Secondary Adv

FUSION ENGINEERING VENTURE

 

Përshkrimi

Kompania jone perbehet nga nje grup inxhinieresh & arkitektesh me nje eksperience te kombinuar 40+ vjeçare e cila perfshin mundesine e dhenies se konsulences & ekspertizes per fusha te ndryshme te industrise duke siguruar profesionalizmin e duhur perballe kerkesave te klienteve tane. Me anë të këtij bashkëpunimi ne arrijmë të realizojmë projekte të ndryshme në fusha të ndryshme të sektorit inxhinierik dhe Arkitekturor. Si nje organizem multidisiplinor, ekipi ynë i konsulentëve përfshin profesionistë të kualifikuar me përzierje të aftësive teknike dhe organizative, arsimit, ekspertizës, inovacionit dhe certifikimeve të nivelit të lartë. Ne bashkëpunojmë me konsulentë specialistë në disiplina të ndryshme specifike për të ofruar një gamë më të gjerë shërbimesh që janë shumë konkuruese e me qasje të thjeshtuara. Shërbimet tona mund të variojnë nga planifikimi, përmes zbatimit, deri tek auditimi dhe rishikimi konform nevojave te klienteve tane. Ne mund të zhvillojmë zgjidhje unike ose të ofrojmë një shërbim të specializuar, bazuar në përvojën tonë në industritë tuaja ose të ngjashme, për të përmbushur pritshmëritë përkatëse.

 

MISIONI YNË

Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje profesionale, në kohë, cilësore dhe praktike për të ndihmuar klientët tanë në identifikimin e nevojave të tyre specifike, më pas në dizajnimin e zgjidhjeve efektive dhe praktike për të lehtesuar dhe menaxhuar kërkesat apo pritshmerite e tyre në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare. Ne krenohemi që punojmë së bashku me klientët tanë, në çdo nivel organizativ, për t'i ndihmuar ata në arritjen dhe/ose ruajtjen e kujdesit të duhur kundrejt përputhshmërisë me normativat rregullatore. Ne synojmë të jemi të fokusuar në Praktikat dhe Zgjidhjet më të mira të përshtatshme për nevojat e klientëve tanë.

 

FOKUSI I EKIPIT TONE
“FUSION ENGINEERING VENTURE” Ofron profesionistë me përvojë dhe të nje niveli të lartë. Ne krenohemi që jemi të përditësuar me trendet përkatëse të industrisë dhe ato rregullatore, duke përdorur në mënyrë efektive ato njohuri për të ndihmuar dhe mbështetur klientët tanë ne arritjet e tyre dhe aty ku është e mundur, praktikisht edhe tejkalimin e objektivave të tyre.

 

1. SHERBIME & MENAXHIMI I SIGURISE E SHENDETIT NE PUNE

Sherbimet E Pergjitheshme / Hartim Dokumentacioni Profesional Per Sigurine Dhe Shendetin Ne Pune [SSHP]
-    Hartimi I Dokumentit Te Vleresimit Te Rrisqeve Per Vendet & Pozicionet E Punes [DVR]
-    Hartimi I Planit Te Sigurise Dhe Shendetit Ne Pune [PSSP]
-    Hartimi I Planit Operativ Te Sigurise [POS]
-    Hartimi I Lanit Te Sigurise Dhe Koordinimit [PSK]
-    Hartimi I Planit Te Emergjencave
-    Krijimi I Keshillit Te Sigurise
-    Pergatitja E Skemave Te Evakuimit Dhe Trajnimi E Provat Perkatese
-    Hartimi I Rregulloreve Te SSHP Personalizuar Per Kompanine Tuaj
-    Hartimi I Procedurave Te Punes Sipas Tipologjise Se Subjektit Tuaj
-    Hartimi I Metodologjive Te Sigurta Te Punes [WSMS]
-    Hartime Te Formateve Te Raportimeve Per Ceshtje Te SSHP
-    Hartime Te Formateve Te Investigimimeve Te Incidenteve Brenda Kompanise Tuaj Me Qellim Nxjerrjen E Mangesive Dhe Permiresimin E Tyre.
-    Hartimi Dhe Mirembajtja E Dokumentacionit Per ISO45001
-    Hartimi I Sistemit Te Mbrojtjes Kolektive Per Eleminimin E Renieve Nga Lartesia, Duke Ju Pershtatur Planimetrise Se Objektit Tuaj.

Sherbimet Kontraktuale / Ofrimi I Personelit Profesional
-    Ofrimi I Sherbimit Te Personit Perjegjes Per SSHP Prane Kompanise Tuaj (Me Kohe Te Pjeseshme Ose Te Plote).
-    Ofrimi I Sherbimit Te Koordinatorit Te SSHP Ne Fazen E Zbatimit Prane Kantierit Tuaj (Me Kohe Te Pjeseshme Ose Te Plote).
-    Ofrimi I Sherbimit Te Koordinatorit Te SSHP Ne Fazen E Projektimit Per Projektin Tuaj (Me Kohe Te Pjeseshme Ose Te Plote).
-    Ofrimi I Sherbimit Te Oficerit Te SSHP Gjate Projektit Tuaj (Me Kohe Te Pjeseshme Ose Te Plote).
-    Ofrimi I Sherbimit Te Menaxherit Te SSHP Per Kompanine Tuaj (Me Kohe Te Pjeseshme Ose Te Plote).
-    Ofrimi I Sherbimit Te Supervizorit Te SSHP Per Kompanine Tuaj (Me Kohe Te Pjeseshme).


2. MENAXHIMI & KOSULENCA MJEDISORE, CERTIFIKIME LEED ETJ.

- AUDITIM MJEDISOR
Auditimi mjedisor është një proces specifik i cili kërkon njohje të shumanshme të natyrës, shkaqeve dhe të çështjeve të veçanta të ndotjes mjedisore. Për këtë qëllim një ekspert mjedisor duhet të ketë njohuri lidhur me: mënyrën se si menaxhohet një auditim mjedisor, metodikën, procedura etj. Kjo është çështje e karakterit të përgjithshëm por kanë të bëjnë njëkohësisht dhe me hartimin e një programi auditimit i cili ka elementet përbërës të tij. Një çështje tjetër lidhet me vlerësimet e auditit mjedisor dhe se si këto vlerësime do të shërbejnë për të ndërmarrë masa parandaluese në të ardhmen. Kështu që raportet e AM janë jo vetëm konstatuese por propozojnë dhe masa konkrete për të parandaluar ndotjet në të ardhmen. Raporti i auditimit ashtu si dhe raporti i VNM duhet të përmbajë informacionet, analizat, konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse.

- ASISTENCË PËR PAJISJE ME LEJE MJEDISORE TË TIPIT A, B DHE C
Ekspertët tanë ju ofrojnë asistencë në plotësimin, grumbullimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm teknik që I duhet një kompanie për të aplikuar pranë sportelit të QKB-së për leje Mjedisore. Punonjësit tane zoterojne njohuri të Legjislacionit Mjedisor, me një eksperiencë disa vjeçare në kete sektor dhe mbështesin bashkëpunëtorët e tyre dhe klientët deri në zgjidhjen e plotë të cdo problematike Mjedisore.
“Leje mjedisi e tipit A” është leja për veprimtaritë e përcaktuara në aneksin 1/A, e përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe e firmosur nga ministri, të lëshuar nga QKL-ja, që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose pjesërisht, instalimit të tipit A.
“Leje mjedisi e tipit B” është leja e përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe e firmosur nga ministri, e cila lëshohet nga QKL-ja, që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose pjesërisht, instalimit të tipit B.
“Leje mjedisi e tipit C” është leja e miratuar nga agjencia rajonale e mjedisit dhe e lëshuar nga QKL-ja, që i jep të drejtën e funksionimit, tërësisht ose pjesërisht, instalimit të tipit C.

-VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR
Vlerësimi Strategjik Mjedisor nënkupton procedurën standarde, sistematike dhe tërësore me të cilën vlerësohen efektet në mjedis të aktiviteteve zhvillimore të Planeve dhe Programeve. VSM është instrument për përmirësimin e planeve dhe Programeve që mishërojnë dimensionin mjedisor gjatë hartimit të Programeve të Bashkëpunimit, duke u fokusuar në minimizimin e rreziqeve dhe efekteve mjedisore, si edhe në maksimizimin e dobive mjedisore gjatë ndërhyrjeve të propozuara.
Përveç kësaj, raporti mjedisor VSM kontribuon në hartimin e një strategjie efektive për rehabilitimin mjedisor duke marrë masat e duhura.

- HARTIMI I PLANEVE PËR MENAXHIMIN MJEDISOR
Plan i Menaxhimit Mjedisor (PMM) identifikon parimet, qasje, procedurat dhe metodat që do të përdoren për të kontrolluar dhe minimizuar ndikimet mjedisore dhe sociale të të gjitha aktiviteteve operative. Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të kompanisë për përsosmëri në performancën mjedisore dhe sociale .

- PLOTËSIME TË KUSHTEVE TË LEJES MJEDISORE
Kompania në momentin që pajiset me leje Mjedisore ajo duhet të hartojë një sërë politikash Mjedisore (dokumenta, trajnime mjedisore etj). Ne ofrojmë përgatitjen e një sërë dokumentash teknike dhe bëjmë konsulencën që kompania të jetë në përputhje me kërkesat ligjore. Ky dokumentacion dorëzohet në institucionet përkatëse.

- VLERËSIM NDIKIMI NË MJEDIS [VNM]
Procesi i hartimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM),
Qëllimi i VNM-së është që të sigurojë që mjedisi në zonën ku zbatohet projekti do të konsiderohet i lidhur me gjithë çështjet e tjera të rëndësishme, në çdo etapë të tij. Me një eksperiencë te konsiderueshme dhe eksperte të mirënjohur në kete fushe, ofrohet Vlerësimi i Ndikimeve në mjedis paraprake ose të thelluar për shoqëri të ndryshme. Kjo është një procedurë që ne e ndjekim në cdo fazë aplikimi.

- PROJEKTE PËR REHABILITIMIN MJEDISOR
Hartimi i ekspertizave dhe projekteve të rehabilitimit të mjedisit me qëllime minimizimi i ndikimit në mjedise të një aktiviteti i cili zhvillohet në një zonë pyjore, ose në mjedisin biologjik në tërësi. (punimet e zbulimit dhe shfrytëzimit të mineraleve të llojeve të ndryshme metalore dhe jometalore, ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim e hidrocentraleve, ndërtimi i rrugëve dhe i landfill-eve të ndryshme, etj.

- ÇERTIFIKIME NDERKOMBETARE PER PROJEKTIN TUAJ
Asistojme Subjektin tuaj në të gjitha fazat e projektit që nga ideimi i një projekti, projektimi i tij dhe implementimi. Gjithashtu Çertifikojme Projektin ne bashkepunim me Partnerin tone Nderkombetar “BUREAU VERITAS”

- PROJEKTE TE DEKANTIMIT PER SUBJEKTE TE TIPEVE TE NDRYSHEM
Realizimi i projekteve te dekantuesve dhe gjithashtu implementimin / zbatimin e tyre.

 

3.  KONSULENCE, CERTIFIKIME & MENAXHIM I SIGURISE USHQIMORE (ISO22000, HACCP, IFS & TE TJERA)

- Ofrimi I Sherbimit Te Auditimit Mbi Permbushjen E Standarteve Dhe Legjislacionit Ne Fuqi
- Ofrimi I Sherbimit Te Konsulences Periodike Per Mirembajtjen E Sistemit Te Sigurise Ushqimore
- Ofrimi I Sherbimit Te Implementimit Te Standarteve Nderkombetare Si ISO22000 Etj. Ne Kompanine Tuaj.
- Ofrimi I Sherbimit Te Certifikimit Te Subjekteve Prodhuese Ushqimore Sipas Standarteve Nderkombetare.

 

4. MBROJTJA NGA ZJARRI (PROJEKTIM – IMPLEMENTIM – TRAJNIME – VLERESIMI I RRISKUT NGA ZJARRI - EKSPERTIZE ETJ.)

- INXHINIERIA E MBROJTJES NGA ZJARRI [Projektim-Trajnime-Ekspertize-Implementim Sistemesh Etj.]
Kompania Jone ofron konsulencë për sigurinë nga zjarri për arkitektët, kontraktorët dhe kompanitë e pasurive të paluajtshme dhe kryen vlerësime të sigurisë nga zjarri të ndërtesave, veçanërisht në lidhje me rinovimin e ndërtesave të vjetra, duke siguruar përputhjen e legjislacionit me të gjitha ligjet dhe rregulloret aktuale së bashku me dizajnin e bazuar në performancë. Ka shumë aspekte për t'u marrë parasysh në projektimin e sigurisë nga zjarri. Shembujt përfshijnë karakteristikat e ndezshmërisë së materialeve të ndërtimit, ndarjen e ndërtesave në zona zjarri dhe tymi, rrugët e evakuimit, tolerancat strukturore të nxehtësisë, parashikimin e përhapjes së zjarrit, sistemet e paralajmërimit të zjarrit dhe pajisjet e shuarjes së zjarrit. Inxhinierët tanë të sigurisë nga zjarri ofrojnë vlerësime për ndërtimin dhe planifikimin, si dhe në lidhje me industrinë, proceset industriale dhe transportin, duke aplikuar përvojën dhe ekspertizën e tyre në projekte të ndryshme dhe sfiduese .

- MBROJTJA PASIVE NGA ZJARRI
FEV ndihmon arkitektët dhe kontraktorët në projektimin e ndërtesave efikase në lidhje me sigurinë nga zjarri duke përdorur taktika pasive të mbrojtjes nga zjarri. Kjo përfshin ndarjen e ndërtesës së përgjithshme nëpërmjet përdorimit të mureve, dyerve dhe dyshemeve të vlerësuara me rezistencë ndaj zjarrit, planifikimin e rrugëve adekuate të daljes, sigurimin e integritetit minimal strukturor ndaj zjarrit dhe më shumë. etj.

- MBROJTJA AKTIVE NGA ZJARRI
Elementet aktive të mbrojtjes nga zjarri reagojnë qe ne fillesat e lindjes se nje Zjarri. FEV ofron ndihmë në planifikimin dhe projektimin e sistemeve të nevojshme të mbrojtjes aktive, duke përfshirë sistemet e zbulimit dhe alarmit të zjarrit Diktim – Sinjalizimi], ventilimin e tymit, projektimin e sistemit të sprinklerave etj.

- SISTEMET E ZBULIMIT DHE ALARMIT TË ZJARRIT [DIKTIMI – SINJALIZIMI]
Zbulimi i hershëm i zjarrit dhe alarmet e zjarrit janë të një rëndësie thelbësore për të kufizuar pasojat e një zjarri, veçanërisht në lidhje me sigurinë e banorëve dhe mbrojtjen e pronës. Zgjedhja e një sistemi për zbulimin e zjarrit dhe alarmet e zjarrit varet nga burimi i mundshëm i zjarrit, struktura, qëllimi dhe përdorimi i një ndërtese. Në ndërtesat publike me turma të mëdha, alarmi i zjarrit mund të plotësohet nga sistemi i alarmit zanor emergjent, sistemet e ndriçimit të urgjencës dhe sistemet e duhura të
dritës EXIT për të drejtuar publikun shpejt në daljen më të afërt. FEV mund të përcaktojë sistemin më të përshtatshëm të zbulimit dhe alarmit për çdo ndërtesë të veçantë.

- SHUARJA E ZJARRIT
FEV ka një ekip projektuesish me përvojë të sistemit spërkatës. Instalimi i një sistemi automatik spërkatës zjarri është një mënyrë shumë efikase për të shtypur ose kontrolluar një zjarr. Zgjedhja e sistemit të spërkatës varet nga lloji dhe madhësia e mundshme e burimit të zjarrit ose nga kërkesat e veçanta. Për shembull, mbrojtja e transformatorëve në industrinë e rëndë mund të kërkojë një sistem shuares që përfshin një sasi të madhe uji. Nga ana tjetër, sistemi i gazit inert është i përshtatshëm për vende të tilla si në një muze, ku mallrat me vlerë mund të dëmtohen rëndë nga uji ose mjete të tjera fikëse. FEV gjithashtu mund të identifikojë llojin dhe vendndodhjen e përshtatshme të fikësve portativë për veprime efikase të hershme kundër zjarrit.

-PLANIFIKIMI I RRUGËS SË EVAKUIMIT
FEV përcakton procedurat e evakuimit dhe projekton rrugët e evakuimit sipas kodeve dhe rregulloreve të ndërtimit (p.sh.: NFPA, standardet evropiane) por edhe me anë të softuereve te avancuar të modelimit të evakuimit. Modelimi I Evakuimit merr parasysh karakteristikat e ndërtesës dhe numrin e banorëve, si dhe paraqitjen e ndërtesës. Modelimi i evakuimit mund të shoqërohet me simulimet e zjarrit dhe tymit.
FEV përgatit gjithashtu vizatimet e rrugës së daljes dhe informacionin e reagimit të parë në rast zjarri ose ndonjë rreziku tjetër përkatës.

- MODELIMI I ZJARRIT DHE TYMIT NË NDËRTESA
FEV përdor teknika të avancuara të tilla si Dinamika Lëngjet Llogaritëse (CFD) për të modeluar zjarrin, përhapjen e tymit dhe transferimin e nxehtësisë në ndërtesa. Këto metoda të bazuara në performancë lejojnë projektimin e ndërtesave komplekse inovative dhe moderne, të tilla si qendrat tregtare me hapësira të mëdha të hapura dhe atriume të mbuluara, të cilat sjellin faktorë të rinj rreziku në lidhje me zjarrin dhe përhapjen e tymit.
Simulimet CFD të lëvizjeve të tymit për të ndarë një ndërtesë në ndarje tymi dhe për të optimizuar sistemet e ventilimit mekanik ose natyror është një metodë shumë efikase dhe me kosto efektive për të zhvilluar zgjidhje projektimi në lidhje me sigurinë nga zjarri.

- PLANIFIKIMI I URGJENCËS DHE REAGIMIT
FEV zhvillon paketa emergjence për të ndihmuar anëtarët e stafit dhe zjarrfikësit të ndërmarrin veprimet e duhura në rast zjarri ose situata të tjera emergjente. Kjo paketë, e adaptueshme për çdo ndërtesë të veçantë, përmban informacione të dobishme si listat e kontakteve, vendndodhjen e substancave të mundshme të rrezikshme, informacion në lidhje me pajisjet e zjarrfikësve dhe sisteme të tjera teknike. Ai përfshin gjithashtu vizatimet e planeve dhe seksioneve dhe çdo informacion tjetër që mund të jetë i nevojshëm për t'u ditur në një situatë emergjente.

- PAJTUESHMËRIA ME RREGULLORET E STANDARTET
FEV ka një njohuri të gjerë të normativave ndërkombëtare të ndërtimit dhe mund të rishikojë planimetritë e reja dhe ekzistuese ose të kryejë vlerësime zjarri të ndërtesave për të kontrolluar përputhjen e tyre me kodet dhe rregulloret. Rregulloret e sigurisë nga zjarri mund të kenë një ndikim të madh në dizajnin e përgjithshëm të një ndërtese në lidhje me estetikën, funksionin dhe koston. Për të lejuar dizajne më inovative dhe novatore, FEV mund të sugjerojë dhe zhvillojë zgjidhje alternative duke përdorur metoda të bazuara në performancë dhe të arrijë një nivel sigurie të barabartë ose më të lartë se nivelet e kërkuara nga kodet dhe të miratuara nga autoritetet.


5. TRAJNIM & FORMIM PROFESIONAL PER PROFESIONE TE NDRYSHME & TRAJNIME PER SIGURINE E SHENDETIN NE PUNE, MJEDIS, SIGURINE TEKNIKE, HIGJENEN INDUSTRIALE, SIGURINE USHQIMORE, MBROJTJEN NGA ZJARRI ETJ

Formim Profesional Per Profesione Te Ndryshme Ne Industrine e Ndertimit Ne Profilet
-    Bojaxhi Ne Disiplina Te Ndryshme
-    Karpentier
-    Hekurkthyes
-    Hidraulik
-    Specialist Pllakashtrues
-    Montator Skelerie
-    Montator Strukturash Metalike
-    Specialist Pastrimi Fasadash
-    Specialist I Sinjalistikes Rrugore
-    Punonjes I Mirembajtjes Rrugore
-    Specialist I Shtrimit te Parketeve Te Tipeve Te Ndryshem
-    Specialist Dekori Ne Ndertim
-    Specialist Restaurimesh
-    Specialist I Punimeve Me Gips
-    Specialist I Punimeve Me Duralumin
-    Specialist I Shkaterrimeve Ne Ndertim
-    Elektricist

Formim Profesional Per Profeione Te Ndryshme Ne Industrine Metal Punuese, Mekanike, Elektro-Mekanike, IT, Minerare Ne Profilet:
-    Xhenerik I Automjeteve
-    Motorrist I Automjeteve
-    Elektroauto
-    Llamarinist
-    Mekanik
-    Tornitor
-    Frezator
-    Montator
-    Saldator
-    Specialist I Pastrimeve Industriale
-    Operator Makinerie Industriale
 
Formim Profesional Per Manovratoret/Operatoret e Makineri-Paisjeve Ngritese e Trasportuese te Materialeve Ne Profilet:
-    Per Operator Vinci Kulle
-    Per Operator Vinci Portual
-    Per Operator Vinci Ure
-    Per Operator Piruni Te Tipeve Te Ndryshem

Formim Profesional & Trajnim Per Sigurine E Shendetin Ne Pune, Mjedis, Sigurine Teknike, Higjenen Industriale, Sigurine Ushqimore, Mbrojtjen Nga Zjarri Ne Profilet:
 
-    Oficer I Sigurise & Shendetit Ne Pune [SSHP]
-    Specialist I SSHP
-    Perfaqesues(pergjegjesi) I SSHP
-    Koordinator I SSHP Ne Fazen e Zbatimit
-    Koordinator I SSHP Ne Fazen e Projektimit
-    Menaxher I SSHP
-    Supervizor (Ekspert) I SSHP
-    6LS|PCS.AL [six levels safety certification]
-    Specialist I Sigurise Teknike per Makineri - Paisje industrial
-    Per Punimet Ne Lartesi
-    Per Punimet Ne Ambjente/Zona Te Mbyllura/Kufizuara
-    Punonjesit Perdorues Te Skelerive
-    Punonjes te Hekurudhave
-    Per Ndihmen e Pare
-    Per Parandalimin & Mbrojtjen Nga Zjarri
-    Per Hartimin E Vleresimit Te Rriskut Nga Zjarrri
-    Per Perdorimin e Veglave-Paisjeve Te Punes Manuale & Ato Me Energji
-    Per Hartimin E Vleresimit Te Rriskut Per Vende & Pozicione Pune

 

6. PROJEKTIM & MBIKEQYRJE – KOLAUDIM PER PROJEKTE KONSTRUKTIVE-ELEKTRIKE-HVAC-HIDRAULIKE-MEKANIKE & ARKITEKTUROR NE GAMEN E OBJEKTEVE CIVILE, INDUSTRIALE & TEKNOLOGJIKE SI DHE PROJEKTIM & MENAXHIM TE PROJEKTEVE ME BIM

- Inxhinieria ndertimore: Inxhinierët konsulentë të FEV kanë përfunduar shume projekte për klientë te ndryshem duke i ndihmuar ata të analizojnë dhe planifikojnë nevojat në ndryshim dhe më pas të ndjekin ecurine për një gamë të gjerë projektesh. Ne mbetemi të përfshirë përmes ndërtimit dhe menaxhojmë rreziqet dhe pasiguritë komplekse që lidhen me zhvillimin përfundimtar. Ne kemi ofruar ekspertizë në shumë fusha duke përfshirë menaxhimin e ujit të stuhive, sistemet e pompimit të ujit të pijshëm dhe jo të pijshëm, si dhe të gjitha aspektet që lidhen me sistemet e grumbullimit, pompimit dhe trajtimit të ujërave të zeza. Ne jemi të përfshirë në mënyrë rutinore në planifikimin e zhvillimit si për klientët komercial ashtu edhe për ata industrialë dhe mund të ofrojmë ndihmë në shumë fusha të tjera për përmirësimin e infrastrukturës. Ne ofrojmë shërbime të integruara civile, mekanike të procesit, dhe gjeoteknike/gjeostrukturore dhe mjedisore dhe kemi ofruar menaxhim projektesh për një mori projektesh shumëdisiplinore. Ne ofrojmë shërbim gjithëpërfshirës inxhinierik nga pajtueshmëria me lejet zhvellimore apo ndertimore deri tek planifikimi, i ndjekur nga shërbimet e inxhinierëve të projektimit dhe te Zbatimit.

- Gjeostrukturore: Çdo vend paraqet një përzierje unike sfidash, të tilla si hapësira te ngushta, ndërtesat fqinje, kontaminimi, rregulloret komplekse, shqetësimet e komunitetit dhe më shumë. FEV harton zgjidhje që adresojnë këto sfida unike. Ne kemi ofruar konsulencë inxhinierike gjeoteknike dhe gjeostrukturore për projekte ndërtimi. Këto projekte përfshijnë ndërtesa dhe struktura komerciale, institucionale dhe industriale.

- Strukturore: FEV ofron shërbime strukturore per Studiot arkitekturore, ndërtuesit, kontraktorët, klientët privatë dhe agjencitë qeveritare. Ne ofrojmë shërbime profesionale në projektimin inxhinierik strukturor, administrimin e ndërtimit, testimin dhe instrumentimin destruktiv, vlerësimin dhe restaurimin e fasadave të ndërtesave, dhe studimeve per raporte të fizibilitetit.

 

7. SHERBIME PER VINÇA KULLE, PORTUAL & ASHENSORE INDUSTRIAL SI SHITJE TE RINJ, TE PERDORUR, QERA, SERVISE, MIREMBAJTJE ETJ

ARES Ështe sherbimi i Dedikuar Tekniko–Inxhinierik rreth sherbimeve te vincave te ofruar ne tregun Shqipetar nga bashkepunimiI ndermjet dy kompanive;
Asaj Shqipetare“Fusion Engineering Venture” & Asaj Italiane“SferaServices”. Ky kombinim Inxhinieriko–Teknik na ben Unik ne ofrimim e sherbimeve teknike ne kete fushe. Aspekti Teknik I sherbimeve tona mbeshtetet nga nje pervoje prej rreth 30 vitesh ne ofrimin e nderhyrjeve te specializuara teknike, ne fushen e Makinerive/Paisjeve Ngritese I ndustriale, ku spikat ne Vinçat Kulle te kantiereve/ vincat ure ato Portual dhe te Ashensoreve Industrial.  Si dhe me anen e experiences inxhinierike te stafit te kompanise, “FUSION Engineering Venture” e cila siguron dhe certifikaten e posateshme te kolaudimit te makineri-paisjes pas perfundimit te montimit dhe pas realizimit te Testimeve perkatese sipas standarteve nderkombetare dhe kerkesave ligjore Shqipetare. Gjithashtu me anen e kesaj kompanie edhe stafi  specialistevete sherbimeve perkatese Eshte i kompletuar me trajnime te duhura te shoqeruara me certifikatat perkatese te kompetences.

Cfare ofrojme:
- Shitje Vinça Të Rinj
- Shitje Vinça Të Përdorur
- Qera per Vinça Të Përdorur
- Montim Vinçi Kullë (Shoqeruar me certifikaten e kolaudimit pas testimeve perkatese te makinerise, me inxhinieri te licensuar)
- Çmontim Vinçi Kullë
- Ngritje Lartesie (Shoqeruar me certifikaten e kolaudimit pas testimeve perkatese te makinerise, me inxhinieri te licensuar)
- Asistencë Teknike (Asistenca e kontrolleve periodike ofrohet cdo tre muaj me kontrate vjetore)
- Asistencë Inxhinierike
- Riparime Mekanike
- Riparime Elektrike & Elektronik
- HartimiI Planit Të Organizimit Dhe Ngritjes Së Ngarkesave Për Projekt Zbatimin
- Trajnime me çertifikim për sigurinë e montim-çmontimit të specialistëve të fushës
- Shërbime mirëmbajtje
- Trajnime per Operatoret (manovratoret) e Vincave Kulle me Certifikim
- OfrimiI sherbimit te Operatoreve te trajnuar nga ne dhe me experience, ne sherbim te projekteve tuaja.

 

8. KARTA TEKNOLOGJIKE

Stafi Jone Ka nje Eksperience te Konsiderueshme Ne Pergatitjen e Kartave Teknologjike Per Subjektin tuaj.
Stafi yne ka kontribuar ne Krijimin e Kartave Teknologjike per shume subjekte te interesuara ne republiken e Shqiperise, duke ndihmuar ne nxjerrjen e mbetjeve [percaktimi I firove] te materialeve te shfrytezyara ne proceset industriale perkatese. Ne Impenjohemi me pervojen tone dhe duke bashkepunuar ne menyre intensive me stafin Teknik te sejcilit subjekt pe te nxjerre konkluzionet me te sakta te mundeshme.

 

9. PROJEKTE TE IMPJANTEVE TE TRAJTMIT TE UJRAVE TE NDOTUR / ZEZA PER SUBJEKTE TE TIPOLOGJIVE DHE KAPACITETEVE TE NDRYSHEM & IMPLEMENTIMI I KETYRE IMPJANTEVE

Ne ofrojme projekte dhe implementimin e tregtimin e Impianteve te trajtimit te ujrave te zeza dhe ndotur. Jemi Distributor te Kompanive Prestigjoze Italiane Prodhuese te Ketyre Impianteve. Stafi Yne Ka hartuar Projekte te Trajtimit Te Ujrave Te Ndotur e Te Zinj Per me shume se 10 Bashki Ne Vend duke kontribuar ne ideimin e tyre sebashku me studimin e Fisibilitetit deri ne perllogaritjen per veteshlyrjen e investimit. Projektet tona jane hartuar me Iniciativen e stafit tone ne kendveshtrimin gjysem vullnetar.

Shërbime

Formim Profesional dhe Trainime Per Sigurine Ne Pune
Formim Profesional dhe Trainime Per Sigurine Ne Pune
Mbikqyrje - Kolaudim Civile, Teknologjike, Industriale
Mbikqyrje - Kolaudim Civile, Teknologjike, Industriale
Mbikqyrje dhe Kolaudim per projekte ndertimi
Mbikqyrje dhe Kolaudim per projekte ndertimi
Mbrojtja nga zjarri ne pune
Mbrojtja nga zjarri ne pune
Menaxhim dhe Konsulence mjedisore, Certifikime LEED
Menaxhim dhe Konsulence mjedisore, Certifikime LEED
Menaxhim, Leje, Projektim, Ndikim mjedisor
Menaxhim, Leje, Projektim, Ndikim mjedisor
Menaxhimi i Sigurise ne pune
Menaxhimi i Sigurise ne pune
Mjek pune per kompani
Mjek pune per kompani
Mjek pune Resident ne kantier, ne subjekt ose part time
Mjek pune Resident ne kantier, ne subjekt ose part time
Projekte elektrike
Projekte elektrike
Projekte inxhinierike dhe Arkitekturore
Projekte inxhinierike dhe Arkitekturore
Projekte Konstruktive
Projekte Konstruktive
Projekte Mekanile - HVAC, Hidraulike
Projekte Mekanile - HVAC, Hidraulike
Projekte per impjantet e trajtimit te ujrave te zeza
Projekte per impjantet e trajtimit te ujrave te zeza
Projektim & Menaxhim i Projekteve BIM
Projektim & Menaxhim i Projekteve BIM
Projektim dhe Konsulence ne ndertim
Projektim dhe Konsulence ne ndertim
Sherbime dhe Konsulenca per mbrojtjen nga zjarri
Sherbime dhe Konsulenca per mbrojtjen nga zjarri
Sherbime dhe Menaxhimi i shendetit dhe sigurise ne pune
Sherbime dhe Menaxhimi i shendetit dhe sigurise ne pune
Trajnime dhe Formim profesional ne fushen e ndertimit
Trajnime dhe Formim profesional ne fushen e ndertimit
Trajnime me certifikime per Sigurine ne puneTrajnime me certifikime per Sigurine ne pune
Trajnime me certifikime per Sigurine ne puneTrajnime me certifikime per Sigurine ne pune
Montim vincash kull
Montim vincash kull
Rritje lartesie per vinca kulle
Rritje lartesie per vinca kulle
Shitje dhe Montim vincash per ndertim
Shitje dhe Montim vincash per ndertim
Shitje, Qera, Servise Per Vinca
Shitje, Qera, Servise Per Vinca
Vinca kulle ne shitje
Vinca kulle ne shitje

Punë të kryera

HSE Inspektim kantieri, Met Tirana Building
HSE Inspektim kantieri, Met Tirana Building
Instalim vinc kulle ne objekt ndertimi
Instalim vinc kulle ne objekt ndertimi
Kantier ndertimi Lim Em, Vinc kulle me qera
Kantier ndertimi Lim Em, Vinc kulle me qera
Kantieri Triport, Vlore
Kantieri Triport, Vlore
Met Invest
Met Invest
Ngritje lartesie dhe ankorimi ne kuote
Ngritje lartesie dhe ankorimi ne kuote
Siguria dhe shendeti ne pune, Trajnim tek Euroelektra
Siguria dhe shendeti ne pune, Trajnim tek Euroelektra
Teka Konstruksion
Teka Konstruksion
Tower Cranes per dy godinat
Tower Cranes per dy godinat
Trajnim per mbrojtjen nga zjarri, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group
Trajnim per mbrojtjen nga zjarri, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group
Trajnim per ndihmen e shpejte, Albsteel Papmetal Albania
Trajnim per ndihmen e shpejte, Albsteel Papmetal Albania
Trajnim per sigurine dhe shendetin ne pune, Karl Gega
Trajnim per sigurine dhe shendetin ne pune, Karl Gega
Trajnim Profesional per punet ne lartesi
Trajnim Profesional per punet ne lartesi
Trajnim stafi, Senka Shpk
Trajnim stafi, Senka Shpk
Vodafone Albania
Vodafone Albania

Partnere

ICEOIPqmmpoint studioorelFpakaldajaarkimediseiJICAZI.T.M.RBureauVeritas Italia

Klientet tane