
LEXALKO ALBANIA - LIEBHERR

Adresa: Rruga Industriale Tirane - Vore, Mucaj, Shqiperi
kompanise
Përshkrimi
LEXALKO u themelua në vitin 2001, fillimisht duke importuar pjesë këmbimi. Me kalimin e viteve, gama e produkteve u zgjerua duke përfshirë makineri të rënda për zhvendosjen e dheut, të cilat sot përbëjnë fokusin kryesor të kompanisë. Sot, LEXALKO SH.A është një kompani e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve të plota për të gjitha nevojat dhe kërkesat tuaja.
LEXALKO është përfaqësuesi zyrtar i makinerive për zhvendosjen e dheut LIEBHERR, duke ofruar makineri të reja dhe të përdorura për sektorë të ndryshëm, si ndërtimi i infrastrukturës, nxjerrja e mineraleve, guroret, minierat dhe industria e tubacioneve dhe gazifikimit. Nga një makinë e vetme deri te një flotë e tërë, LEXALKO siguron zgjidhje të përshtatura për klientët e saj.
Përveç kësaj, LEXALKO është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i makinerive asfaltshtruese AMMANN, motorëve DEUTZ dhe CUMMINS, filtrave FleetGuard dhe dhëmbëve të kovave ESCO. Në këtë mënyrë, kompania garanton mbështetje të plotë për makineritë e rënda, duke përfshirë shërbimin, mirëmbajtjen, pjesët e këmbimit, trajnimin dhe konsulencën profesionale.
Çfarë ofron
Ofrojmë shërbime dhe produkte të specializuara, duke përfshirë:
- Makineri për zhvendosjen e dheut, si:
Eskavatorë me zinxhir dhe goma
Fadroma
Bulldozerë të markës LIEBHERR
- Makineri të përdorura, sipas gjendjes së stokut
- Makineri për asfaltim, si:
Tokmakë
Pllaka vibratore
Rrula ngjeshës
Asfaltshtruese të markës AMMANN
- Motorë industrialë të markave CUMMINS dhe DEUTZ
- Filtra për kamionë dhe makineri të rënda të markës FLEETGUARD
- Dhëmbë kove për kategori dhe madhësi të ndryshme të markës ESCO
- Pjesë këmbimi origjinale për të gjitha markat që përfaqësojmë
- Agregate të ndryshme, si:
Kova të madhësive të ndryshme
Çekiçë hidraulikë
Pistona hidraulikë, etj.
- Shërbim & Konsulencë profesionale, për të qenë gjithmonë pranë klientit!
Makineri për çdo lloj projekti
Liebherr është një nga furnizuesit kryesorë të pajisjeve dhe shërbimeve për industrinë e tubacioneve në mbarë botën. Kompania fokusohet në shitjen e pajisjeve të reja dhe të përdorura me cilësi të lartë për ndërtimin e tubacioneve me të gjitha diametrat e kërkuara.
Misioni ynë është të ofrojmë shërbimin më të mirë për kompanitë vendase. LEXALKO mbulon të gjithë procesin, duke përfshirë informimin, konsulencën, shitjen, furnizimin me pjesë këmbimi dhe mbështetjen në projekte, gjithmonë sipas standardeve të rekomanduara për industrinë e gazifikimit dhe tubacioneve.
Liebherr ofron makineri të ndërtuara enkas për projektet tuaja në sektorin energjetik dhe mundëson prodhimin e pajisjeve sipas kërkesave teknike dhe inxhinierike të projektit. LEXALKO ju ofron asistencën e nevojshme për të vizituar fabrikat Liebherr nga afër dhe për të diskutuar me stafin teknik dhe menaxherial mbi planet tuaja në industrinë e energjisë së rinovueshme. Vinçat Liebherr janë të fuqishëm, kompaktë dhe të lehtë për t'u manovruar, të pajisur me komponentë ultra-modernë "Made in Germany". Teknologjia e avancuar e bën këtë pajisje të përshtatshme për çdo lloj kantieri ndërtimi, porte, infrastrukturë dhe projekte të tjera specifike.
Liebherr ofron një gamë të plotë makinerish dhe sistemesh teknologjike për prodhimin e betonit, duke mundësuar një cikël të mbyllur prodhimi me teknologjinë më të avancuar Liebherr.
Sipas nenit 102, pika 4 të Kushtetutës dhe pikës 2(b) të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 808, datë 4.12.2003, operatorët e makinerive të rënda për ndërtim dhe punime në tokë duhet të pajisen me leje aftësie për përdorimin e këtyre mjeteve. LEXALKO ju mundëson konsulencë profesionale dhe ju ofron informacion të detajuar mbi procedurat për pajisjen me këto leje, të cilat nuk janë vetëm një kërkesë ligjore, por edhe një faktor thelbësor për rritjen e sigurisë së punonjësve në kantier.
Shërbime

Eskavator me Goma LIEBHERR

Eskavator me Zinxhir LIEBHERR

Fadrome LIEBHERR

Bulldozer LIEBHERR

Tokmak, kangur AMMANN

Pllaka Vibruese AMMANN

Rul ngjeshes dore hidrostatik AMMANN

Rul ngjeshes toke AMMANN

Rul ngjeshes asfalti AMMANN

Rul ngjeshes pmeumatik AMMANN

Asfalt shtruese AMMANN

Shitje Makineri te perdorura

Makineri te renda me qera

Vaj dhe filtra origjinal LIEBHERR

Pjese kembimi origjinale LIEBHERR

Filtra origjinal FLEETGUARD

Filtra per kamiona FLEETGUARD

Filtra per makineri te renda FLEETGUARD

Vaj dhe filtra origjinal DEUTZ

Motor DEUTZ

Pjese kembimi origjinale per motora DEUTZ

Motor CUMMINS

Pjese kembimi origjinale per motora CUMMINS

Dhembe kove origjinale ESCO

Agregate te ndryshem

Cekic Hidraulik

Riparim dhe prodhim cilinder hidraulik

Riparim dhe prodhim Kovash
Katalogu






Partnere






Video