
Aquatherm-mj Albania

Adresa: Rruga e Kavajes, Qendra CONDOR,Tirane, Albania
Filiali 1: Rruga 28 Nentori, Km 5, Kashar, Albania
Filiali 2: Qender Sarande, Lagja nr 4, Albania
kompanise
Përshkrimi
Aquatherm Albania është një shoqëri tregtare me qender në Sarandë dhe filial në Tiranë. Kompania është e fokusuar në importin dhe shitjen e sistemeve të tubave aquatherm. Eksperienca disa vjecare e Aquatherm–mj në këtë fushë është një garanci për ju. Kompania punon me produkte Gjermane dhe ofron cilësi për tregun Shqiptar. Aquatherm Albania është distributori zyrtar i Aquatherm në Shqipëri.
Që në fillimet tona ne kemi menduar për mënyra efektive të transportit dhe të përdorimit të ujit (“aqua” nga latinishtja ujë dhe “therm” – ngrohtesi). Teknologjia e aplikuar ka ndryshuar disa herë gjatë punës tonë, por motivimi është i njëjtë: Higjenë, shendet, mirëqenie. Gjatë 30 viteve të fundit Aquatherm ka marrë pjesë në këto zhvillime dhe disa herë kemi dhënë kontribut në përmiresimin e teknologjisë. Duke përshtatur produktet tona me kërkesat e tregut, aquatherm ka arritur sukses dhe prestigj: një fakt për të cilin jemi krenar por në të njëjtën kohë na motivon për të vazhduar të përmirësojmë cilësinë e produkteve tona.
Çfarë ofron
Aquatherm shpk tregton tuba me dimensione të ndryshme, rakorderitë përkatëse si dhe vegla pune për instalimet hidraulike.Kompania ofron asistencë teknike, punime hidrosanitare dhe instalime të sistemeve ngrohje-ftohje. Aquatherm-mj ofron sistemet e tubave fusiotherm, climatherm, firestop dhe aquatherm SHT:
Sistemi Fusiotherm
Sistemi i tubave fusiotherm është vlerësuar për cilesitë teknike në mbarë boten për 25 vjet dhe njihet nga ekspertet si një nga sistemet e tubave plastike më të mirë. Programi përfshin 4 lloje të ndryshme tubash, nga tubo për ujin e ftohtë deri tek tubat të përbërë me fibra me diameter të jashtem 16 mm dhe 315 mm. Përveç kesaj ka rreth 400 pjesë lidhëse që njihen si përshtatesa. Fusiotherm prodhohet nga polipropileni PP-R, i cilesuar si materiali i së ardhmes.
Climatherm
Sistemi i tubave Climatherm perdoret për instalime të jashtme dhe për ujin e pijshem. Dimensionet shkojne nga 20-160mm deri ne 200-250mm për dimensionin e jashtëm. Keto tuba mund të perdoren per instalime në chiller, për ujin e ngrohtë dhe instalime të tjera industriale. Fusha ku përdoren tubat Climatherm: për sisteme ngrohje, chillera, tuba për pishina, për transport të lendeve kimike me rrezistence të lartë, për sisteme me ajer me presion, për sisteme ndrohje nën dysheme, për ndërtimin e anijeve, për ujitje etj.
Aquatherm Firestop – sistem splinkler
Aquatherm Firestop ofron një game të gjerë tubash dhe bashkuesa për instalimet e sistemeve splinker. Sistemi bazohet në tuba të perforcuar me fibra “polipropileni”. Materiali që përdoret për të prodhuar këto tuba janë për kerkesa special sigurie .
Sistemet aquatherm SHT
Sistemet aquatherm SHT janë të përshtatshme për ujin e pijshëm, ngrohje dhe sisteme ngrohje nëndysheme. Rezistenca e larte e bën "polybutene" një material ideal për tubot e ujit të ngrohtë ne sistemet e ngrohjes. Për rastet e sistemeve të vogla me tubo, ky material është shumë fleksibel. Të gjitha bashkuesat e sistemit aquatherm SHT, janë sipas standarteve Europiane për ujin e pijshëm. Tubat aquatherm mund të përdoren për ujin e pijshëm, për instalime të brendshme, për sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, sistemet e ngrohjes nëndysheme, për sisteme kundra zjarrit etj. Të gjitha produktet janë të certifikuara sipas standarteve të BE-së.
Shërbime

Fasheta per tuba uji
Kaseta me konstruksion te plote

Punime hidraulike

Rakorderi dhe Aksesore

Saracineska per tubacione
Sisteme instalimi per uje te pijshem

Tuba dhe rakorderi shkarkimesh silencioze

Tuba multistat dhe rekorderi
Tuba per sisteme kondicionimi
Tuba uji

Sisteme tubash PP-R

Tuba polipropileni rezistente ndaj korrezionit

Tuba per ujin ne sistemet e ngrohjes

Tuba per uje te ftohte

Tuba per instalime te jashtme uji

Pileta AlcaPlast

Pileta dushi dhe pishine

Pileta per rruge

Tuba per sisteme hidraulike

Tuba per ujerat e zeza

Tuba PPR per sisteme ngrohje ftohe

Tuba shkarkimi silencioz Wavin

Tuba shkarkimi Wavin

Tubat e shkarkimeve anti zhurme

Tubat edhe rakorderit e presimit
Katalogu




Historiku
Aquatherm-mj ka filluar aktivitetin e saj me një pikë shitje në Sarandë që prej vitit 2002, dhe sot e ka zgjeruar rrjetin e saj në të gjitha qytetet kryesore të vendit: Tiranë, Fier, Korcë dhe Gjirokastër. Aquatherm-mj operon në treg si distributor i kompanisë ndërkombëtare Aquatherm. Aquatherm është një kompani prodhuese e sistemeve të tubave plastike për ujin e pijshëm dhe sistemet e ngrohjes. Aquatherm u themelua në Gjermani në vitin 1973 si një kompani për zhvillimin, prodhimin dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes.
Në vitin 1980 Aquatherm prodhoi sistemin e tubave fusiotherm me "polipropilene, (PP-R)" për ujin e pijshëm dhe sistemet e ngrohjes nën dysheme. Risitë qeë solli në treg ishin arsyeja kryesore për rritjen e shpejtë të komanisë. Sot, Aquatherm ka deget e saj në Rabeberd/ Dresden dhe në Catara/Italy dhe më shumë se 78 partnere në gjithë botën. Aquatherm është prodhuesi më i madh i sistemeve PP-R në tregun botëror. Produktet tona janë shtrirë edhe në shërbimet mekanike e civile, si sisteme të mëdha HVAC, sisteme splinker, etj. Të gjitha zbulimet, inxhinieret dhe prodhimi bëhen në Gjermani. Aquatherm është krenar që gjithë produktet e saj mbajnë firmën “Made In Germany”.
Punë të kryera

Condor Center

Hotel Butrinti, Sarande

Kontakt

Pallati tek Liqeni artificial

Park Construction Albania

Qendra Alpas

Bllok banimi prane TEG

Petrele





Green Coast Resort ne Palase

Bolitor per prodhim uji sanitar, Poda Boutique Hotel

Utopia Hotel, Ksamil

Citrus Hotel Ksamil bolitor per prodhim uji sanitar

Hotel Mediterrane Sarande Bolitor per prodhim uji sanitar

NOI GR HOTEL, Materialet hidraulike dhe hidrosanitare

Park Life Residence, sistemet hidraulike nga Wavin

Instalim kaseta inkaso per wc Alca Plast

Sistemet hidrosanitare, Hotel ne Sarande

Bolitor per ujin sanitar, Hotel Saranda International

Projekt hotel ne Sarande, instalimet nga Aquatherm Mj

Punime hidraulike ne vile private

Punime hidraulike, hotel ne Sarande

Realizim punime hidraulike dhe hidrosanitare, Ionian Bay Luxury Resort ne Sarande

Sisteme hidraulike dhe hidrosanitare, hotel Sarande
Partnere







