
ECOSUN

Adresa: TIRANE Rruga e Kavajes, Kompleksi "SQUARE 21", Godina 5, Kati 6, Ap.22
kompanise
Përshkrimi
Shoqëria tregtare “ECOSUN ALBANIA” SHPK, është kompani shqiptare, pjesë e një grupi të madh ndërkombëtar, me eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme ndërkombëtare në zbatimin e projekteve për ndërtimin e impianteve dhe parqeve fotovoltaike.
Prezenca jone në Shqipëri garanton ardhjen e markave aktuale më të mira dhe më cilësore ndërkombëtare të paneleve fotovoltaike, inverterave, baterive, sistemeve të montimit dhe të gjithë aksesorëve të tjerë ndihmës. ECOSUN ALBANIA është e specalizuar në ndërtimin e impianteve dhe parqeve fotovoltaike me “çelësa në dorë” duke përfshirë pjesën inxhinierike, të prokurimeve dhe atë të ndërtimit e zbatimit të projektit.
ECOSUN ALBANIA zotëron kapacitetin e duhur logjistikë dhe profesional për të zbatuar të gjitha projektet me karakter residencial dhe komercial të madhësive nga më të ndryshmet. Për tregun shqiptar ofrojmë markat më të mira, të cilat kanë korrelacionin më të lartë të raportit cilësi-çmim. Jemi shpërndarës eskluziv për tregun shqiptar të paneleve fotovoltaike “LUXOR”, brand 100% gjerman, prodhuar nga kompania gjermane “LUXOR SOLAR”, një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë. Marka “LUXOR” vjen me raportin më të pa konkurrueshëm cilësi-çmim dhe me garanci produkti dhe përformancë deri 35 vjet.
ECOSUN ALBANIA ofron një gamë të gjerë produktesh cilësorë të firmave të mirënjohura Europiane, të cilat për vite me rradhë janë fituese të çmimeve të para për cilësi dhe kualitet. Disa prej tyre janë Luxor, Fronius, K2System, KACO New energy e shumë marka të tjera lider në fushën e fotovoltaikeve.
Çfarë ofron
Kompania ECOSUN ALBANIA ofron për individë dhe biznese një paketë të plotë shërbimesh, duke ofruar projekte me “Çelësa ne dore”.
1.Konsulence FALAS
Kompania ECOSUN ALBANIA për çdo person të interesuar për të instaluar një impiant fotovoltaik ofron shërbimin e konsulencës dhe përgatitjen e një projekt-ideje FALAS nga inxhinierët më të mirë shqiptarë dhe gjerman.
2.Instalimi
Ecosun Albania ofron montimin e sistemeve fotovoltaike sipas standarteve më të larta gjermane. Ekipi i saj me përvoje ofron eksperiencën e tyre për çdo tipologji montimi: tarraca të sheshta, panele sanduiç, çati tjegulle dhe në tokë për parqe solare.
3.Garanci
EcoSun Albania ofron garanci deri në 25 vite për instalimet e saj. Gjithashtu ofron garanci edhe për prodhimin e munguar të impiantit fotovoltaik.
4.Mirembajtje
Ofrojmë mirëmbajtjen e sistemit fotovoltaik duke ofruar shërbimin e pastrimit të paneleve fotovoltaike me mjetet dhe solucionet më të mira për këtë funksion. Gjithashtu ofrojme edhe shërbimin e kontrollit teknik, duke kontrolluar çdo komponent për të siguar jetëgjatësinë e sistemit.
Shërbime

Impjante fotovoltaike per energji te rinovueshme

Panele diellore

Impjante fotovoltaike per biznese

Impiante fotovoltaike per familjare

Parqe fotovoltaike

Invertera on grid monofaze

Invertera On Grid 3-fazore

Invertera HIBRID per panele fotovoltaike

Invertera OFF GRID per panele fotovoltaike

Invertera Qendrore

Panele Diellore LUXOR

Module fotovoltaike AXITEC

Panele fotovoltaike LG

Bateri per panele fotovoltaike

Sisteme montimi, kembe dhe profile mbajtese per panele fotovoltaike

Aksesore dhe paisje elektrike per montimin e paneleve fotovoltaike

Smart Logger

Projektim sistemesh fotovoltaike

Instalim sistemesh fotovoltaike

Pastrim panelesh fotovoltaike

Mirembajtje sistemesh fotovoltaike

Konsulence FALAS per impiante fotovoltaike
Punë të kryera

Sistem ON GRID 15,5 kWp

Sistem ON GRID 124,3 kWp

Sistem ON GRID 42 kWp

Sistem ON GRID 500 kWp
Partnere


