Secondary Adv

A.I.A shpk

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

A.I.A shpk është një kompani që është prezente prej shumë vitesh në industrinë e ndërtimit dhe të supervizimit. Që prej vitit 2004 i shërbejmë me devotshmëri dhe përkushtim komunitetit dhe çdo klienti për të materializuar dëshirat dhe kërkesat e tyre në mënyrën më efektive të mundshme. Një nga qëllimet tona është që të realizojmë konstruksione më të sigurta, më moderne dhe më inovative. Ne fokusohemi në ndërtimin e konstruksioneve të reja, në rikonstruktimin e banesave ekzistuese, supervizimin e punimeve mbi projekte ndërtimi dhe të gjitha këto mundësohen nga materialet më të mira të ndërtimit që mund të gjenden në tregun shqiptar. Përpiqemi të tejkalojmë çdo sfidë që vendosim nga eksperienca jonë dhe mundohemi që të kalojmë vetveten për tu përmirësuar çdo ditë. A.I.A shpk me përgjegjësi ndaj çdo klienti ndërton një marrëdhënie partneriteti me klientët e saj të bazuar tek besimi, asistenca dhe serioziteti.

 

A.I.A shpk vazhdon historitë e suksesit në sektrorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmjeje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj. A.I.A shpk do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke na shtuar peshën e emrit tonë në industrinë e ndërtimit. Kompania jonë do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga konsulenca, supervizimi dhe kolaudimi i objekteve në ndërtim. Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë sonë. Me objektiv kryesor suksesin dhe partneritete fitimprurëse morale, financiare dhe sociale A.I.A shpk do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e saj të vyer gjithë klientëve potencialë të saj. E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania jonë dhe nga gjithë bashkëpunëtorët.

Suporti i vazhdueshëm
A.I.A shpk kundrejt çdo klienti  të cilët kërkojne konsulence per projektet e tyre na kane zhvillur me tej në rrugëtimin e konsulences dhe orientimn drejt nje projekti fitimprures dhe serioz.

 

Përgjegjësi për Klientët
AIA shpk ndërton banesa rezidenciale,ndërtesa dhe konstruksione nga më të ndryshmet të zhvilluara me një stil dhe përqasje moderne dhe profesionale. Pergjegjësi të lartë ndaj cdo vizioni të klienteve tanë.

 

Materiale Cilësore
A.I.A shpk mundëson dhe shitjen e produkteve të ndërtimit duke realizuar ndërtimin e një tregu shumë kompetitiv. Produktet tona konsistojnë në materiale me cilësore që mund të gjenden.

 

Kontroll dhe Supervizim Efektiv
Supervizioni i ndërtimeve dhe punime të sektorit të ndertimit janë një nga specialitetet tona të shumta. Kontrolli dhe përkujdesi që në ideimin e projektit dhe fillimin e tij, monitorimi dhe supervizimi janë detyra jonë.

Çfarë ofron

Projekte ndertimi
Portofoli i A.I.A shpk përfshin punime nga më të rëndësishmet dhe të ndryshmet, duke i kurorëzuar këto punime si krenaria jonë dhe motivi për të vazhduar më tej punën e suksesshme. Konstruksionet tona kanë marrë kritikat më të vleresuara të mundshme nga klientët tanë dhe bashkëpunëtorët e klientëve tanë. Përkushtimi jonë shpërblehet me anë të partneriteteve të reja dhe kontratave të vazhdueshme.

A.I.A shpk përdor materialet më të mira, cilësore dhe profesionale për të realizuar ndërtime komode të rehatshme dhe rezistente ndaj çdo kushteve atmosferik. Këto materiale të bëjnë të mundur struktura, të cilat thyejnë çdo barrierë kohore dhe realizojnë ndërtime nga më modernet. Projektet tona vazhdojnë të jenë të shumta dhe konsistojnë në sfida të reja për shoqërinë tonë. Me një përvojë për tu admiruar nga të gjithe aktorët kryesorë të përfshirë në këtë industri, A.I.A shpk vazhdon me punime të reja të cilat pritet të realizohen së shpejti.

Konsulence
Tirana New Supervisor është një tjetër kompani e drejtuesit të A.I.A shpk Ardian Lloshi, e cila  është e specializuar në konsulencë ndërtimore, supervizim dhe kolaudim të objekteve në ndërtim, projektim objektesh civile, industriale e të infrastrukturës. Tirana New Supervizor operon në industrinë e ndërtimit duke dhënë një kontribut të vyer në:

•    Kontrollin e zbatimit të projekteve
•    Supervizim të punimeve dhe implentimit të projektit
•    Menaxhimi të ambjentit ku implementohet projekti
•    Konsulencë në çështjet financiare të zhvillimit të punimeve

 

Tirana New Supervisor është përfshirë në sektorin e ndërtimit që prej datës 5 janar 2012. TNS ndodhet dhe përfshihet në koordinimin, konsulencën dhe kontrollin e një projekti që prej fillimeve të saj në momentin që ideohet deri në momentet kur projekti implementohet dhe materializohet në një strukturë të re urbane. Të gjitha këto faza plotësojnë çdo kërkesë të klientëve duke përmbushur vizionin e tyre për një projekt funksional.

Shërbime

Kolaudim per projekte ndertimi
Kolaudim per projekte ndertimi
Kolaudim punimesh
Kolaudim punimesh
Kompani ndertimi per banesa rezidenciale
Kompani ndertimi per banesa rezidenciale
Konsulence ndertimore
Konsulence ndertimore
Konsulence ne cështjet financiare të zhvillimit te punimeve
Konsulence ne cështjet financiare të zhvillimit te punimeve
Konsulence per projekte ndertimi
Konsulence per projekte ndertimi
Kontrollin e zbatimit të projekteve
Kontrollin e zbatimit të projekteve
Menaxhimi te ambjentit ku implementohet projekti
Menaxhimi te ambjentit ku implementohet projekti
Monitorim dhe supervizim i punimeve te ndertimit
Monitorim dhe supervizim i punimeve te ndertimit
Projektim zbatim objekte industriale
Projektim zbatim objekte industriale
Rikonstruksion banesash ekzistuese, Restaurime
Rikonstruksion banesash ekzistuese, Restaurime
Supervizim i punimeve dhe implentimit te projektit
Supervizim i punimeve dhe implentimit te projektit
Supervizim punimesh per projekte ndertimi
Supervizim punimesh per projekte ndertimi
Zbatim projektesh konstruksioni
Zbatim projektesh konstruksioni
Zbatim projektesh ndertimi
Zbatim projektesh ndertimi
Projektim kompleks vilash
Projektim kompleks vilash
Projektim objekti industrial
Projektim objekti industrial
Projektim pallatesh banimi
Projektim pallatesh banimi
Projektim vila banimi 1 kat, 2 kat, 3 kat e me shume
Projektim vila banimi 1 kat, 2 kat, 3 kat e me shume
Studio projektimi per objekte banimi, rezidenciale
Studio projektimi per objekte banimi, rezidenciale

Historiku

A.I.A shpk është zgjedhja e parë përsa i përket sektorit të ndërtimit, zgjedhja e duhur për të realizuar projekte dhe konstruksione të sigurta, komode dhe moderne. E themeluar që nga viti 2007 nga inxhinieri vizionar i ndërtimit Ardian Lloshi, A.I.A shpk u përfshi vrullshëm në sektroin e konstruksioneve dhe supervizimit, duke u përshtatur me kërkesat e klientëve të saj. Punimet tona janë të shumta dhe të shumëllojshme duke u bazuar në përvojën e profesionistëve më të mirë të fushës për ta shndërruar ndërtimin në një proces sa më efektiv. Kryefjalët e punës sonë janë bashkëpunimi, sinergjia, përgjegjësia dhe integriteti ndaj klientit me perspektivë për të arritur përmbushjen e çdo vizioni të mundshëm futurist, klasik dhe modern. A.I.A shpk me një mori historish suksesi përpiqet të ofrojë tek klientët:



Integritet – A.I.A shpk siguron etiken e biznesit në shkallën më të lartë të saj të prezencës në punët e kompanisë tonë, duke respektuar çdo kërkesë, etikë, vlerë të klientit dhe partnerëve tanë. Më një këndvështrim sa më serioz ndaj perfeksionit të strukturave dhe projekteve të konstruksionit A.I.A shpk përmbush standartet më të larta të inxhinierisë së ndërtimit dhe supërvizimit.

Cilësi – Faktori kryesor i industrisë së ndërtimit është cilësia e shërbimieve dhe gjithë materialeve që implementohen në ndërtimin e banesave, rezidencave dhe çdo projekti e konstruksioni. Performanca dhe besueshmëria që përcjell kompania jonë mishërohet në gjithë projektet që A.I.A shpk implementon.

Siguria – Guri themeltar i sektorit të ndërtimit është siguria në konstruksione. A.I.A shpk përqëndron punën e saj në sigurinë e ndërtimeve dhe gjithë ambjentit të ndërtimit. Materialet përzgjidhen duke kaluar në shumë filtra cilësie për të përmbushur gjithë standartet e sigurisë të kërkuara nga klientët tanë.

 

Punë të kryera

Rezidenca Zirkon
Rezidenca Zirkon
Godine banimi Profarma
Godine banimi Profarma
Godine banimi Tirane
Godine banimi Tirane
Godine Industriale Kashar, Tirane
Godine Industriale Kashar, Tirane
Kompleksi uji i ftohte ne Vlore
Kompleksi uji i ftohte ne Vlore
Vile 1 kat
Vile 1 kat
Vile 2 Kat Tirane
Vile 2 Kat Tirane
Vile 3 Kateshe Tirane
Vile 3 Kateshe Tirane
Vile banimi 3 kate
Vile banimi 3 kate
Spitali Nene Tereza, Tirane
Spitali Nene Tereza, Tirane
Spitali Kavaje
Spitali Kavaje
Antibiotiku Tirane
Antibiotiku Tirane