
XHIHANI SHA

Adresa 1: Autostrada Tirane-Durres KM 7, Tirana, Albania
Adresa 2: Superstrada Kavajë - Durrës
Adresa 3: Rruga Nacionale Elbasan-Librazhd, Elbasan
kompanise
Përshkrimi
Xhihani SHA u themelua në vitin 1993 si ndërmarrje transporti pasagjerësh që operonte nëpërmjet disa autobuzeve dhe microbuzeve. Shumë shpejt automjetet tona filluan të shfaqnin probleme teknike dhe këtu na lindi nevoja për të gjetur pjese këmbimi për makineri të rënda, që në Shqipërinë e asaj kohe ishte e pamunudur ti gjeje. Kështu, bazuar në një nevojë reale të tregut dhe pas një sërë konsultimesh të kujdesshme me disa partnerë në vendet fqinje, vendosëm të hyjmë në biznesin e “pjesëve të këmbimit për makineritë e rënda”. Filluam të vegjël, por shume shpejt kërkesa e tregut kapërceu kapacitetet tona dhe na duhej të zgjeroheshim, si në sipërfaqe ashtu dhe në shërbime. Sot kemi më shumë se 3450 m2 hapësirë magazinimi (2800 m2 në filialin tonë në Kavajë, dhe 650 m2 në Tiranë, e shtrirë në një hapësirë prej 16.000 m2). Në Kavajë, mund të gjeni gjithashtu edhe servisin më të madh të makinerive të rënda në vend, që përfshin një sipërfaqe më shumë se 1100 m2 dhe fjalën e fundit të teknologjisë së fushës.
Tashmë jemi importuesi më i madh i pjeseve te këmbimit për makineritë e rënda në vend, një nga më të mëdhenjtë në rajon dhe kompania është kthyer në një pikë referimi për tregun e pjesëve të këmbimit për makineritë e rënda. Me mbi 70,000 kode produktesh, te cilat perfshijne pjesë kembimi të reja për makineri të rënda, ne ju ofrojmë akses të menjëhershem në shumicën e markave më mira mbarëbotërore. Pranë magazinave tona ju mund të gjeni cdo gjë që u duhet makinerive tuaja të rënda.
Me punën tonë ndër vite dhe përkushtim të palodhur kemi fituar një reputacion si importuesit e markave më të mira nga e gjithë bota. Kemi partneritete të ngushta me shumë prodhues dhe furnitorë dhe jemi importues ekskluzivë në Shqipëri për më shumë se 150 marka. Ekspertiza dhe rrjeti i gjerë i partnerëve na lejon t’u ofrojmë klientëve tanë cilësinë më të lartë me koston më të ulët në një kohë rekord.
Por mbi të gjitha, ne jemi krenarë për marrëdhëniet afatgjata që kemi ndërtuar me klientët tanë, disa prej të cilëve kanë bashkëpunuar me ne për më shumë se 25 vjet. Klientët tanë i besojnë ekspertizës sonë dhe e dinë që kompania jonë ofron sherbim one-stop shop, ku me një ndalesë të vetme ata plotesojnë gjithë nevojat e tyre dhe gjithmonë mund të mbështeten tek ne.
Çfarë ofron
Produkte të markave më të mira
Ne ofrojmë vetëm markat më të mira kur u zëvendesojme ose ju vete blini pjesë këmbimi.
Servisi për makineritë e rënda
Sherbime servisi për makineri të rënda u ofrohet nga teknikët më të mirë të fushes, të specializuar në makineri të rënda.
Mirëmbajtja parandaluese
Makineritë tuaja kërkojnë mirëmbajtje rutine, e cila në afatgjatë do t’ju kursejë shumë para duke parandaluar riparime të mëdha.
Diagnostifikimi i saktë në kompjuter
I besoni sistemit tonë të kompjuterizuar per dignostifikimin e motorit të makinerisë tuaj.
Pjesë këmbimi për makineri të rënda
Xhihani SHA për më shumë se 25 vjet ka krijuar partneritete të ngushta me prodhuesit dhe furnitorët më të mëdhenj të pjesëve të kembimit për makineritë e rënda. Duke mbajtur parasysh këtë fakt, dhe shumë faktorë të tjerë, ne me plot bindje mund tu themi se ofrojmë çmimin më të ulët dhe më të qëndrueshëm në treg për pjesët e këmbimit të makinerive të rënda.
Ne kemi partneritet vetëm me prodhuesit më seriozë në botë të pjesëve të këmbimit për makineritë e rënda, duke siguruar çmime të pakundshme, cilësi, dhe autenticitet të produkteve që ofrojmë. Partnerët tanë janë një rrjet i gjerë prodhuesish dhe shitësish që na lejojnë t’u sjellim ju gamën më të gjërë të pjesëve të këmbimit të makinerive të rënda në vend, gamë e cila përfshin edhe shumë marka ekskluzive.
Shërbime

Balestra

Berryla dhe Tubacione per Pompa dhe BetonPompa

Depozita uji per mjete te renda

Dhembe, suporte dhe lama

Disqe freni

Ferrota per mjete te renda

Injektore mekanik dhe elektrik

Jastike ajri per mjete te renda

Kavallota

Kite freksioni

Kova eskavatori

Kushineta Timken

Lubrifikante dhe sisteme filtrimi per mjete te renda

Permistopa Corteco

Pistona, Kemisha, Fasho, Bronzina, Set Gunicionesh, Testato, Valvula

Pjese kembimi per Eskavatore, Fadroma

Pjese kembimi per Kamiona, Pompa betoni, Betoniere

Pjese kembimi Star

Pjese motorrike

Pompa per kamiona, Fadroma, Eskavatore, Betonpomp, Betoniereve

Premistope Vaji hidraulik

Preza force per betoniere dhe pompa

Qypa per betoniere dhe Pompa betoni

Radiatore Uji, Vaji, Interkuleri, Kondicioneri dhe te Ajrit te Gabines

Reduktore per pompa betoni dhe Betoniere

Rimonte per pompa betoni dhe betoniere

Riparim i motorrave per mjete te renda

Riparim Rigjenerim i DPF-FAP

Riparime dhe Pjese kembimi per autobuze

Riparime freksioni per kamiona dhe Autobuze

Rrula te Siperm dhe Rrula te Poshtem, Rrotamotrice dhe Rrotadrejtuese per eskavatore

Tuba vaji

Vibratore per impiante betoni, impiante inerte, pompa betoni

Xhunto per eskavatore

Zinxhira Hekuri, Zinxhira Gome
Partnere
Bonfigliol Trasmital, CIFA, CNH, Continental Contitech, CORTECO, COSIBO, COS.PEL, DAF, Donaldson, EFFEBI, Elca Radiocomandi, ERREVI, Febi Bilstein, FERODO, FP DIESEL, FrigAir, Garret Turbochargers, GB GROUP, GLYCO, GOETZE, HOLSET Turbochargers, Hydrocar, ISUZU Genuine Parts, IVECO,IVG,KNORR-BREMSE,LE.MA,MAN,MECDIESEL,MEGORI,Mercedes Benz, Metallurgica Valchiese, Mollebalestra, NetSeals, New Holland Construction, Niiral, OMFB, OMP, Optibelt, Pakelo, Payen, Putzmeister, Renault Trucks, SACHS, SCANIA, Euroricambi, VOLVO, WABCO.