
LIM-EM

Adresa: Dervish Hatixhe, Rezidenca Mozart, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
LIM-EM themeluar në vitin 1999, me një eksperiencë mbi 22-vjeçare në tregun e ideve dhe të veprave inxhinierike, vazhdon të zgjerohet me baza të forta, me një portofol projektesh të suksesshme, të realizuara nga një ekip i madh dhe i konsoliduar profesionistësh.
Sot, LIM-EM është një nga kompanitë e ndërtimit më prestigjoze në Shqipëri, duke mbajtur lart njëkohësisht emrin e kompanisë dhe cilësinë e ndërtimit. Ne projektojmë objekte të cilat do të mbeten për shumë gjenerata. Jemi krenarë që jemi pjesë e zhvillimit të qyteteve në Shqipëri.
Pasioni ynë për të qenë krijues dhe për të ndërtuar me cilësi, legjitimohet nga eleganca e projekteve që përzgjedhim për të vënë në jetë.
Kompleksi Elitar Novus
Kompleks Elitar me vendodhje në Bulevardin e Ri, 300 metra larg Unazës së Vogël, në një zonë e cila do të ketë një zhvillim shumë të shpejtë. Kompleksi Novus ka arkitekturë moderne me standarde Europiane ku ofron zona të dedikuara për këmbësore dhe biçikleta, shkolla, supermarkete, kopshte, çerdhe, klinika shëndetësore, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme, destinacione argetimi etj. Avantazhet e projektit jane: fasadë e ventiluar dhe e veshur me panel alumini, izolimi i mureve me dopio tullë dhe lesh guri në mes akustik dhe termik, dritaret janë termike dhe akustike me dopio xham, planimetri funksionale dhe lartësia e apartamenteve 3.23m Investim i sigurtë, rifiniturat e brëndshme shumë cilësore, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, pjesë rekreative në brendësi të godinës.
Pikat kryesore të projektit:
1. Kompleks Multifunksional
2. Cilësia e lartë e ndërtimit
3. Planimetri funksionale
4. Vendndodhje afër Unazës së Vogël
Çmimet
Kompania Lim-Em është vlerësuar me çmimin e Cilësisë IQC (International Quality Crown Award) duke ngritur kurorën e cilësisë në Londër, e njëkohësisht duke mbajtur lart emrin prestigjoz të kompanisë, dhe duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar mbi Cilësinë nga BID (Business Initiative Directions). Për Lim-Em cilësia është prioritet dhe pjesë e pandarë e filozofisë së punës.
Kompania Lim-Em është vlerësuar me çmimin “Ylli i Artë”, në Konventën e 16-të Ndërkombëtare, për “Lidership në Cilësi”, në Paris dhe punon konform të gjitha standarteve duke marrë çertifikime mbi mënyrën e menaxhimit të çdo komponenti lidhur me ndërtimin!
Çfarë ofron
Lim EM ofron projekte ambicioze, komplekse multifunksionale qe kane në thelb realizimin e një hapsire banimi me një cilësi të lartë jetese. Pas 20 vjetësh, mbi themelet tona ngrihen plot hijeshi 21 projekte të realizuara nga një ekip i konsoliduar me 150 profesionistë.
Pas gjithë kësaj kohe, vazhdojmë t’i kemi sytë nga e ardhmja. Ajo që ndërtojmë do të mbetet për shumë gjenerata, dhe jemi krenarë që jemi pjesë e zhvillimit të qyteteve në Shqipëri! Çdo gjë që bëjmë, krijohet duke patur në qendër të vëmendjes njeriun. Ne besojmë se krijojmë jo vetëm vende pune dhe shtëpi, por një të ardhme më të mirë për të gjithe.
Shërbime

Kompani e certifikur ne fushen e projektimeve dhe ndertimeve

Ndertim banesash, kompleksesh, rezidencash, pallatesh etj

Projekte ndertimi ne zhvillim

Ndertime rezidenciale dhe komerciale

Objekte te ndertimit te larte dhe ndertimit te ulet

Projektime ne fushen e ndertimeve civile

Ndertime ekologjike te cilesise se larte

Ndertime civile dhe vepra infrastrukturore

Ndertime objektesh te klasit te larte dhe inovative

Projektim, zbatim, ndertim

Qendra komerciale, tregtare

Apartamente komode dhe cilesore

Projekte civile dhe biznesi

Objekte rezidenciale

Hapesira banimi me cilesi te larte jetese
Punë të kryera

MOZART, Rruga Dervish Hatixhe

LUXUR 1, Rruga Tefta Tashko Koco

LUXOR 2,Rruga Gjergj Legisi

SIXTEEN TOWER, Rruga Donika Kastrioti

POOL TOWER, Rruga Dritan Hoxha

AMORA, Rruga e Elbasanit

LIBURNIA, Rruga Taulantia Durrës
Projekte

AURA, Rruga Dritan Hoxha

NOVUS, Rruga Karl Gega, Bulevardi i Ri

GARDENIA, Rruga Besim Imami

LUXOR 3, Rruga Tefta Tashko Koco

THE NEW BOULEVARD, Bulevardi i Ri