
VEGA SOLAR

Adresa: Rruga Artan Lenja 61 Pallati Lyra, Kompleksi Magnet Tirana AL, Tirane 1001
kompanise
Përshkrimi
Vega Solar është një kompani gjermano-shqiptare, që operon në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaik. Kompania jonë ka arritur të lërë gjurmë të konsiderueshme në këtë sektor për shkak të strategjisë së fokusuar në krijimin e avantazheve konkurruese, si dhe mënyrës dhe fokusit në rritjen e marrëdhënieve të partneritetit brenda dhe jashtë Shqipërisë, financimit dhe sigurimit të cilësisë…
Vizioni:
Energjia solare është provuar të jetë jo vetëm energjia alternative më efiçente, por dhe një investim i sigurt dhe me kthim të shpejtë. Ndaj ne synojmë të përshpejtojmë proçesin e integrimit të këtyre sistemeve në jetën e familjeve dhe bizneseve shqiptare. Paralelisht punojmë sot për një mjedis më eko-miqësor nesër.
Misioni:
Misioni kryesor i Vega Solar është të nxisë përdorimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri, duke synuar rritjen e energjisë elektrike të prodhuar veçanërisht nga panelet fotovoltaik. Pozicioni gjeografik e favorizon shumë këtë sektor, pasi Shqipëria ka rreth 300 ditë me diell.
Avantazhet tona:
Vega Solar ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore të firmave të mirënjohura gjermane, austriake dhe zviceriane, të cilat për vite me rradhë janë fituese të çmimeve të para për cilësi dhe kualitet. Disa prej tyre janë Luxor, Fronius, K2System, SunBallast e shumë emra të tjerë me rëndësi. Të gjitha produktet vijnë me një garanci shumëvjeçare. Një tjetër avantazh është stafi ynë i kualifikuar dhe shumë profesional, i cili përbëhet nga inxhinierë shqiptar, gjerman dhe austriak të specializuar në fushën e fotovoltaikëve. Shërbimi i mirëmbajtjes është një tjetër pikë e fortë e kompanisë tonë, duke mundësuar një përkujdesje të vazhdueshme për ruajtjen e cilësisë së impiantit të instaluar. Me anë të paisjeve më moderne të pastrimit dhe kontrollit teknik të detajuar ne ju sigurojmë një impiant efiçient ndër vite..
Çfarë ofron
Vega Solar ofron për klientin një paketë të plotë shërbimesh duke filluar nga konsulenca e për të vazhduar më pas me instalim, konfigurim dhe përmbajtje periodike.
KONSULENCË FALAS
- Konsulencë Teknike
Vega Solar ofron një shërbim konsulencë FALAS për çdo individ apo biznes i cili është i interesuar të instalojë një impiant fotovoltaik. Për këtë shërbim Vega Solar ka vendosur në dispozicionin tuaj një inxhinier gjerman i cili do të llogarisë impiantin më të përshtatshëm për ju apo biznesin tuaj.
- Konsulencë Financiare
Një impiant fotovoltaik duhet të ketë një kthim investimi sa më të shpejtë. Vega Solar ju ofron një analizë të detajuar financiare të investimit tuaj dhe ju ndihmon të bëni investimin e duhur.
INSTALIM DHE KONFIGURIM
- Instalim
Vega Solar ka formuar një grup pune profesional të përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin e strukturave metalike dhe instalimin e sistemeve fotovoltaik.
- Konfigurim
Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. Inxhinierët e Vega Solar janë të çertifikuar për këtë shërbim nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të inverterave.
- Garanci për sistemin tuaj
Vega Solar kryen çdo instalim të sistemeve fotovoltaike me përgjegjësi dhe seriozitet të plotë. Për t’ju ofruar një shërbim sa më optimal çdo instalim i grupit të punës mbikqyret nga inxhinierë gjermanë ose austriakë. Vega Solar ju përgjigjet në çdo kohë për çdo problem që mund të ketë sistemi juaj.
MIRËMBAJTJE PERIODIKE
- Pastrim profesional
Vega Solar kryen pastrime profesionale të paneleve fotovoltaik me pajisje të specializuara për këtë funksion, të cilat nuk e dëmtojnë xhamin e panelit diellor.
- Kontroll teknik
Vega Solar kryen kontrolle teknike të sistemeve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve me dron me kamera termike për probleme të mundshme dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme.
Shërbime

Instalim dhe Konfigurim per impiante fotovoltaike

Konsulence financiare per panele fotovoltaike

Konsulence teknike per panele fotovoltaik

Projektim per impiante fotovoltaike

Inverter per panele fotovoltaik On Grid Monofaze

Inverter per panele fotovoltaik Trefazor On Grid

Mirembajtje periodike per panele fotovoltaike

Montim i paneleve fotovoltaike ne te gjitha llojet e cative

Montim impjantesh fotovoltaik

Impiante fotovoltaike ne karburant per furnizim me energji elektrike

Impiante fotovoltaike ne tarrace pallati

Impiante fotovoltaike per biznese

Panele fotovoltaike per familje

Panele fotovoltaike per shtepi private

Impiante diellore per prodhimin e energjise elektrike

Struktura italiane betoni per siperfaqe te sheshta Sun Ballast

Struktura metalike per cdo lloj siperfaqe K2System

Struktura metalike te galvanizuara per panele fotovoltaike

Zbatim impianti fotovoltaik per furnizim me energji elektrike

Struktura metalike per panele fotovoltaike per te gjitha siperfaqet

Bateri per panele fotovoltaik Hibride

Konektore, Kabuj, Matesa etj per impiante fotovoltaik

Matesa per konsumin dhe prodhimin e energjise

Monitorues per prodhimin dhe tepricen e energjise

Software per monitorimin e prodhimit te energjise

Impiante fotovoltaike Off-Grid

Impiante Fotovoltaike On-Grid

Inspektim te inverterit per probleme te mundshme

Kontroll te paneleve diellore me dron

Pastrim profesional per panele
Katalogu


Punë të kryera

Park fotovoltaik 1 Mega Watt

Impiant fotovoltaik 500 kWp -Fabrika PamPlast, Korce

Impiant fotovoltaik fabrika Pol-Fer- 450 kWp Fier

Impiant fotovoltaik fabrika Caterina Firenze– 332 kWp Berat

Ferma Vjen 182 kWp Lushnje

Vila Bianca 92.22 kWp Maminas

Impiant fotovoltaik 86 kWp - United Transport, Vore

Impiant fotovoltaik 60 kWp - Karburanti ALBES Fier

Impiant fotovoltaik 50.88 kWp - Lico Shpk, Vlore

Impiant fotovoltaik 50 kWp - B_P Pocket System Shkoder

Impiant fotovoltaik 40 kWp - Shtypshkronja Pegi

Impiant fotovoltaik 30 kWp - RUSI EN-DEN Durres

Impiant Fotovoltaik 29.5 kWp Divjake

Impiant fotovoltaik Market Kacmoli - 25 kWp Shijak

Impiant fotovoltaik 20.16 kWp- Hotel Flower, Golem

Impiant fotovoltaik familjar 20.14 kWp - Elbasan

Panele fotovoltaike 17.36 kWp – Vile familjare ne Gjiri i Lalzit

Impiant fotovoltaik familjar 16.96 kWp - Shengjin

Impiante fotovoltaike per biznes 14.88 kWp – Veterinari, Kosove

Impiant fotovoltaik 14.84 kWp Sukth

Kolping 12.72 kWp Shkoder

Impiant fotovoltaik 10.85 kWp – Supermarket Rreshen

Impiant fotovoltaik per biznes 10.85 kWp – Karburant Kosove

Atlas Mills, Tirane

Birra Stela, Tirane

Elite Bay Hotel, Gjiri i Lalezit

FG Walk Shpk, Shkoder

Harry Fultz, Tirane

JU AR PLAST, Tirane

Kompleksi SEA, Kamez

Lika Company, Durres

Lufra, Tirane

Next Green Digit Shpk, Tirane

Porsche Albania, Tirane

Restorant Barbaroz, Tirane

Skoda Albania, Tirane

Tirana International Airport, Tirane

Uji Kristal, Tirane

Uji Selita, Tirane
Partnere















Panaire
Vega Solar mbyll me sukses panairin më të rëndësishëm të sektorit të energjisë së rinovueshme, "EXPO INTERSOLAR EUROPE 2021".
Gjatë panairit u realizuan shumë takime me kompani prestigjoze në fushën e fotovoltaikëve dhe u diskutua për mundësi të reja bashkëpunimi. Vega Solar sjell inovacione të reja që ofrojnë zgjidhje për klientët e saj.
Macedonia Manufacturing Expo:
Një tjeter event I rëndësishëm për fushen e energjise diellore ështe dhe Macedonia Manufacturing Expo, ku ne u ftuam të merrnim pjese në Tetor të 2019. Ky panair na dha mundesine të krijonim bashkepunime të rëndësishme me zonën e Ballkanit dhe jo vetëm, por mbi te gjitha Shqipëria dhe Kosova patën mundësinë për herë të parë të merrnin pjesë në një event të tillë dhe të perfaqësonin veten e tyre.
Macedonia Manufacturing Expo 2019 ishte edicioni I trete, ku per here të pare morën pjesë firma nga Shqiperia, Kosova dhe Serbia. Qellimi I ketij panairi është të krijoj lidhje midis distributoreve dhe firmave operuese në sektorin fotovoltaik.
Energy Expo & Forum 2019 – Expocity Albania:
Vega Solar mori pjesë në Energy Expo & Forum 2019 – Expocity Albania, event i mbështetur zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe institucionet përkatëse (ERE, OST, OSHEE, KESH, AKBN etj) . Ne këtë panair patëm mundësinë të prezantonim një pjesë të produkteve dhe shërbimeve tona në stendën tonë, si dhe krijuam bashkepunime te reja jasht Shqiperisë. Gjithashtu, të interesuarit ne sektorin e fotovoltaikeve patën mundësine te pyesnin direkt disa nga inxhinierët tanë.
Energy Expo & Forum 2019 ishte edicion i tretë pas lancimit të parë në vitin 2017. Ky edicion u fokusua në potencialin e lartë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, Kroaci dhe Serbi për të investuar në energji elektrike. Ekspozita perfshiu shumë kompani si: prodhuesit e energjisë, kompanitë e transmetimit të energjisë, kompanitë e gazit, zgjidhjet e teknologjisë së ndriçimit, teknologjitë e kursimit të energjisë, bankat dhe kompanitë e leasing-ut (që ofrojnë produkte të veçanta të financimit të energjisë), shërbimet publike, organizatat ndërkombëtare, shoqatat etj.
EXPO INTERSOLAR EUROPE:
Vega Solar gjatë panairit më të madh në botë të fotovoltaikeve, EXPO INTERSOLAR EUROPE, Munchen. Firma lider në tregun e fotovoltaikeve ishin të pranishëm në panair. Ne patëm mundësine të takonim personalisht shumë firma prestigjoze duke finalizuar dhe shumë mundësira bashkëpunimi.
INTERSOLAR EUROPE është ekspozita kryesore në botë për industrinë diellore dhe partnerët e saj dhe zhvillohet çdo vit në qendrën e ekspozitës Messe München në Mynih, Gjermani. Ekspozita dhe konferenca përqendrohen në fushat e fotovoltaikëve, teknologjive diellore termike, impianteve diellore, si dhe infrastrukturës së rrjetit dhe zgjidhjeve për integrimin e energjisë së rinovueshme. Që kur u themelua më shumë se 28 vjet më parë, Intersolar është bërë platforma më e rëndësishme e industrisë për prodhuesit, furnitorët, shpërndarësit, ofruesit e shërbimeve dhe partnerët e industrisë diellore.
Projekt ne bashkepunim me GIZ Albania:
Projekti për sistemet fotovoltaike OFF-GRID në Shqipëri. Sistemet OFF – GRID janë sisteme të shkëputura nga rrjeti. Ato jane të përshtatshme dhe shume të domosdoshme për zonat qe nuk kanë rrymë elektrike. Gjate ketij prezantimi u shpjeguan me detaje si funksionojne keto sisteme dhe perfitimet e tyre.
GIZ Albania ështe nje bashkepunim gjermano – shqipetare. GIZ ka qënë aktive në Shqipëri qe ne 1988 në emer te Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Ne 2008 u hap zyra në Tiranë.
VEGA SOLAR DISTRIBUTOR EKZKLUZIV I GJITHË BALLKANIT PËR STRUKTURAT FOTOVOLTAIKE SUN BALLAST
Vega Solar dhe Sun Ballast kanë firmosur kontratën e distribucionit për strukturat fotovoltaike të firmës Sun Ballast. Tani Vega Solar është e vetmja kompani në Shqipëri dhe Ballkan që do të ofroj këto struktura inovative.
Kush është Sun Ballast?
Sun Ballast është një kompani italiane që punon në fushën e aksesorëve fotovoltaik. Kompania ka sjell një risi vitet e fundit, duke prezantuar strukturat prej betoni Sun Ballast.
Fal eksperiencës së tyre shumëvjeçare, e cila I ka përplasur me problemet e ndryshme gjate montimeve, ata arritën të kuptonin kush ishin nevojat kryesore në këtë fushë dhe krijuan modelin e tyre të strukturave.
Strukturat Sun Ballast janë të projektuara për çati të sheshta dhe vinë në kënde të ndryshme nga 0° deri në 35°. Ato janë lehtësisht të montueshme dhe kursejnë kohën e montimit deri në 70%. Strukturat janë të përshtatshme për të gjithë llojet e paneleve, për më tepër nuk shërbëjnë vetëm si mbështetëse, por edhe si kundrapesha për panelet. Forma dhe pesha e strukturave bëjnë që të mos jetë e nevojshme të shpohet çatia apo të vendosen kundrapesha.
Disa nga strukturat e Sun Ballast:
• Struktura 0° , struktura 3 grade
• Struktura 5°,struktura 10 grade
• Struktura 11°, struktura 20 grade
Vega Solar tani dhe në Kosovë Partneritet me Solar Kosova!
Vega Solar po rritet cdo ditë jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj! Jemi të lumtur të njoftojmë se Vega Solar ka firmosur kontratën e partneritetit me një kompani serioze dhe profesionale në Kosovë: Solar Kosova. Kompania Solar Kosova, me CEO z. Agron Jetishi, operon në Kosovë në fushën e fotovoltaikëve që prej më tepër se një viti. Kjo teknologji është e re në tregun e Kosovës, por është përqafuar shumë shpejt, duke ngjallur interest të lartë kryesisht te bizneset. Cilësia dhe garancia e produkteve që ofrohen si dhe profesionaliteti i ekipit janë pikat e forta të kësaj kompanie, cka përputhen me vizionin dhe parimet e kompanisë tonë. Duke besuar në një partneritet të sukseshëm dhe shumëvjecar, dy kompanitë do mbështesin njëra tjetrën në tregun e ri dhe do të realizojnë sëbashku projekte fotovoltaike kudo në Shqipëri dhe Kosovë!
Të bashkuar nga vizioni i madh dhe dëshira për të zgjeruar përdorimin e paneleve fotovoltaike, të dyja kompanitë kanë realizuar sëbashku me sukses 3 (tre) projekte fotovoltaike në Kosovë.
Projekti 1
Projekti i parë i mbyllur me sukses në Kosovë në partneritet me Solar Kosova. Bëhet fjalë për 10.175 kWp të instaluara në një biznes me dhomë frigoriferike. Klientit iu instaluan në total 37 panele fotovoltaike dhe 1 inverter Fronius.
Projekti 2
Një tjetër impiant fotovoltaik i instaluar me sukses në partneritet me Solar Kosova është dhe
impianti fotovoltaik me madhësi 10.85 kWp. Ky impiant u instalua në një karburant në Kosovë. Në këtë projekt u instaluan 35 panele fotovoltaike me fuqi 310 Wp dhe 1 Inverter Fronius.
Projekti 3
Bizneset në Kosovë i kanë besuar ekipit tonë dhe të Solar Kosovës sërisht. Një impiant fotovoltaik me madhësi 14.88 kWp u instalua me sukses në një veterinari në Kosovë. Klientit iu instaluan 48 panele fotovoltaike dhe u përdor një inverter i firmës Fronius.
Â
Vega Solar “System Partner” i Fronius!
Vega Solar është e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri në fushën e fotovoltaikëve që është certifikuar nga firma e inverterave Fronius si System Partners.
Cfarë do të thotë kjo?
Vega Solar demostron një nivel të lartë kompetence në ofrimin e shërbimeve: Këshillim, Instalim dhe Suport Teknik për inverterat e firmës Fronius. Për cdo problematik teknike që kanë inverterat Fronius të instaluar në Shqipëri apo nevojë për konsulencë nga ana e klientëve , kompania jonë ka profesionalitetin dhe kompetencat e duhura për t`ju shërbyer.
Një nga prioritetet që ka Vega Solar është ofrimi i një shërbimi profesional dhe i pakonkurrueshëm. Për këtë arsye ekipi jonë trajnohet rregullisht me të gjitha ndryshimet që ndodhin në sektorin e fotovoltaikëve. Një nga trajnimet e ndjekura nga ekipi jonë është dhe trajnimin i kryer në Sattledt, Austria te Fronius International GmbH. Dy inxhinierët tanë ing. Bruno Papaj dhe ing. Philipp Koronowski u certifikuan për njohuritë e fituara gjatë kësaj kohe.
Video
Certifikata
Klikoni per te pare te gjitha certifikatat