Secondary Adv

ALB MATRIX GROUP shpk

 

Përshkrimi

ALB-MATRIX GROUP SHPK përfaqëson një rrjet të udhëhequr nga Lider gjithëpërfshirës, me përvojë shumëvjecare në industrinë e inxhinierisë, projektimit, zbatimit, financës, marketingut. Aplikimi i teknologjive në përgjigje të nevojës së klientëve për një cilësi më të lartë të produkteve,  ndihmojnë në uljen e kostos së përgjithshme & rritjen e funksionimit të sigurt dhe përmirësimin e pajtueshmërisë dhe konformitet.


Me një përkushtim të madh ndaj cilësisë, dhe me një ekip që përcjell entuziazëm dhe pasion për punën, kemi arritur bashkëpunime të suksesshme me mbi 50+ Kompani,  mbi 80+ kontrata shitje të SENSOREVE.


NA KONSIDERONI SI PARTNERE TE BESUAR, MBESHTETES & REVOLUCIONAR NE PROJEKTET TUAJA!

 

Ekipi ynë

Zbuloni njerëzit, qëllimin dhe historitë që po ndihmojnë në formimin e Shoqërisë që jemi sot dhe asaj që po projektojmë për të ardhmen. Me një EKIP të jashtëzakonshëm, me aftësi menaxhuese dhe kreativitet të lartë ne ja kemi dalë të rritemi brenda pak vitesh. Të jemi të besueshëm, e të korrim suksese dhe vlerësime pafund nga partnerët tanë me potencial të lartë. Çdo hap na ka mundësuar të përmbushim më mirë qëllimin tonë, dhe tashmë ne jemi profesionistë.

Me kalimin e viteve ne kemi zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme kompetencat tona për t'u bërë një ofrues i plotë i shërbimit, që i shton vlerë çdo marrëdhënieje dhe projekti me klientin. Klientët tanë mbështeten tek ne për të gjetur specialistë të aftë e të specializuar në shumë disiplina. Kaloni në një standard më të lartë sigurie, cilësie, shërbimi dhe aftësie.

Ne mbajmë përgjegjësi për të nesërmen dhe kjo nënkupton krijimin e zgjidhjeve inovative për sfidat që do të sjellë e ardhmja. Na frymëzon të qëndrojmë kureshtarë, të veprojmë në nivel lokal dhe të mendojmë ndërkombëtarisht.

Vlerat tona

 

Ne ruajmë me fanatizëm reputacionin tonë, bëhemi interpretues të mirë të punës dhe vlerësojmë cdo detaj.
Angazhimi për sigurinë
Vendosja e sigurisë ëshë në radhë të parë për ekipin tonë dhe partnerët. Ne kemi krijuar një mjedis me zero % incidente përmes programeve SAFETY në punë.

Integriteti & Socializimi
Përpiqemi të bëjmë  gjënë e duhur çdo herë, me etikë dhe ndershmëri.

Ndërtojmë marrëdhëniet pozitive
Gjithmonë të respektueshëm, promovojmë bashkëpunimet dhe ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme.

Besueshmëria
Ruajmë gjithçka që na është besuar, korrekt dhe të përgjegjshëm në cdo aspekt.

Përfshirja e komunitetit
Ne përpiqemi shpesh të sjellim ndryshime të mira në komunitetin ku jetojmë dhe punojmë.

Japim më të mirën
Përpiqemi për përsosmëri në gjithçka që bëjmë. Japim kontributin tonë në edukimin e brezave të ardhshëm.

Ne e shohim të ardhmen më qartë përmes tendencave kryesore në ndryshimin e standartit, shoqërisë, teknologjisë dhe burimeve. Sfidojmë ekipet tona që të punojnë me klientët tanë për të këshilluar mbi zgjidhjet e gatshme për sot dhe për vitet në vijim. Ndërtuar mbi forcë. Në çdo vend  ku ne operojmë, udhëheqësit tanë punojnë për të arritur misionin, drejtojnë vizionin dhe mbështesin besimet tona të përbashkëta.

 

 ALB-MATRIX ESHTE MEMA E 5 DIVIZIONEVE:

 

- Menaxhim dhe zbatimin e punimeve ne inxhnierinë CIvile.
- Planifikim Urban dhe Projektim.
- Mbjedhje te dhenash dhe modelim Gjeo Hapësinor 2D/3D (Gjeodezi/Gjeologji/Gjeofizike/Monitorim/BIM)
- Sensore/Paisje për Inxhineri, Ndërtim dhe Arkitekturë. (Shitje/Qera/Riparim)
- Financë Kontabël

 

BRANDET e Kompanisë:

GEO SENSORS 

Jemi përfaqësues zyrtarë të Kompanive Lider në botë për cdo SENSOR të mbledhjes së të dhënave GJEO. Me një ekip të magjepsur nga teknologjia, ne arrijmë ti kuptojmë klientët tanë. Ne qëndrojmë fort në anën e tyre me ide të jashtëzakonshme dhe zgjidhje efektive. Për t'ju dhënë mbështetjen, klientëve tanë, ne ofrojmë besueshmëri 100% për cdo SENSOR, kontroll të cilësisë dhe gatishmëri në cdo kohë. Kështu së bashku me ju ne i kapërcejmë sfidat e mëdha dhe përmirësojmë cilësinë e shërbimit.

Bazuar në përvojën shumëvjeçare, ne ofrojmë zgjidhje të produkteve të prodhuara me standarde Europiane. Duke bërë këtë, ne përqendrohemi qëllimisht në tregje kryesore të zgjedhura, sfidat e të cilave ne i dimë dhe i kuptojmë në cdo koncept deri në rotacionin e fundit.

Të gjithë SENSORET tanë kanë përqasje në fushat si:  Gjeofizikë, Sizmikë, Gjeologji, Monitorim, Gjeodezi, Inxhinieri, Ndërtim etj.  Ekipi jonë i përkushtuar, entuziast dhe stimulues vendoset në dispozicionin e klientëve për rezervime të takimeve, demostrime apo konsulenca falas.  Trajnime për përdorimin e Paisjeve & organizime konferencash për profesionistë Inxhinierë Gjeodet, Gjeolog, Arkitektë, Arkeolog dhe studente në program studimi ose të sapodiplomuar.

Ne zhvillojmë ide dhe zgjidhje sensoresh për t’iu përshtatur kushteve të vështira të terrenit. Versione të ndryshme instrumentash, ku përvec garancisë së padiskutueshme, përshtaten dhe përmbushin të gjitha kushtet & kërkesat në lidhje me cdo nevojë të partnerëve. Ekspertët tanë inteligjentë parashikojnë dhe japin kontribut të rëndësishëm në departamentet e vecanta të GEO SENSORS që zhvillojnë shërbimin e servisimit dhe riparimit të  SENSOREVE të ndryshëm.

Përfitoni nga benefitet që gjeneratat e GEO SENSORS ofrojnë për ju, me ndjeshmërinë dhe precizitetin e garantuar ju do të keni sigurinë, qetësinë dhe arritje të suksesshme në projektet tuaja 

GEO-MATRIX SOLUTIONS

 

Geo Matrix Solutions, pjesë e ALB MATRIX GROUP, është sot një nga kompanitë më inovative në fushën e teknologjive gjeohapësinore dhe të rilevimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. E krijuar në vitin 2020, në vetëm pak vite ka arritur të diferencohet për cilësinë, saktësinë dhe përdorimin e teknologjive më të avancuara në shërbimet Gjeodezike, Gjeofizike, Gjeologjike dhe Inxhinierike, duke kontribuar në dhjetëra projekte madhore publike dhe private.

 

Teknologjia më e avancuar dhe inovacioni janë themeli i punës sonë, duke na mundësuar të kryejmë skanime ajrore me LiDAR të linjave të tensionit të lartë, rilevime topografike të zonave në zhvillim, dokumentim 3D të monumenteve kulturore dhe përdorimin e GPR për zbulime nëntokësore pa gërmim.

 

Një nga projektet më përfaqësuese është skanimi ajror 3D me sistemin LiDAR për linjën 400 kV Fier–Elbasan–Qafë Thanë, një risi teknologjike e implementuar për herë të parë në Shqipëri me avion të pajisur me Sensorë LiDAR të avancuar. Po ashtu, kompania ka realizuar me sukses skanime 3D të kishave historike në Shkodër, Pogradec, Durres, Gjirokaster dhe Sarande skanimin e urës së re mbi Drin në Kukës, skanimin e Stadiumit të Gjilanit dhe të strukturës ikone “Veliera” në Durrës, ku është ndërtuar një model BIM të detajuar.

Në fushën e energjisë së rinovueshme, GEO-MATRIX SOLUTIONS ka realizuar rilevime topografike të detajuara me dron dhe sistemin LiDAR në Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi për ndërtimin e parqeve fotovoltaike dhe eolike. Skanimet e terrenit janë integruar në modele 3D për të ndihmuar projektimin efikas dhe reduktimin e kostove. 

 

Në industrinë minerare, kompania ka kryer matje topografike dhe volumetrike në minierat e Bulqizës, Batër, Krastë, Cërujë e të tjera, duke përdorur instrumeta si Total Station, LiDAR, Laser Scanner për modele të sakta dhe të vizualizuara në software CAD/GIS.

 

Një tjetër drejtim strategjik është përdorimi i teknologjisë GPR (Ground Penetrating Radar), veçanërisht në projekte si “Muzeu Besa” apo Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku skanimi nëntokësor është përdorur për identifikimin e instalimeve nëntokësore dhe strukturave të fshehura, duke ulur rrezikun në gërmimin dhe duke garantuar siguri në çdo fazë.

 

Geo Matrix Solutions ofron gjithashtu përpunim dhe analizë të të dhënave në platformat më të avancuara CAD dhe GIS, përfshirë modelime 2D/3D, izohipse, dixhitalizime, konvertime koordinatash dhe shapefile, si dhe zhvillim të dokumentacionit teknik për projekte komplekse.

 

 

Stafi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar, të përkushtuar në çdo projekt – nga rilevimi i fasadave të ndërtesave historike, deri te hartimi i modeleve “As-Built” pas përfundimit të projekteve inxhinierike. Aftësia jonë për të sjellë teknologjinë në funksion të saktësisë dhe dokumentimit të objekteve me rëndësi arkitekturore apo inxhinierike na bën një partner strategjik për çdo projekt që kërkon më shumë se thjesht matje: kërkon vizion, cilësi dhe rezultate konkrete.Për ne, çdo projekt është unik, dhe çdo klient është partner në sukses. GEO-MATRIX SOLUTIONS është gati t’ju ofrojë zgjidhjen më të mirë për nevojat tuaja – nga toka, në ajër dhe përtej sipërfaqes. 

Shërbimet që GEO-MATRIX SOLUTIONS ofron:

3D LiDAR & Laser Scanning 

• Skanim me Laser Scanner 3D

• Skanim me sistem LiDAR

• Skanim me sistem MLS Mobile Laser Scanner

• Fotogrametri 

 

Miniera

• Matje topo-markshajderike dhe modelim 3D në Miniera

 

Topografi/Gjeodezi

• Rilevime Topografike

• Kadastër

 

Zbatim ne ndertim

• Piketim objektesh

• Piketim veprash arti, rrugë, ura, hekurudha, diga, konstruksione metalike

• Përllogaritje volumesh

 

Monitorim

• Monitorim të objekteve inxhinierike

• Monitorim i Lëvizjeve të tokës

• Monitorim i Digave te Liqenve 

• Monitorim i Urave 

• Monitorim Skarpatave

 

Gjeoteknik/Gjeologji

• Studim Gjeoteknik, Gjeologjik

• Shpime gjeologjike 

 

Gjeofizik 

• Studim Gjeofizik

• Skanim nëntokësor GPR, Ground Penetration Radar

• Zbulim i rrjeteve nëntokësore, kabujve elektrik, tubacioneve

 

 Arkeologji

• 3D Laser Scanning (LS) 

• Ground Penetrating Radar (GPR) 

• Fotogrametria ajrore dhe tokësore 

Shërbime

Skanim me sistem MLS Mobile Laser Scanner
Skanim me sistem MLS Mobile Laser Scanner
Zbatim ne ndertim, Piketim objektesh
Zbatim ne ndertim, Piketim objektesh
Monitorim i Levizjeve
Monitorim i Levizjeve
Sizmologji
Sizmologji
GIS Perpunim dhe analizim hartash
GIS Perpunim dhe analizim hartash
Konsulence inxhinierike
Konsulence inxhinierike
Arkeologji
Arkeologji
Markshajderi
Markshajderi
Monitorimi i Digave
Monitorimi i Digave
Rivelim Topografike
Rivelim Topografike
Rivelime Kdastrale
Rivelime Kdastrale
Rrjete Gjeodezike
Rrjete Gjeodezike
Sherbim Batimetrik
Sherbim Batimetrik
Skanim i konstruksioneve metalike
Skanim i konstruksioneve metalike
Skanime me lazer skaner
Skanime me lazer skaner
Skanime me LiDAR
Skanime me LiDAR
Zbulim i rrjeteve nentokesore kabujve elektrik, tubacioneve
Zbulim i rrjeteve nentokesore kabujve elektrik, tubacioneve

Punë të kryera

3D Laser Scanner me qellim projektimin e fasades se objektit, Prishtine
3D Laser Scanner me qellim projektimin e fasades se objektit, Prishtine
3D Laser Scanner, Stadiumi Gjilanit, Kosove
3D Laser Scanner, Stadiumi Gjilanit, Kosove
As Built Shen-Meri
As Built Shen-Meri
LiDAR Mapping, HEC-G1
LiDAR Mapping, HEC-G1
LiDAR Mapping, Park eolik Tropoje
LiDAR Mapping, Park eolik Tropoje
Lidar Mapping, Park eolik, Korce
Lidar Mapping, Park eolik, Korce
LiDAR Scanning Montenegro
LiDAR Scanning Montenegro
LiDAR Scanning, ESP Project, Erseke, Korce
LiDAR Scanning, ESP Project, Erseke, Korce
Muzeu BESA  Ground Penetrating Radar ( GPR )
Muzeu BESA Ground Penetrating Radar ( GPR )
Perdorimi i teknologjise GPR ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes
Perdorimi i teknologjise GPR ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes
Rilevim Fasade, Vena
Rilevim Fasade, Vena
Rilevim topografik dhe identifikimi i rrjeteve elektrike edhe fibrave optike me Locator
Rilevim topografik dhe identifikimi i rrjeteve elektrike edhe fibrave optike me Locator
Rilevim Topografik, Dajt
Rilevim Topografik, Dajt
Rilevim Topografik, ish-rafineria Ballsh
Rilevim Topografik, ish-rafineria Ballsh
Rilevim Topografik,Sarande
Rilevim Topografik,Sarande
Skanim 3D me Laser Scanner i ures metalike mbi lumin Drin, Kukes
Skanim 3D me Laser Scanner i ures metalike mbi lumin Drin, Kukes
Skanimi 3D Laser Scanner i një objekti në Golem
Skanimi 3D Laser Scanner i një objekti në Golem
Skanimi i Linjave Elektrike me LiDAR, Perrenjas
Skanimi i Linjave Elektrike me LiDAR, Perrenjas
Skanimi i puseve të naftes, Ballsh
Skanimi i puseve të naftes, Ballsh
Skanimi me 3D Laser Scanner i Muzeut Kombetar te Kosoves
Skanimi me 3D Laser Scanner i Muzeut Kombetar te Kosoves
Skanimi Rilevim Topografik i minierave në Bulqize
Skanimi Rilevim Topografik i minierave në Bulqize
Veliera  Konstruktion Metalik Skanim me 3D Laser Scanner, Durres
Veliera Konstruktion Metalik Skanim me 3D Laser Scanner, Durres