
ROMAY LIFT

SHQIPERI: Autostrada Tiranë - Durrës KM 6 Kashar, Tiranë
KOSOVE: Magj. Prishtinë - Mitrovicë KM 1 Arbëria 2, Prishtinë
kompanise
Përshkrimi
ROMAY LIFT është kompani e specializuar dhe me përvojë të gjatë në shitjet e ashensorve, si dhe pjesëve rezervë për të gjitha llojet e ashensorve!
Romay Lift u themelua në vitin 2010, dhe falë klientëve tanë sot janë distributori më i madh i pjesëve të ashensorit në Kosovë. Kompania ka të gjitha pjesët e nevojshme të një ashensori, duke përfshirë ashensorë të plotë. Romay Lift punon drejtpërdrejt me prodhuesit më të mëdhenj të ashensorëve në të gjithë botën , dhe janë vazhdimisht në kërkim të pjesëve moderne dhe me cilësi të lartë. Të gjitha produktet janë të certifikuara me
Certifikata Evropiane dhe Turke.
Qëllimi ynë në të ardhmen është të zgjerohemi në vende të ndryshme dhe të jemi shpërndarësi më i madh i pjesëve të ashensorëve në Ballkan.
Analizimi i tendencave botërore, krijimi i zgjidhjeve për kërkesat e klientëve tanë janë parimet tona më të rëndësishme. Dhe këto parime janë ato që na mbajnë duke u ofruar produkte të nivelit të lartë klientëve tanë.
Çfarë ofron
Ne jemi krenarë që ofrojmë shërbim të ngrohtë dhe miqësor për klientët tanë. Ne i dëgjojmë mirë klientët tanë dhe u sigurojmë atyre produktin më të përshtatshëm për nevojat e tyre, me qëllim maksimizimin e kënaqësisë së tyre.
Cilësia dhe shpejtësia janë aspektet tona të forta. Ne punojmë të orientuar drejt klientit dhe zgjidhjes. Romay Lift garanton siguri, cilësi, funksionalitet dhe instalim të lehtë.
"Udhëheqja nuk është një pozicion ose titull, është veprim dhe shembull". Ne besojmë se sigurimi i klientëve tanë me produktet më të mira, dhe sjellja e pajisjeve të modernizuara është një vlerë kryesore për kompaninë tonë.
Shërbime

Ashensora per magazina

Dyer ashensori

Kabina Ashensori

Kabina te ashensoreve nga prodhuesi HAS Elevator

Rinovim ashensoresh

Zevendesim dyersh per ashensore

Zevendesim kabinash ashensori

Butona te jashtem per ashensor

Butona ashensori

Ekrane per ashensor

Zevendesim butonash per ashensor

Binare dhe Shina per ashensore

Konstruksione per ashensor

Kuadro ashensori

Motorr per ashensor

Panele dhe motorra per te gjithe llojet e ashensoreve

Panele elektrike ashensori

Panele kontrolli per ashensor

Pjese elektrike dhe mekanike per ashensore

Pjese zevendesuese per ashensore
Punë të kryera





