EMC shpk (Engineering Maintenance Center)
Adresa: EMC Enginering Maintenance Center Shpk Rrashbull Rr. Vath Truja 101 2021 Durres, Albania
kompanise
Përshkrimi
EMC shpk (Engineering, Maintenance Center) është një kompani e organizuar për ofrimin e produkteve cilësore, shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të impianteve, makinerive dhe pajisjeve të sektorëve të ndryshëm të industrisë . Ajo është e organizuar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare si nga ana teknike- profesionale ashtu edhe nga ana administative. Ekipi ynë i punës përbëhet nga inxhinjer të kualifikuar, teknik të lartë dhe të mesëm, të cilët kryejnë me kompetencë shërbimet teknike në impiantet, makineritë dhe pajisjet industriale. Ne kemi krijuar lidhje të shumta me partnerë të rëndësishëm EUROPIAN me qëllim garantimin e produkteve cilësore.
Gjithashtu, me këto partner, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm për të garantuar asistencë teknike për problemet që dalin jashtë kompetencës së teknikëve tanë. Menaxhimi i kompanisë mbështetet në sisteme moderne kompiuterike dhe në eksperiencën shumë vjeçare të personave kyç të saj. Suksesi ynë bazohet në studimin e vazhdueshëm të praktikave më të mira europiane dhe në trajnimin e pandërprerë të punonjësve të kompanisë. Siguria në punë dhe respektimi i ambientit janë shoqëruese të pandara në trajektoren tonë të zhvillimit.
Çfarë ofron
Mjete LINDE, për përpunimin e ngarkesave
EMC shpk është përfaqësuese zyrtare e kompanisë prestigjioze gjermane LINDE MATERIAL HANDLING e cila prodhon makineri dhe pajisje për përpunimin e ngarkesave. Prej vitit 2014 EMC shpk ka krijuar strukturën e duhur për ofrimin e mjeteve dhe shërbimeve të mirëmbajtjes dhe të riparimit të tyre. Nëse jeni të interesuar për më tepër, Ju ftojmë të hapni kapitujt e mëposhtëm.
Bateri Industriale HOPPECKE
EMC është partner zyrtar i komapnisë gjermane të prodhimit të baterive industriale HOPPECKE HOPPECKE e themeluar në vitin 1927 është sot një ndër kompanitë lider në botë për prodhimin e baterive industriale. Më shumë se gjysma e kompanive më të mëdha në Gjermani janë klientë të HOPPECKE. EMC shpk është krenare që ka bërë të mundur prezencën e këtyre produkteve cilësore në Shqipëri. Bateritë industriale HOPPECKE ndahen në 4 grupe të mëdha përsa i përket fushës në të cilën ato aplikohen. Më poshtë gjeni informacion për produktet HOPPECKE. Nëse ju nevojitet më shumë informacion mos hezitoni të kontaktoni EMC shpk.
Hidraulika HANSA FLEX
EMC - Engineering, Maintenance Center është partner zyrtar i kompanisë gjermane HANSA FLEX. Nga viti 2016 ne kemi filluar partneritetin me një ndër kompanitë më të mëdha në Europë të furnizimit të materialeve për sistemet industriale hidraulike dhe pneumatike. EMC shpk është krenare që ka bërë të mundur prezencën e Hansa Flex në Shqipëri pasi ajo nuk është thjesht një furnitor, ajo është një standart, një zgjidhje e padiskutueshme.
Pajisje pastruese industriale NILFISK
EMC shpk është partner zyrtar i kompanisë prestigjioze Daneze NILFISK. NILFISK është prodhuese e makinerive dhe pajisjeve pastruese industriale shumë cilësore. NILFISK prodhon makineri dhe pajisje për pastrimin e ambienteve të punës së çdo industrie prej më shumë se 100 vjetësh. Duke bashkëpunuar me kompanitë më të mëdha në botë të industrive të ndryshme, NILFISK ka studiuar në detaj nevojat e tyre dhe më tej ka projektuar dhe prodhuar makineritë apo pajisjet që i përshtaten. Nëpërmjet EMC shpk makineritë dhe pajisjet pastruese NILFISK vijnë të shoqëruara së bashku me asistencën pas blerjes. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ju do të keni ku të drejtoheni për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes, për riparimet ose për të siguruar një pjesë këmbimi origjinale. Edhe në rastet kur vështirësia e zgjidhjes së problemit e tejkalon aftësinë e teknikëve tanë, përsëri ne do të jemi në gjendje t’ju japim zgjidhje pasi asistohemi prej NILFISK. Në këtë mënyrë Ju do të keni të garantuar për jetëgjatësinë e produktit tuaj.
Shërbimet:
- Organizimi i mirëmbajtjes
- Mjetet LINDE- Mirëmbajtje dhe riparime
- Bateritë HOPPECKE- Mirëmbajtje dhe riparime
- Impiantet, makineritë dhe pajisjet industriale- Mirëmbajtje dhe riparime
- Mjetet dhe pajisjet NILFISK- Mirëmbajtje dhe riparime
Shërbime
Distributor i Linde per Shqiperine
Kompani shitjesh per piruna Linde ne Shqiperi
Mjete e reja Linde
Agregate pune per makineri Linde
Paisje dhe makineri per magazinim
Piruna Linde ne Shqiperi
Piruna dhe Transpaleta Linde me qera
Pjese kembimi per mjete Linde
Sherbime mirembajtje dhe riparim per mjete Linde
Bateri HOPPECKE ne shitje
Bateri industriale Hoppecke per sistemet e energjise se panderprere
Bateri industriale Hoppecke per sistemet e transportit hekurudhor
Bateri industriale Hoppecke per sistemet fotovoltaike
Bateri Industriale HOPPECKE
Bateri per mjete elektrike (piruna, transpaleta etj.)
Bateri per mjete industriale
Karikues per bateri industriale
Distributor zyrtar i Hansa-Flex per Shqiperine
Fllanxha dhe rubineta per presion te larte Hansa Flex
Guanicione , filtra dhe aksesore Hansa Flex
Komponente per sistemet hidraulike dhe sistemet pneumatike Hansa-Flex
Rakorderi per sisteme hidraulike, makineri, impjante Hansa-Flex
Tuba dhe rakorderi indutriale Hansa-Flex
Tuba industrial dhe hidraulik ne shitje per perdorim ne fusha te ndryshme Hansa Flex
Makineri dhe pajisje pastruese per dysheme Nilfisk
Makineri dhe pajisje pastruese me Vakum Nilfisk
Makineri pastrimi me presion Nilfisk
Mjete dhe pajisje pastrimi ne shitje Nilfisk
Paisje pastrimi profesionale Nilfisk per institucione, zyra, qendra shendetsore
Pajisje pastrimi Nilfisk per kompani prodhimi , industriale dhe sherbimi
Mirmbajtje te impianteve hidraulike industriale
Mirembajtje te makinerive hidraulike
Mirembajtje te pajisjeve hidraulike
Punë të kryera
Agna Group
Agroblend
AlbChrome
Brunes
Delta Group
Dieta Elbasan
Millsped Albania
Neptun
Papmetal
Pirune me qera, Gjate punimeve tek TEG
Sherbim mirembajtje, Billa
Colacem Albania, Lezhe
DeutschColor
Dorezuar tek Forschner Albania
Dorezuar tek GSA
Dorezuar tek Ministria e Mbrojtjes
Maccaferri Balkans shpk
Sherbim me qire, Dekoll
Partnere
Trajnim ne EMC
Në ditët e sotme, në botën e qytetëruar, të gjitha kompanitë serioze trajnojnë punonjësit në mënyrë të vazhdueshme. Kjo për faktin se teknologjia ecën përpara me hapa të shpejtë dhe se proçeset e punës bëhen gjithnjë e më të profilizuara. EMC shpk i ka kushtuar një vëmendje të veçantë proçesit të trajnimit të punonjësve në mënyrë të vazhduar. Për këtë arsye ne kemi përgatitur një program të mirëfilltë trajnimi.
Programi ynë i trajnimit ka për qëllim të formojnë dhe të rris nivelin e figurave profesionale që përbëjnë ekipin e mirëmbajtjes. Përgjegjësit e sektorëve të mirëmbajtjes, teknikët e mesëm, teknikët e lartë janë fillimisht punonjësit që do t’ju nënshtrohen trajnimeve. Nëse Ju do të jeni partner të EMC, ne mund të bashkëpunojmë që edhe teknikët e sektorit tuaj të mirëmbajtjes të përfitojnë nga programi ynë i trajnimit.
Video