
Certifikime
SH.P.S.F “S.A.S” është çertifikuar dhe vlerësuar me :
• Çertifikatë ISO 9001:2008 Mbi sistemin e menaxhimit të cilësisë
• Çertifikatë BS 99:20012 Për sistemin e integruar
• Çertifikatë BS OHSAS 18001: 2007 Per sistemin e manaxhimit te sigurise
• Çertifikatë ISO/IEC 27001: 2013 Manaxhimin e sigurisë së informacionit
• Kompania është gjithashtu e Çertifikuar nga DSIK (Nga Departamenti i Sigurisë se Informacionit të Klasifikuar)
Aktualisht Titullari i Subjektit të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike “S.A.S” Sh.p.k., Z.Albi ilir MANE është i paisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me Çertifikatë me nr.304/4, datë 08.03.2017.
“Instalimin e sistemeve CCTV,paisje te radio komunikimit, instalimin dhe programimin e paisjeve ne fushen e telekomunikacionit, radiokomunikimi,mbrojtjen dhe instalimin e sistemeve te kontrollit dhe monitorimin ne distance te mjeteve motorike duke perdorur GPS. Duke u bazuar ne keto sherbime “S.A.S” mori nga AKEP licensen per:
• Programimin dhe instalimin e sistemeve te radio komunikimit
• Aktivitet per mbrojtjen,instalimin e sistemeve te telekomunikimit dh esistemeve te alarmit.