Secondary Adv

Austrian Institute of Excellence sh.p.k

 

Përshkrimi

“Austrian Institute of Excellence” është një trup trajnues/ certifikues me vendndodhje në Tiranë dhe një degë në Kosovë (përgjegjëse edhe për Maqedoninë), partner lokal i “WIFI International”, me fokus në rritjen profesionale të personelit teknik. Ne kemi përvojë disavjeçare në ofrimin e programeve të trajnimit dhe çertifikimit të personelit në sektorin e soft-skills dhe atë teknik, në përputhje me kërkesat e EN ISO/ IEC 17024.

 

Gjithashtu qëlimi i AIEx si partneri juaj për kualifikimin e personelit por edhe për sistemet e cilësisë (ISO 1090 dhe EN 3834), ka qënë dhe është të mbështesë biznesin shqiptar dhe kosovar për të implementuar standardet europiane dhe për të qënë konkurrues në tregun kombëtar, por edhe atë europian e më gjerë. Për të garantuar cilësinë e trajnimeve tona në kuadër të implementimit të standardeve europiane, AIEx disponon qëndrën e re moderne të saldimit dhe laboratorin e elektroteknikës me vendndodhje në Tiranë.

 

Qendra e trajnimeve të saldimit AIEx është pajisur sipas standardeve europiane dhe ofron të gjitha kushtet teknike dhe ato të sigurisë për trajnimin profesional të personelit tuaj, me metodat dhe kurrikulat më bashkëkohore. AIEx është përqendruar në programet e kualifikimit të personelit përgjegjës në sektorët e: Konstruksioneve  metalike, elektro-teknikës, sigurisë në punë dhe menaxhimit të energjisë.

 

Përse duhet të zgjidhni AIEx?
Ndër të tjera...
-    certifikim i vlefshëm në tregun ndërkombëtar.
-    trajnimet zhvillohen në bazë të kurrikulave të zhvilluara nga WIFI Austria
    (i renditur në vend të parë si instituti më i mirë në Austri për cilësinë e trajnimeve për disa vite rrjesht).
-    trajnimet zhvillohen nga trajnerë të kualifikuar.
-    mundësi punësimi në vendet gjermanishtfolëse në sektorët e këtyre industrive.

Çfarë ofron

AIEx ofron trajnimin dhe certifikimin për profesionistë në kategoritë e mëposhtme:

1. Certifikimi i personelit te saldimit:

• Programet e kualifikimit të IIW sipas EN ISO 14731 për personelin supervisor në kompanitë e konstruksioneve metalike.
- International Welding Specialist - IWS
- International Welding Technolog - IWT
- International Welding Engineer - IWE

•     Trajnim & certifikim personeli saldator sipas EN ISO 9606
- trajnim bazë (për fillestarë)
- trajnim i avancuar (për persona me pak eksperiencë )
- kurs certifikimi (saldim metali) (EN 9606) (për persona me shumë eksperiencë)
- kurs certifikimi (saldim plastike) (EN ISO 13067)

MMAW - saldim me hark elektrik (elektrodë)
MIG - saldim me gaz inert (argon)
MAG - saldim me gaz aktiv (mishel)
TIG - saldim me elektrodë volframi
Oxy-fuel - saldim me oksi-acetilen

 

2. Trajnim i standardizuar ndërkombëtar për menaxherët e energjisë -  “European Energy Manager”.

•EUREM - European Energy Manager.

EUREM është një trajnim i standardizuar dhe një rrjet i suksesshëm për “Manaxherët Europianë të Energjisë”, i cili tashmë është i pranishëm në rreth 30 vende të ndryshme të botës.  EUREM aftëson personelin  përgjegjës në kompani mbi çështjet dhe kursimet e energjisë si dhe mbrojtjen e mjedisit. (Për më tepër informacion: www.aie.al/projects-3/)

 

3. Certifikim personeli sipas standardit ndërkombëtar  ISO/IEC 17024 dhe skemës kombëtare shqiptare për “Sigurimin Teknik Elektrik”.

Në Mars 2018 AIEx përfundoi procesin e akreditimit nga Drejtoria e Akreditimit sipas ISO/IEC 17024 për certifikimin e personelit elektroteknik, në përputhje me ligjin shqiptar Nr.8734, për "Garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve dhe instalimeve  elektrike ".
•    Grupi I i Sigurimit Teknik
•    Grupi II i Sigurimit Teknik
•    Grupi III i Sigurimit Teknik
•    Grupi IV i Sigurimit Teknik
•    Grupi V i Sigurimit Teknik

 

4. Trajnime, kurse formimi profesional.
•    Teknikë të instalimeve elektrike (hapen së shpejti)

5. Të tjera:
•    Certifikim produkti sipas EN 1090 & Certifikim i sistemit të menaxhimit të cilësisë për kompanitë e konstruksioneve metalike sipas EN 3834:
•    Kualifikim Procedure WPQR (Welding Procedure Qualification)
•    Coating DIN Certco (mbrojtje ndaj korrozionit):
•    Health and Safety
•    Puna në lartësi

Shërbime

Certifikim i saldatoreve per kompanite metalpunuse
Certifikim i saldatoreve per kompanite metalpunuse
Certifikim nderkombetar saldimi AWA
Certifikim nderkombetar saldimi AWA
Certifikim personeli sipas standardit europian EN ISO 17024 dhe EN ISO 9606
Certifikim personeli sipas standardit europian EN ISO 17024 dhe EN ISO 9606
Certifikim saldatoresh me standartin europian
Certifikim saldatoresh me standartin europian
Certifikim saldatoresh per punime metalike
Certifikim saldatoresh per punime metalike
Certifikime per sigurim teknik
Certifikime per sigurim teknik
Kurse trajnimi per saldator
Kurse trajnimi per saldator
Qender trajnimi per saldatore
Qender trajnimi per saldatore
Qender trajnimi per specialist saldimi
Qender trajnimi per specialist saldimi
Trajnim dhe certifikim per instalime elektrike
Trajnim dhe certifikim per instalime elektrike
Certifikim dhe trajnim per sigurine dhe shendetin ne pune
Certifikim dhe trajnim per sigurine dhe shendetin ne pune
Certifikim per pune ne lartesi
Certifikim per pune ne lartesi
Certifkim per mbrojtje ndaj korrozionit
Certifkim per mbrojtje ndaj korrozionit
Certifikim per  kompanite e konstruksioneve metalike
Certifikim per kompanite e konstruksioneve metalike
Kualifikim procedure per saldim WPQR
Kualifikim procedure per saldim WPQR

Partnere

WKO-Zertifizierungs-StelleWIFI_InternationalShoqata-Shqiptare-SaldimitSZAOFIInstituti-Nderkombetar-SaldimitEUREMANB

Certifikime