Secondary Adv

F.BEST - Forca jone, CILESIA

 

Përshkrimi

Kompania Frutibest është themeluar në tetor të vitit 2006,nga dy ortakë në një sipërfaqe prej 15.000 metra/katrorë, ku posedon 15 linja prodhimi. Falë cilësisë së lartë të produkteve dhe cmimeve konkurruese, kjo kompani ka arritur një sukses të madh jo vetëm në tregun shqiptar, por duke e zgjeruar efikasitetin e saj tashmë ne tregun ballkanik dhe ate europian.

Teknologjia dhe Lënda e parë
Kompania F.Best operon në bazë të një teknologjie bashkëkohore dhe europiane. Makineritë i përkasin standarteve më të larta dhe janë prodhim i viteve të fundit. Gjithashtu vlen për tu theksuar se Austria është origjina e lëndës së parë e cila karakterizohet nga një cilësi superiore.

 

Karakteristikat e tubave F.Best
* Rezistenca ndaj nxehtësisë
* Ruajtja e formës origjinale dhe fleksibiliteti
* Rezistenca ndaj rrezeve ultraviolet
* Jetëgjatesia deri në 50 vjet
* Rezistenca kimike
* Transporti i lehtë

 

Certifikime
F.Best është e pajisur me çertifikata sigurie dhe cilësie: çertifikatë e lëndës së parë ; çertifikatë prodhimi ; çertifikatë e produktit ; çertifikatë cilësie.

 

Laboratori
F.Best eshte i pajisur laboratorin i cili sherben testimin e tubave te ujesjellesit. Ky laborator na vjen ne ndihme per te ofruar standardet me te larta europiane ne produktete tona.

Çfarë ofron

Tuba HDPE dhe HDPE-RC
Kompania jone sjell per here te pare ne tregun shqiptar linjen e prodhimit per tubat HDPE-RC me veshje te brendshme. Fabrika jone prodhon eksluzivisht per tregun Shqiptar tuba HDPE-RC. Tubat HDPE-RC karakterizohet nga nje rezistence e larte dhe qendrueshmeri deri ne 100 vite, kosto me e ulet, instalimi i lehte dhe i shpejte.F.Best prodhon tubat e plastikës nga polietileni (HDPE), të cilat shërbejne për përdorimin e ujit të pishëm dhe për vaditje. Tubat HDPE karakterizohen nga: rezistence ndaj korozionit, fleksibiliteti i larte, pesha e lehte, lehtesi ne instalim. Tuba HDPE100 RC me dimensione nga DN20 - DN315 me spresor PN6,PN10,20,25 dhe PN32.

Tuba të korriguar (Korrogato)
Tubat korrogato SN4 me veshje te brendshme blu dhe SN8 me veshje te brendshme te verdhe me dimensione nga DN110 -DN630. Këto tuba shërbejne për kanalizimet nëntokësore të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik. Tubat e korriguar janë pa presion dhe dy shtresore, ku shtresa e brendshme është e lëmuar, ndërsa shtresa e jashtme është e brinjëzuar.

 

Tuba PVC
Kompania ofron tubat PVC, të cilat kanë një përdorim mjaft të gjerë në kanalizimin e ujrave dhe në vaditje. Ngjyrat portokalli, e bardhe dhe gri. Tuba PVC me dimensione nga DN32-DN315 me spresor te trashe dhe te holle.

 

Tuba Pusi
Tubat e pusetave prodhohen nga lënda e parë PVC dhe janë mjaft të qëndrueshëm ndaj presionit dhe shembjeve të dheut. Ato janë të filetuar në kokë, në mënyrë që të jenë sa më të lehtë dhe të shpejtë në montim.

 

Tuba PPR:
F.Best ofron tuba të instalimeve të brendshme të presionit të lartë.

 

Rekorderi:
Kompania F.Best i shoqëron të gjitha këto produkte me rekorderitë përkatëse. Ato janë të dimensioneve dhe formave të ndryshme. PVC-PE-PPR.

 

Tuba elektrike:
Këto tuba shërbejne për mbrojtjen e kabllove elektrik në fushën e energjitikës dhe telekomunikacionit për mbrojtjen e fibrave optike. Ato janë të dimensioneve te ndryshme.

 

Tubi i butë:
F.Best prodhon tubin e butë nga lënda e parë PVC, i cili zë një përdorim mjaft të gjerë në përditshmërine tuaj, duke ju shërbyer për të vaditur kopshtin apo cdo gjë tjetër.

 

Kaseta plastike elektrike

 

Fuçi dhe bidona plastik

Shërbime

Fabrike per prodhimin e tubave plastik ne Shqiperi
Fabrike per prodhimin e tubave plastik ne Shqiperi
Fabrike prodhimi per tuba pusi
Fabrike prodhimi per tuba pusi
Prodhim bidona plastik
Prodhim bidona plastik
Prodhim fuci dhe depozita plastike
Prodhim fuci dhe depozita plastike
Prodhim kaseta plastike elektrike
Prodhim kaseta plastike elektrike
Prodhim rakorderi plastike ne Shqiperi
Prodhim rakorderi plastike ne Shqiperi
Prodhim tuba HDEPE polietileni per ujin e pijshem dhe vadijtje
Prodhim tuba HDEPE polietileni per ujin e pijshem dhe vadijtje
Prodhim tuba per mbrojtjen e kabllove elektrik
Prodhim tuba per mbrojtjen e kabllove elektrik
Prodhim tuba plastike per kanalizimin e ujrave
Prodhim tuba plastike per kanalizimin e ujrave
Prodhim tuba plastike per shkarkime
Prodhim tuba plastike per shkarkime
Prodhim tuba plastike per sisteme vaditese
Prodhim tuba plastike per sisteme vaditese
Prodhim tuba ppr per ujin e pijshem
Prodhim tuba ppr per ujin e pijshem
Rakorderi PVC, PE, PPR
Rakorderi PVC, PE, PPR
Tuba me rezistence kimike, ndaj nxehtesise dhe rrezeve ultra violet
Tuba me rezistence kimike, ndaj nxehtesise dhe rrezeve ultra violet
Tuba te korriguar per kanalizime te ujrave te zeza dhe ujrave atmosferik
Tuba te korriguar per kanalizime te ujrave te zeza dhe ujrave atmosferik

Katalogu

Katalog F.BEST - Forca jone, CILESIA

Certifikime

   

Video