ATELIER 4
Adresa: Rruga e Kosovarëve, Nd.35. Hy.6. Ap.4/1,1019, Tiranë,Shqipëri
kompanise
Përshkrimi
Atelier 4 është një studio arkitekture 360°, me vendodhje në Tiranë, Shqipëri. Me ekipin e arkitektëve dhe planifikuesve urbanë krijojnë hapësira të përjetshme, hapësira që janë të përshtatura për çdo specifikim, që klientët kërkojnë. Atelier 4 është një laborator idesh, ku kërkimi dhe zbatimet e tij praktike janë një pjesë integrale e punës. Aftësia për të eksperimentuar e kombinuar me ekspertizën e fortë në fusha të ndryshme e bën Atelier 4 të aftë t'i përgjigjet çdo sfide, të vjetër apo të re. Ky fokus reflektohet gjithashtu në zgjedhjen e një rrjeti të vendosur profesionistësh, me të cilët punon Atelier 4 në zhvillimin e projekteve të tij. Në këtë mënyrë, Atelier 4 mund të ndërthurë teknologjinë e tij në hartimin me një plan pune, që mbulon çdo fazë të një projekti: nga zhvillimi i konceptit, tek studimet e fizibilitetit; nga dizajni përfundimtar, tek plani i punës dhe realizimi i tij.
Me eksperiencë 18-vjeçare në fushën e projektimit arkitektonik, planifikimit urban, konsulencës, supervizimit dhe dizajnit të brendshëm, Atelier 4 ofron një shërbim profesional. Kombinojnë studimet për disiplina të ndryshme për t'iu qasur projekteve në çdo këndvështrim. Ky proces rigoroz balancon nevojat e projektit me nevojat e klientit - duke ofruar zgjidhje, që zgjasin më shumë se stili ose tendenca.
Çfarë ofron
PROJEKTIME URBANE:
- Masterplane
- Rijetëzmi i hapësirave urbane
- Hartimi i Planeve të Detajuara Vendore
- Projektim peizazhi
PROJEKTIME ARKITEKTONIKE:
– Objekte banimi
– Objekte industriale
– Objekte turistike
– Objekte komerciale
– Objekte sportive
– Qendra tregetare
– Qendra komerciale
– Qendra social kulturore
– Objekte kulti
– Objekte arsimore
– Objekte spitalore
– Terminale
– Vepra arti
PROJEKTIME INXHINIERIKE:
- Projekte konstruktive objekte civile, industriale, turistike, prej beton/arme, strukturë metalike, konstruksione druri;
- Projekte të Furnizimit me ujë, instalime hidrosanitare, kolektor shkarkimi;
- Projekte Elektrike, rrjet elektrik, sisteme telefonike, citofonie, internet sistemet e alarmit, sistemet e detektimit të zjarrit, sisteme të automatizimit në industri dhe ndërtesa, sisteme komplekse të telekomunikacionit;
- Projekte Mekanike, impiante ngritesë dhe transportuese (ashensorë, shkallë lëvizëse), sisteme të furnizimit me gaz, sisteme kondicionimi;
- Supervizime dhe mbikqyrje punimesh;
- Konsulencë teknike.
KONSULENCË LIGJORE NË NDËRTIM:
1. Konsulencë ligjore në ndërtim;
2. Leje të nevojshme të lidhura me lejen e ndërtimit si Leje Mjedisore etj;
3. Konsulencë ligjore për dokumentacionin e nevojshem për aplikimet në sistemin e-lejet;
4. Aplikimet si dhe ndjekjen e procedurave për të gjitha kategorite e lejeve të ndërtimit në sistemin online e-albania (e-lejet) si vijon:
- Leje Zhvillimi;
- Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit;
- Deklaratë paraprake për kryerje punimesh;
- Leje për ndryshimin e funksionit;
- Certifikatë Përdorimi;
- Leje ndërtimi për ndërtimi të ri, me sipërfaqe me të madhe se 250 m2;
- Leje ndërtimi për prishje ndërtimi ekzistues;
- Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues, me sipërfaqe më të madhe se 250 m2;
- Leje për ndryshimin e subjektit zhvillues;
- Leje ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni;
- Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit;
- Njoftim për fillimin e punimeve;
- Njoftim për raportin e mbikqyrjes.
Shërbime
Masterplane
Rijetezim i hapesirave urbane
Hartimi i planeve te detajuara vendore
Projektim i objekteve spitalore
Projektim i objekteve kulturore
Projektim i objekteve rezidenciale
Projektim i objekteve sportive
Projektimi i objekteve commerciale
Projektimi i objekteve polifunksionale
Projektimi i objekteve industriale
Projektimi i rikualifikimit te objekteve universitare
Projektim i objekteve arsimore
Projektim i objekteve te sherbimit, Gas Station
Projektim i objekteve tregetare, Showroom
Projektimi i objekteve administrative
Projektim i komplekseve te banimit
Projektim i komplekseve me banesa individuale
Projektim i banesave individuale
Projektim i komplekseve turistike
Projektim i objekteve akomoduese, Hoteleri
Projektimi i brendshem i restoranteve
Projektim i brendshem i apartamenteve
Projektim i brendshem i hapesirave administrative
Projekti i brendshem i holleve, Ambjenteve pritese
Punë të kryera
Projekte
Pazari i Ri
Teatri ArTurbina
TOB - Teatri i Operas dhe Baletit
TID Vlora - Qendra Historike
UNICO Residence
Spitali Qëndror, QSUT
Millennium Garden, Tiranë
Rinas Airport Lounge
Animime