Secondary Adv

RATECH Albania

 

Përshkrimi

RATECH u krijua në vitin 2007 nga një grup të rinjsh të dedikuar për të sjellë në Shqipëri pajisje sigurie inovative. Por, përgjatë këtyre viteve, RATECH është bërë një nga kompanitë me rritjen më të madhe në sektorin e sistemeve të sigurisë në Shqipëri. Të udhëhequr nga pasioni dhe puna e palodhur, ne i kemi ndihmuar klientët tanë të plotësojnë të gjitha kërkesat e tyre të sigurisë.

 

Të frymëzuar nga arritjet tona, ne investojmë vazhdimisht në zgjidhje teknike dhe partneritete të reja, rrisim kapacitetet tona dhe zhvillojmë stafin tonë, për t’u siguruar që RATECH të pozicionohet mirë për të ndihmuar klientët tanë të eksplorojnë mundësitë e pafundme që prezantohen në sektorin tonë.

 

Ajo që na bën unikë është aftësia për të konceptuar, projektuar dhe zbatuar kapacitete të reja teknike, që u lejojnë klientëve tanë ta çojnë biznesin e tyre në një nivel tjetër.

 

Si një kompani e ndërtuar mbi partneritete me marka lider në botë, RATECH e sjell teknologjinë e sigurisë në tregun shqiptar me efektivitetin më të madh të kostos. Jemi të lumtur ta bëjmë më të thjeshtë për ju kompleksitetin e industrisë së sigurisë, të zgjidhim çdo problem teknologjik që mund të keni dhe t’ju ndihmojmë në sfidat tuaja të biznesit.

 

FILOZOFIA JONË
RATECH është një kompani e krijuar nga ekspertë të pasionuar të sigurisë. Ne jemi rritur si një partner serioz dhe i vlerësuar në industrinë e sigurisë në Shqipëri dhe më gjerë. Shërbimi i pashembullt ndaj klientit është themelor për RATECH. Premtimi dhe objektivi ynë kryesor është të jemi ofruesi më i mirë i shërbimeve për klientët tanë.

 

VIZIONI

Vizioni ynë është të jemi ofruesit kryesorë të sistemeve të sigurisë dhe integrimit të tyre në Shqipëri, nëpërmjet përdorimit të produkteve më të mira të sigurisë dhe dedikimit ndaj standardeve të larta. Në këtë aspekt, RATECH dallon për shkak të projektimit të zgjidhjeve teknike të sigurisë që bëjnë diferencë, që minimizojnë risqet dhe që i përshtaten situatës së çdo klienti. Aftësitë tona teknike të integrimit janë të shumta dhe ne përdorim produkte të zgjedhura me kujdes.

 

MISIONI

Misioni ynë është që, nëpërmjet njerëzve, produkteve dhe proceseve tona të punës, të ofrojmë zgjidhjet më inovative për sigurinë e klientëve tanë. Produktet dhe sistemet që u ofrojmë klientëve tanë kanë karakteristika të shumëllojshme dhe origjina të larmishme, në gjendje për të plotësuar çdo nevojë të veçantë. Zgjidhjet tona programatike nuk kanë kufizime në lidhje me markën apo llojin e produktit që përdoret. Për këtë arsye, jemi në gjendje ta dëgjojmë klientin dhe t’u përgjigjemi plotësisht nevojave të tij, duke kuptuar në detaje të gjitha kërkesat.

Çfarë ofron

RATECH projekton, instalon dhe integron sisteme sigurie, si dhe ofron suport logjistik per mirëmbajtjen e tyre për të gjitha industritë. Ne u shërbejmë klientëve që kanë vetëm një seli, ashtu edhe atyre me prezencë ndërkombëtare në shumë seli. RATECH harton zgjidhje për të përmbushur nevojat tuaja aktuale, si dhe planet tuaja të ardhshme të rritjes. Më e rëndësishmja, RATECH ofron një gamë të gjerë shërbimesh profesionale, të cilat sigurojnë që investimi juaj të mbrohet dhe të vazhdojë të funksionojë ashtu siç është projektuar fillimisht. Nëpërmjet një shërbimi të pashembullt për klientin, ne ofrojmë zgjidhje të plota, të sigurta dhe që administrohen lehtë.

 

Sisteme të mbikqyrjes me kamera

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban zgjidhje të patëmeta të mbikëqyrjes me kamera për një gamë të gjerë industrish. Sistemet e mbikëqyrjes me kamera janë dritare mbi aktivitetin e bizneseve. Menaxhimi dhe shërbimi i sigurisë, kontrolli i regjistrimeve live për të parandaluar probleme sigurie, për t’u përgjigjur ndaj rreziqeve aktive, për të parë se kush është prezent dhe për të identifikuar vjedhjet nga brenda kompanisë dhe shkeljet në politikat e kompanisë. Ne kemi partneritete me prodhuesit më të mirë të pajisjeve edhe zhvilluesit më të mirë të softëare-ve për të siguruar që gjërat tuaja të dashura të jenë të sigurta. Në kontekstin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera, ne ofrojmë lloje të ndryshme kamerash të zakonshme dhe të specializuara, sisteme të menaxhimit të videos, menaxhimin e ngjarjeve dhe infrastrukturës kritike, njohjen e fytyrave, targave, objekteve, etj.

Sisteme të kontrollit të hyrjes/daljes

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban zgjidhje të kontrollit të aksesit për të gjjitha nevojat tuaja: rezidenciale apo tregtare. Sistemet e kontrollit të aksesit bazohen në teknologji të ndryshme, me shkallë të ndryshme sigurie, nga kartat pa kontakt tek hyrja nëpërmjet telefonit tek siguria kibernetike dhe pajisjet mbyllëse. Njohja e specifikave të secilës është thelbësore për administrimin e të dhënave personale dhe kredencialeve të hyrjes. Ne kemi partneritete me prodhuesit më të mirë të pajisjeve edhe zhvilluesit më të mirë të softëare-ve për të siguruar që rezidenca apo biznesi juaj të jenë të sigurt.

Sistemet e kontrollit të hyrjes/daljes mund të përfshijnë:

• Siguri elektronike

• Biometrikë

• Hyrje nëpërmjet telefonit

• Sistem të kartave për biznesin

• Skanera me rreze x dhe detektorë metalesh

• Menaxhimin e ngjarjeve

• Kontrollin e kohës së punës

• Menaxhimin e riskut dhe  përputhshmërisë

• Menaxhimin e identiteteve

• Trarë, barriera dhe dyer

• Tripodë dhe turnstiles

• Smart locks

• Pajisje mbyllëse

• Funksione Payroll

 

Sisteme elektrike

RATECH ka një departament të dedikuar për projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike në objekte civile, industriale dhe infrastrukturë, sisteme elektrike për ndriçim professional, si dhe sisteme elektrike për sistemet e tjera të sigurisë që janë në fushën tonë të ekspertizës. Skuadrat tona të specializuara, të drejtuara nga inxhinierë të talentuar e me përvojë, projektojnë dhe zbatojnë sisteme të shpërndarjes së energjisë, sisteme të rezervimit, kontrollit dhe supervizimit të energjisë, sisteme të tokëzimit dhe mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike, etj. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë projektimit të mirë të sistemeve, ndërsa në zbatimin e tyre përdorim materiale të përzgjedhura dhe në përputhje me normat më të reja ndërkombëtare.

Sisteme të alarmeve kundër vjedhjes dhe hyrjes së paautorizuar

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme alarmi kundër vjedhjes dhe hyrjes së paautorizuar që kombinojnë teknologjinë e sensorëve të avancuar me softëare dhe aplikacione që lejojnë monitorimin në çdo kohë dhe nga çdo vendodhje të njerëzve, ndërtesave dhe pasurive me rëndësi kritike. Sistemet tona të alarmeve i përshtaten çdo kërkese të klientit, janë të integrueshëm me sisteme të tjera sigurie dhe janë një mjet shumë efikas në mbrojtjen e pronës dhe parandalimin e humbjeve pasurore.

Sisteme të alarmeve të zjarrit

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme të alarmeve të zjarrit dhe detektorë tymi të teknologjive të ndryshme. Këto sisteme detektojnë dhe japin alarm për çdo rast anomalie, duke minimizuar dëmet dhe humbjet në njerëz, nëpërmjet ndërthurjes së detektorëve me panele dixhitale që lokalizojnë burimin e saktë të zjarrit. RATECH ka përvojë edhe në përdorimin e kamerave termike me saktësi të lartë për shmangien e zjarrit në infrastruktura kritike.

Sisteme parkimi

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme të avancuara parkimi, bazuar në eksperiencën e gjatë në këtë fushë, partneritetin me marka lider në Evropë dhe njohjen e mirë të nevojave të tregur shqiptar. Sistemet e parkimit të projektuar prej nesh kanë funksionalitet të pasur dhe u përshtaten të gjitha nevojave të klientëve. Ne mund të projektojmë sisteme parkimi me ose pa operator, me një shumëllojshmëri mënyrash aksesi dhe pagese (karte bankare, kartëmonedha, bonus vizitori, RFID, lexues targash, etc). Funksionimi i tyre është i qëndrueshëm në kohë, pa kosto të larta mirëmbajtjeje.

Sisteme të mbrojtjes perimetrale

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme të mbrojtjes perimetrale, të cilat instalohen në perimetrin e residencave, selive tregtare, fabrikave të prodhimit, kantierëve industrialë, infrastrukturës energjitike, reparteve dhe vendeve të tjera me rëndësi ushtarake. Sistemet perimetrale mund të jenë të padukshme, të instaluar nën tokë, mund të instalohen në gardh/rrethim apo mund të jenë të pavarur nga struktura rrethuese. Mbrojtja perimetrale zbaton teknologji të llojeve të ndryshme dhe integrohet me sisteme të tjera sigurie.

 

Sisteme të monitorimit të pajisjeve/kushteve kritike

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme monitorimi dhe alarmi që mbrojnë ambiente kritike dhe pajisje me vlerë apo me rrezik të lartë. Këto sisteme programohen sipas kërkesave të klientit dhe kontrollojnë, japin alarme dhe ruajnë të dhëna për pajisjet dhe ambientet e konsideruara kritike prej tyre.

Sisteme të automatizimit të ndërtesave

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme të automatizimit të ndërtesave rezidenciale dhe tregtare. Këto sisteme integrojnë pajisjet mekanike, elektrike dhe elektronike, për të siguruar administrimin tërësor të kushteve të ndërtesës dhe për të optimizuar përdorimin e energjisë.

Sisteme të menaxhimit të vizitorëve

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme të menaxhimit të vizitorëve, të cilit përdorin teknologjinë për të kontrolluar dhe regjistruar fluksin e vizitorëve në një ndërtesë. Këto sisteme fillojnë nga audio dhe video citofonitë e thjeshta për apartamente deri tek sistemet e komplikuara që zgjidhin çështje të rëndësishme për korporata të mëdha, si siguria e informacionit, privatësia e vizitorëve, planet e evakuimit në emergjencë dhe përputhshmëria me ligjet e zbatueshme. Nga ana tjetër, këto sisteme ndihmojnë në krijimin e një imazhi të mirë për korporatat nëpërmjet përshtypjeve tek vizitorët.

Sisteme të kontrollit të trafikut rrugor

RATECH projekton, instalon dhe mirëmban sisteme të kontrollit dhe regjistrimit të shpejtësisë dhe targave në rrugë qytetase dhe ndërqytetase. Këto sisteme ndërtohen sipas kërkesave dhe specifikimeve të administratorëve të qyteteve dhe mund të integrohen me sisteme të tjera sigurie.

Shërbimet Tona

Projektim

Projektimi i sistemeve të sigurisë, veçanërisht atyre të integruara, është një proces që përfshin mjete e teknika të shumta. Në RATECH, projektimi trajtohet si elementi më i rëndësishëm i punës sonë, pasi lehtëson punën gjatë fazës së instalimit apo integrimit, si dhe sqaron paraprakisht të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e klientit. Projektimi i mirë limiton çështjet që i ngelen rastësisë apo ndryshimeve eventuale.

 

RATECH ka staf të dedikuar për projektimin. Ata i kushtojnë rëndësi mjeteve të dizajnit dhe objektivave të sistemeve të sigurisë, si dhe roleve të drejtuesve dhe të anëtarëve të ekipeve të grupeve të projektimit.

 

Instalim

Instaluesit profesionistë të RATECH zbatojnë projektet e klientit apo të grupeve tona të projektimit, duke instaluar të gjitha sistemet e sigurisë që janë në fushën tonë të veprimit. Instalimi kryhet nën mbikëqyrjen e menaxherit të projektit. Kur është e mundur, menaxheri është i njëjti person që ka hartuar edhe projektin.

 

Mirëmbajtje

RATECH ofron kontrata të mirëmbajtjes me pagesë fikse mujore apo vjetore, bazuar në llojin dhe specifikat e sistemit, si dhe kërkesat konkrete të klientit. Kontratat e mirëmbajtjes ofrojnë sigurinë që sistemi funksionon në çdo kohë sipas qëllimit, për të cilin është instaluar. Kontrollet periodike dhe përgjigjet ndaj raportimeve për incidente sigurojnë që sistemi të mos ngelet asnjë moment jashtë funksionimit.

 

Kontratat tona të mirëmbajtjes mund të lidhen për çdo lloj sistemi sigurie, si dhe për sisteme të integruara. Këto kontrata mund të përfshijnë mirëmbajtje parandaluese dhe mirëmbajtje korrigjuese.

 

Mbështetja logjistike

RATECH ju ofron mbështetje logjisitike gjatë të gjithë ciklit të jetës së sistemeve të instaluara. Mbështetja logjistike ofrohet në formën e ndërhyrjes teknike, riparimit dhe ofrimit të pjesëve rezervë. Mbështetja logjistike është një alternativë ndaj kontratave të mirëmbajtjes dhe zgjedhja mes tyre i takon klientit, pasi të ketë vlerësuar raportin mes kostove dhe dobisë që i sjell shërbimi.

 

Ne jemi në gjendje të ofrojmë asistencë në një kohë të shkurtër për të gjitha problemet e sistemeve të sigurisë. Ndërhyrja jonë në kohën e duhur ju kthen kontrollin mbi sistemin dhe eleminon rreziqet dhe cënimin e sigurisë. Me shërbimin tonë të mbështetjes logjistike ne ju ofrojmë:

• Ndërhyrje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

• Të gjitha kostot e punës të përfshira në çmim.

• Çmime preferenciale për pajisjet zëvendesuese.

 

Kliente

Historiku

2007 - Themelimi

RATECH u krijua si brand më 1 shtator 2007, me një vizion të qartë për të ofruar zgjidhjet më inovative për sigurinë e klientëve tanë. Markat e para të produkteve të sigurisë u zgjodhën me kujdes për të përmbushur këtë vizion.

 

2011 - Konsolidimi

Pas gati 4 vitesh, më 21.3.2011 regjistrohet formalisht emri tregtar “RATECH”, me të cilin identifikohet kompania jonë.

 

2014 - Projektet e para të mëdha

Si rezultat i investimeve të pandërprera për produkte e ngritjesh kapaciteti të stafit, RATECH projekton dhe zbaton disa sisteme sigurie në objekte me rëndësi tregtare dhe shtetërore. Këto projekte ishin përcaktues në motivimin e stafit dhe krijimin e ambicies sonë për të zgjeruar gamën e produkteve dhe sistemeve, me të cilat do të punonim.

 

2018 - Strukturë dhe ambjente të reja

Pas një dekade të suksesshme, RATECH u zhvendos në shtëpinë e re, më të madhe, më teknologjike dhe më mikpritëse. Zyrat e reja u përshtatën me strukturën e re organizative, në mënyrë që kompania të shfrytëzojë maksimalisht kohën dhe potencialin e saj.

 

2019 - Projekti i parë ndërkombëtar

Në këtë vit, RATECH u bë pjesë e projektit të financuar nga NATO për sistemin e mbikqyrjes së gjerë të sipërfaqes së bazës ajrore ushtarake të Kleine Brogelit në Belgjikë. Në kuadër të këtij projekti, RATECH projektoi një sistem kompleks sigurie, që ofron mbrojtjen më të plotë për një nga bazat më të rëndësishme të NATO-s në Evropë.

 

2020 - R&M Group

Në vitin 2020, RATECH bëhet pjesë e grupit R&M. Fokusi kryesor i grupit është teknologjia, sistemet e sigurisë, inxhinieria elektrike dhe elektronike, sistmet elektrike dhe të ndriçimit. Në këto fusha, kompanitë tona kanë zhvilluar me sukses projekte në të gjithë territorin e Shqipërisë, si edhe në disa vende të Evropës. Kohët e fundit kemi vepruar me sukses në industrinë e mikpritjes dhe në edukimin e argëtimin e fëmijëve. Grupi R&M përfshin kompanitë RATECH, SSD, KIRAÇ ELEKTRIK, MR. LIGHT ALBANIA, KIDS CLUB, PETER PAN, MR. COFFEE dhe TOKYO BAR & SNACKS.

 

Partnere

advancisajaxampioarmaganayprobettiniboschcamboxglobalciscodorgasekinsenelektraleocortexeuroingextreme networksflirgamsgpsgunkohastocihelvaringramkiracgrouploxonemilestonenavtech radarproxsenpulsarroger 30roger technologyrtssiemensteletekteltonikatritonzeybekzkt ecodahuakareladaniaco

Certifikime

Video