
Thermal Technology - Sistem ngrohje me fiber karboni

Adresa: Bulevardi "Bajram Curri", pallatet e Aviacionit (perballe ish ekspozites), Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Thermal Technology Srl që nga 2001, është lider i teknologjive të reja të ngrohjes që përdorin Fibrat e karbonit. Kërkimi i avancuar ka bërë që ndërmarrja të japë zgjidhje me efikasitet të lartë dhe fleksibilitetit në përdorim, si në sektroin civil dhe atë industrial. Efikasiteti dhe aftësitë konkurruese njihen nga Organet kryesore të certifikimit dhe nga universitetet më prestigjioze evropiane. Karboni është elementi performant që mbështet të gjithë teknologjinë e patentuar Thermal Tecnlogy.
Duke kërkuar për një zgjidhje se si të ngrohni shtëpinë tuaj, ju duhet të dini se ngrohja me fibra karboni do të thotë të kesh një sistem ngrohje inovative dhe me kosto të ulët, jo vetëm për kursimet në burimin e energjisë së përdorur, por për shkak të mungesës së kostove fikse në vit. Në sistemet e tipit tradicional, në fakt, kostot fikse në vit, si mirëmbajtja dhe amortizimi e kalon koston e energjisë që nevojitet për funksionimin e tyre. Thermal Technology është e vetmja ndërmarrje që garanton sisteme të ndryshme për ngrohje me fibra karboni.
Çfarë ofron
Thermal Technology ofron sisteme të ndryshme për ngrohjen e shtëpisë me fibra karboni. Impjantet ngrohës elektrikë me fibra karboni kanë disa karakteristika interesante:
- Janë ngrohës ekonomik për shtëpinë tuaj: kostot e instalimit janë shumë të ulëta;
- Të instalosh një sistem elektrik për ngrohje është e lehtë dhe i lirë (nuk ka nevojë për specialist të kualifikuar);
- Ngrohja elektrike me fibra karboni karakterizohet nga mungesa e plotë e mirëmbajtjes dhe kontrolleve periodike;
- Sistemi aktual ka mekanizëm që nuk konsumohet me kalimin e kohës (nuk ka pjesë në lëvizje);
- Të ngrohësh shtëpinë elektrikisht lejon të menaxhosh temperaturën nga dhoma në dhomë (kështu që ju mund të bëni më të madh kontrollin e programueshëm dhe automatizimin në shtëpi);
- Një fibër karboni prodhon një ngrohje ekologjike dhe respekton mjedisin (ajo nuk prodhon CO2 dhe as fusha elektromagnetike).
Ngrohja me rrezatim
Rrezatimi është një sistem i shkëmbimit të nxehtësisë që përdor valët infra të kuqe si vektor transferimi.
Në fakt, dy organe ose objekte që kanë temperatura të ndryshme natyrisht rrezatojnë ndaj njëri-tjetrit dhea nxehtësia shkon nga më i ngrohti tek më i ftohti. Rrezatimi i emetuar në dysheme shndërrohet në nxehtësi kur bie në kontakt me një objekt, një mur ose një person. Valët infra të kuqe domethënë nuk thithen nga ajri por nga organet e ngurta që i kthejnë ato në energji termike. Kjo energji transmetohet në ambjent, duke krijuar kështu kushte optimale për komoditetin tuaj.
NGROHJE NE DYSHEME
Thermal Technology ka patentuar një sistem ngrohje të trashësisë, vetëm 4mm: ky sistem ngrohje mund ti përshtatet cdo nevoje (qoftë për fuqi apo për formë gjeometrike mund të arrijnë deri në 25m²) ose të përdoren modulet standard.
NGROHJE NE MUR DHE TAVAN
Sistem për shtëpi: Ngrohje në mur dhe tavan: Sistemi i ngrohjes për mur apo tavan (me rreze infra të kuqe), mund të aplikohet kur nuk është e mundur të instalohet një sistem në dysheme ose kur ekziston nevoja për të integruar një zonë të nxehtë, të tilla si banjo, shkallë me pak hapsirë dyshemeje , ose kur ju doni të instaloni një sistem ngrohje me një kosto shumë të ulët të instalimi. Ideale edhe për ambjente me karakteristika të ngjashme si sauna, banjo turke, etj.
Radiatore
Radiatorë me design, radiatorë modern me fibra karboni që lejojnë ngrohjen e banjos elektrikisht dhe në të njëjtën kohë janë edhe pjesë e vërtetë e mobiljeve të cilët kanë të kombinuar teknologjinë më të avancuar për ngrohjen e banjos me materiale të tilla si celiku, guri dhe xhami, me forma gjithmonë elegante dhe imagjinative.
Panele kunder ngrirjes
Edhe ngrohja për ambjente të hapura është një nga shërbimet e Thermal Technology, me një seri të produkteve të vecanta kundër-ngrirjes, për shkrirjen e akullit dhe borës.
Panelet ngrohes të Thermal Technology i përshtaten cdo situate (të varura në tavan, në një lartësi të caktuar, etj), janë të cmontueshëm lehtësisht. Panelet rrezatues janë ideale për ngrohjen e zonave të vecanta apo vende pune në një mjedis të vetëm, të tilla si oficina, magazina, kioska apo oborre e mjedise publike si bare, restorante, etj.
Per ngrohjen e kishave dhe xhamive, muzeumeve dhe vendet e kultit, Thermal Technology ofron ngrohje me rrezatim të përfituar nga elementet e ngrohjes të pozicionuar në dysheme ose tavan.
Per sektorin Wellness
Thermal Technology prodhon rrjeta për ngrohje me tension të ulët, të përshtatshme për instalim në prani të lagështisë, si banjo, dhoma me avull, sauna, dhoma SPA, shtretër dielli, mure dushi, stola për pishina ose vaska, gjithashtu dhe carcaf me ngrohje.
Shërbime

Dysheme radiante

Mure me ngrohje te brendshme, radiante

Ngrohje nen suvatim

Shkrires me fibra karboni per panele diellore

Ngrohje elektrike dysheme dhe mur per qendra Wellnes, sauna dhe banjo turke

Ngrohje elektrike poshte parketit

Ngrohje me fibra karboni brenda murit

Rrjete ngrohese me fibra carboni sipas projektit

Rrjete ngrohese me fibra karboni modulare

Ngrohje nen rruge per shkrirjen e debores
Panele radiante me gips

Radiator ngrohes elektrik mural

Radiatore elektrik me fibra karboni

Radiatore elektrik moderne

Rrjeta ngrohese kunder bores per catite

Rrjeta per ngrohje elektrike nen dysheme dhe mure

Sistem ngrohes rrugor kunder ngrirjes, per shkrirjen e bores dhe akullit

Sisteme ngrohje brenda ne mure dhe tavane

Sisteme ngrohje ne cati per shkrirjen e debores

Tapete me fibra karboni dhe ngrohje per evente, salla pritjesh
Katalogu

Punë të kryera

Dysheme radiante

Fibra karboni per ngrohje ne dysheme

Ngrohes per shkrirjen e bores per panel diellor

Ngrohje elektrike ne dysheme

Ngrohje elektrike nen dysheme betoni

Ngrohje ne rampa

Panel me fibra karboni me rrezatim per lokal ose restorant

Panele me fibra karboni rrezatues per institucione

Panele ngrohes tavanore me rrezatim

Panele rrezatues per spitale, shkolla

Panele termoizolues per ngrohje totale

Rrejte ngrohese me fiber karboni e vendosur mbi cimento

Rrjeta ngrohese me fibra karboni per garazhe

Rrjete me fibra karboni per ngrohje

Rrjete ngrohese me fiber karboni e niveluar me nje nivel cimento

Sisteme ngrohje e dysheme per kisha dhe xhami

Tapet ngrohes per ambjente te jashtme

Tapet ngrohes THERMAL TECHNOLOGY

Montim tapeti ngrohes nen parket

Punime ne Kosove

Rjeta ngrohje nen dysheme punim ne Tirane

Rrjeta per shkrirjen e debores pune e kryer ne Kosov

Rrjete ngrohje per apartament ne Shqiperi

Tapet me fibra karboni, Tirane

Dysheme me tapet ngrohes me fiber karboni ne shtepi private

Rrjete termike ngrohese ne qender trajtimesh Wellnes, Durres

Sistem ngrohje me fiber karboni per dysheme

Fiksimi i rrjetes ngrohese me kole per vendosjen e pllakave ose parketit

Rrjete ngrohese me fibra karboni, pune ne Tirane

Rrjete ngrohje sipas projektit me fibra karboni per tualete
Certifikime
Të gjitha produktet në treg janë të shoqëruara natyrisht me informacion mbi cilësinë dhe efikasitetin e tyre, por jo gjithmonë produktet dhe sistemet janë të shoqëruara me vërtetimin e duhur dhe adekuate, me rezervën e certifikimit të nevojshëm CE.
Thermal Tecnology srl është në gjendje të sigurojë vërtetimin në lidhje me sigurinë elektrike (CE – TUV – LVD – CB), emisioneve elektromagnetike, rezistence ndaj zjarrit, forca mekanike, certifikimit ATEX për industrinë, sistemin e prodhimit ISO 9001.
Patentat
Sistemi i lidhjes me kabllo në Carbon Fiber-elektrike është patentuar në mbarë botën, ndërsa sistemet e panumërta janë të mbuluara nga aplikimi i patentave.