Eko Geolab & Chimica Shpk
Adresa: Tiranë, Vaqarr, Lagjia e Vjetër, Rruga" Llazi Miho", me Nr.pasurie 300/91, Zona Kadastrale 3712
kompanise
Përshkrimi
Eko Geolab & Chimica Sh.p.k është një kompani që ofron një gamë të larmishme shërbimesh profesionale për klientët. Inxhinierët që përfaqësojnë firmën tonë kanë ofruar zgjidhje inovative për klientë të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Marrëdhënia e paçmuar që ne përpiqemi të ndërtojmë me klientët tanë ka ndihmuar Eko Geolab & Chimica Sh.p.k të garantojë një shërbim tepër cilësor. Selia e kompanisë ndodhet në Tiranë, Vaqarr, Lagjia e Vjetër, Rruga" Llazi Miho", me Nr.pasurie 300/91, Zona Kadastrale 3712. Kompania është pajisur me aparatura dhe makineri moderne, që i kanë mundësuar kompanisë të zgjerojë gamën e shërbimeve të saj (94 teste të akredituara) dhe të lejojë stafin tonë të tregojë potencialin dhe aftësitë e tyre të vërteta.
Eko Geolab & Chimica Sh.p.k vepron në dy mënyra: në laborator dhe në terren. Në laborator kryhen analiza të detajuara dhe të hollësishme të mostrave që klienti zgjedh t’i sjellë vetë në laborator, ose laboratori i merr vetë në terren. Ndërsa testet në terren përformohen nga inxhinierët tanë dhe teknikët në objektin e klientit. Në terren do të thotë që inxhinierët dhe teknikët tanë punojnë si ekip në bashkëpunim me inxhinierët e brëndshëm të klientit. Ky bashkëpunim na lejon të adaptohemi lehtësisht për të përshtatur nevojat dhe kërkesat e një klienti. Qëllimi ynë është që të sigurojmë asistencën tonë që nga fazat e para-ndërtimit deri në fund të projektit. Jemi krenarë që kemi në CV tonë projekte të mëdha infrastrukturore si projekti për studimin e kalimit të tubave të gazit me TAP, TDT, ALB STAR, etj.
Çfarë ofron
SHËRBIMET E INSPEKTIMIT
Riparimet në ndërtim mund të kushtojnë kohë dhe para. Inspektorët dhe inxhinierët Eko Geolab & Chimica janë të trajnuar me të gjitha mjetet dhe teknologjinë e duhur për të siguruar që asgjë nuk mbetet e panjohur për klientët tanë. Ne ofrojmë ekspertizë për të ndërmarrë hetimin e strukturave të betonit, çelikut dhe muraturës. Ekspertiza e detajuar një mjet për të siguruar strategjinë më të përshtatshme të riparimit. Ne jemi në gjendje të identifikojmë rreziqet e mundshme përpara se ato të shfaqen.
PROVA JO-DESTRUKTIVE
Ne jemi në gjëndje t'i ndihmojmë klientët tanë në terren duke performuar një seri testesh të rëndësishme që mund të identifikojnë gjëndjen aktuale të strukturës në kohën rekord.
- Inspektimi vizual
- Testi Schmidt Hammer
- Skanimi i strukturës Beton+ Hekur
- Testi i Ultrasonic
- Testi Pull Out i llaceve
- Testi i karbonizimit
KONSULENCA
Shërbimet e konsulencës së Eko Geolab & Chimica Sh.p.k variojnë nga përzgjedhja e materialeve të ndërtimit për firmat e projektimit deri në formulimin e recetave të betoneve. Kompania gjithashtu mund të sigurojë asistencë teknike gjatë çështjeve ligjore që lidhen me industrinë e ndërtimit.
Inxhinierët tanë janë të specializuar në përcaktimin e karakteristikave të materialeve të ndërtimit, kështu që ndihmojnë klientët tanë të zgjedhin materiale që do të garantojnë jetëgjatësinë e strukturave të tyre.
Inxhinierët e Eko Geolab & Chimica kanë aftësitë për të bërë studime Gjeoteknike dhe të identifikojnë rrisqet sizmike për klientët, duke siguruar një receptur betoni që do t'i rezistojë çdo rreziku gjatë gjithë jetës së tij.
Paketa e shërbimeve këshilluese të ofruara nga Eko Geolab & Chimica janë përmbledhur më poshtë:
- Këshilla nga ekspertë
- Formulimi i recepturave të betonit (Mix Design)
- Studime gjeologjike
- Analiza e rriskut sizmik
- Asistencë teknike gjatë cështjeve ligjore që kanë lidhje me ndërtimin
- Riparime dhe rehabilitimi i strukturave
Shërbime
![Analiza fiziko-kimike te mineraleve Analiza fiziko-kimike te mineraleve](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Analiza fiziko-kimike te mineraleve.jpg)
Analiza fiziko-kimike te mineraleve
![Laborator i akredituar per analiza te agregateve Laborator i akredituar per analiza te agregateve](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Laborator i akredituar per analiza te agregateve.jpg)
Laborator i akredituar per analiza te agregateve
![Testime laboratorike te materialeve te ndertimit Testime laboratorike te materialeve te ndertimit](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Testime laboratorike te materialeve te ndertimit.jpg)
Testime laboratorike te materialeve te ndertimit
![Studime gjeologjike, hidrogjeologjike, sizmiologjike Studime gjeologjike, hidrogjeologjike, sizmiologjike](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Studime gjeologjike, hidrogjeologjike, sizmiologjike.jpg)
Studime gjeologjike, hidrogjeologjike, sizmiologjike
![Projektim, zbatim, supervizim, kolaudim te ndertimeve civile Projektim, zbatim, supervizim, kolaudim te ndertimeve civile](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Projektim, zbatim, supervizim, kolaudim te ndertimeve civile.jpg)
Projektim, zbatim, supervizim, kolaudim te ndertimeve civile
![Analiza dhe matje mbi struktura Asfaltobetoni Analiza dhe matje mbi struktura Asfaltobetoni](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Analiza dhe matje mbi stuktura Asfaltobetoni.jpg)
Analiza dhe matje mbi struktura Asfaltobetoni
![Analiza laboratorike per Tulla qeramike, Silikate, Blloqe betoni Analiza laboratorike per Tulla qeramike, Silikate, Blloqe betoni](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Analiza laboratorike per Tulla qeramike, Silikate, Blloqe betoni.jpg)
Analiza laboratorike per Tulla qeramike, Silikate, Blloqe betoni
![Analiza te plota te Shufrave dhe zgarave celiku per beton Analiza te plota te Shufrave dhe zgarave celiku per beton](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Analiza te plota te Shufrave dhe zgarave celiku per beton.jpg)
Analiza te plota te Shufrave dhe zgarave celiku per beton
![Analiza te strukturave te betonit, celikut dhe muratures Analiza te strukturave te betonit, celikut dhe muratures](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Analiza te strukturave te betonit, celikut dhe muratures.jpg)
Analiza te strukturave te betonit, celikut dhe muratures
![Kryerje e testeve dhe analizave ne Cimento Kryerje e testeve dhe analizave ne Cimento](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Kryerje e testeve dhe analizave ne Cimento.jpg)
Kryerje e testeve dhe analizave ne Cimento
![Laborator testimi per Murature dhe Llaqe Laborator testimi per Murature dhe Llaqe](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Laborator testimi per Murature dhe Llaqe.jpg)
Laborator testimi per Murature dhe Llaqe
![Marrje kampioni asfalti dhe betoni per analiza Marrje kampioni asfalti dhe betoni per analiza](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Marrje kampioni asfalti dhe betoni per analiza.jpg)
Marrje kampioni asfalti dhe betoni per analiza
![Matje dhe prova ne elemente trotuaresh, flete dhe bllok Matje dhe prova ne elemente trotuaresh, flete dhe bllok](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Matje dhe prova ne elemente trotuaresh, flete dhe bllok.jpg)
Matje dhe prova ne elemente trotuaresh, flete dhe bllok
![Matje dhe prova ne produkte gipsi Matje dhe prova ne produkte gipsi](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Matje dhe prova ne produkte gipsi.jpg)
Matje dhe prova ne produkte gipsi
![Prodhim dhe tregtim i produkteve kimike per ndertim Prodhim dhe tregtim i produkteve kimike per ndertim](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Prodhim dhe tregtim i produkteve kimike per ndertim.jpg)
Prodhim dhe tregtim i produkteve kimike per ndertim
![Prova dhe matje ne Bordura dhe Pllaka betoni Prova dhe matje ne Bordura dhe Pllaka betoni](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Prova dhe matje ne Bordura dhe Pllaka betoni.jpg)
Prova dhe matje ne Bordura dhe Pllaka betoni
![Prova Jo Destruktive ne terren Prova Jo Destruktive ne terren](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Prova Jo Destruktive ne terren.jpg)
Prova Jo Destruktive ne terren
![Studim gjeoteknik, Testim i dherave Studim gjeoteknik, Testim i dherave](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Studim gjeoteknik, Testim i dherave.jpg)
Studim gjeoteknik, Testim i dherave
![Studim parametrash per shkembinj, Gure natyral Studim parametrash per shkembinj, Gure natyral](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Studim parametrash per shkembinj, Gure natyral.jpg)
Studim parametrash per shkembinj, Gure natyral
![Studime dhe analiza te produkteve termike Studime dhe analiza te produkteve termike](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Studime dhe analiza te produkteve termike.jpg)
Studime dhe analiza te produkteve termike
![Studime dhe testime ne Elemente dyshemeje, pllaka qeramike Studime dhe testime ne Elemente dyshemeje, pllaka qeramike](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Studime dhe testime ne Elemente dyshemeje, pllaka qeramike.jpg)
Studime dhe testime ne Elemente dyshemeje, pllaka qeramike
![Testime laboratorike per Bitum Testime laboratorike per Bitum](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Testime laboratorike per Bitum.jpg)
Testime laboratorike per Bitum
![Testime ne beton Testime ne beton](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Testime ne beton.jpg)
Testime ne beton
![Testime ne terren dhe laborator Testime ne terren dhe laborator](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Testime ne terren dhe laborator.jpg)
Testime ne terren dhe laborator
![Vleresimi i ndikimit ne mjedis i ndertimeve civile, industriale Vleresimi i ndikimit ne mjedis i ndertimeve civile, industriale](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Vleresimi i ndikimit ne mjedis i ndertimeve civile, industriale.jpg)
Vleresimi i ndikimit ne mjedis i ndertimeve civile, industriale
![Analiza ne laborator dhe terren te materialeve Analiza ne laborator dhe terren te materialeve](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Analiza e ne laborator dhe terren te materialeve.jpg)
Analiza ne laborator dhe terren te materialeve
![Asistence ligjore gjate ceshtjeve ligjore ne ndertim Asistence ligjore gjate ceshtjeve ligjore ne ndertim](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Asistence ligjore gjate ceshtjeve ligjore ne ndertim.jpg)
Asistence ligjore gjate ceshtjeve ligjore ne ndertim
![Asistence ne fazat e para te ndertimit Asistence ne fazat e para te ndertimit](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Asistence ne fazat e para te ndertimit.jpg)
Asistence ne fazat e para te ndertimit
![Formulimi i recepturave të betonit Formulimi i recepturave të betonit](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Formulimi i recepturave të betonit.jpg)
Formulimi i recepturave të betonit
![Riparime dhe rehabilitimi i strukturave Riparime dhe rehabilitimi i strukturave](images/services/Eko Geolab & Chimica Shpk_Riparime dhe rehabilitimi i strukturave.jpg)
Riparime dhe rehabilitimi i strukturave
Katalogu
![Katalog Eko Geolab & Chimica Shpk Katalog Eko Geolab & Chimica Shpk](images/catalogs/katalog-ekogeolab-2022.jpg)
Historiku
Pas zhvillimit me ritme të shpejta të industrisë së ndërtimit në Shqipëri, Ing. Ervin Vathi themeloi ne vitin 2020 Eko Geolab & Chimica Sh.p.k. Kompania u themelua me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë kompanive të ndërtimit duke ofruar shërbime të specializuara, duke filluar që nga testimet laboratorike të materialeve të ndërtimit deri në formulimin e recetave të betonit. Gjashtë muaj më vonë laboratori Eko Geolab & Chimica u akreditua nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (në vitin 2021, më date 07.04.2021 pjesë e Drejtorisë së Standartizimit).
Me rritjen e vazhdueshme të numrit të klientëve të saj dhe me zhvillimin e industrisë së ndërtimit në tërësi, kompania gjithashtu po evoluon dhe zgjerohet. Eko Geolab & Chimica është një firmë e specializuar në kërkime dhe shërbime laboratorike, është e gatshme të ndihmojë klientë kombëtare dhe ndërkombëtare, në zgjidhjen e çështjeve më të vështira. Gjithashtu përbëhet nga një staf I specializuar dhe me eksperiencë.
Që nga themelimi i saj, Eko Geolab & Chimica Sh.p.k ka zhvilluar dhe mban partneritete të forta me laboratorë të specializuar ndërkombëtarë, siç është Cer.Col pjesë e MAPEI, GAIA S.r.l, Az Tech.
Punë të kryera
![Down Town, Tirane Down Town, Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Down Town, Tirane.jpg)
Down Town, Tirane
![Ekspozita Building, Tirane Ekspozita Building, Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Ekspozita Building, Tirane.jpg)
Ekspozita Building, Tirane
![Eyes of Tirana Eyes of Tirana](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Eyes of Tirana.jpg)
Eyes of Tirana
![Fabrika e Polisterolit Fybek Shpk, Tirane Fabrika e Polisterolit Fybek Shpk, Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Fabrika e Polisterolit Fybek Shpk, Tirane.jpg)
Fabrika e Polisterolit Fybek Shpk, Tirane
![Godina e Anatomise, Tirane Godina e Anatomise, Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Godina e Anatomise, Tirane.jpg)
Godina e Anatomise, Tirane
![Green Coast Resort, Palase Green Coast Resort, Palase](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Green Coast Resort, Palase.jpg)
Green Coast Resort, Palase
![Kompleksi i Vilave ne Farke, Tirane Kompleksi i Vilave ne Farke, Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Kompleksi i Vilave ne Farke, Tirane.jpg)
Kompleksi i Vilave ne Farke, Tirane
![Lalzi Marina SeaSide, Hamallaj Lalzi Marina SeaSide, Hamallaj](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Lalzi Marina SeaSide, Hamallaj.jpg)
Lalzi Marina SeaSide, Hamallaj
![Lion Residence, Tirane Lion Residence, Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Lion Residence, Tirane.jpg)
Lion Residence, Tirane
![Ndertim i Godines Tip Rsu Nr. 3 (Nr.1), Tirane Ndertim i Godines Tip Rsu Nr. 3 (Nr.1), Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Ndertim i Godines Tip Rsu Nr. 3 (Nr.1), Tirane.jpg)
Ndertim i Godines Tip Rsu Nr. 3 (Nr.1), Tirane
![Rolling Hills, Tirane Rolling Hills, Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Rolling Hills, Tirane.jpg)
Rolling Hills, Tirane
![TAP Albania TAP Albania](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk TAP Albania.jpg)
TAP Albania
![TEC Vlora TEC Vlora](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk TEC Vlora.jpg)
TEC Vlora
![Urgjenca e Infektivit, Tirane Urgjenca e Infektivit, Tirane](images/job/Eko Geolab & Chimica Shpk Urgjenca e Infektivit, Tirane.jpg)
Urgjenca e Infektivit, Tirane
Certifikime
Eko Geolab & Chimica Sh.p.k është në përputhje me ligjin për të ndërmarrë aktivitetet e saj dhe të ofrojë shërbimet në industrinë e ndërtimit. Kompania aktualisht mban çertifikatat e mëposhtme:
- Çertifikata e Akreditimit (lëshuar nga Drejtoria e Akreditimit)
Nr. LT 106 në përputhje me standardin S SH ISO/IEC 17025:2006
- Certifikata e Sistemit te Menaxhimit ISO 10012:2013
- Certifikimi i Sistemit per Menaxhimin e Cilesise ISO 9001:2015
Partnere
Eko Geolab & Chimica është gjithmonë e hapur për bashkëpunime me kompani të njohura ose individë që ushtrojnë aktivitetet e tyre në industrinë e ndërtimit. Kjo garanton që kompania jonë të përmbushë objektivat e saj. Objektivi ynë kryesor është që kompnia të arrije të sigurojë që kërkesat e klientit tonë të përmbushen në 360˚.
- Studime Gjeoteknike:
Eko Geolab & Chimica merr përsipër të bëjë studime gjeoteknike, në bashkëpunim me gjeologë të njohur:
Ledian LIMANI, Përvoja jo shumë e madhe nuk e ka penguar atë të jetë prezent në projekte shumë të rëndësishme në Shqipëri, siç janë rrugët, hidrocentralet, ndërtesat deri në 35 kate, siç do ta shihni në CV-në e tij.
- Studime Sizmike:
Eko Geolab & Chimica ka aftësinë të kryejë vlerësime të rriskut sizmik, të cilat bazohen në gjetjet më të avancuara në fushën sizmike dhe standardet sizmike, siç është Eurocode 8. Vlerësimi është ndërmarrë nga partneri ynë ndërkombëtar Ing. MARKEL BABALLËKU i cili ka një përvojë prej gjysmë dekade në përfundimin e vlerësimeve të tilla për Sektorin e Energjisë në Mbreterine e Bashkuar.
- Testet e vecanta laboratorike:
Eko Geolab & Chimica është distributori i vetëm i autorizuar i kompanisë ndërkombëtare Cer.Col (MAPEI), GAIA S.r.l, Az Tech. Cer. Col, e cila është një nga kompanitë më të njohura në industrinë e ndërtimit dhe që ka një nga aftësitë më të avancuara. CERCOL (MAPEI) posedon laboratorë që ofrojnë mundësinë për të ndërmarrë teste që nuk mund të ndërmerren në Shqipëri në nje periudhe shumë të shkurtër kohore, gjë që nuk sjell vonesa në marrjen e rezultateve nga ana e klientit.
Testime te akredituara
AGREGATE
1. Përcaktimi i shpërndarjes së madhësisë së grimcës. (Analiza granulometrike)
2. Përcaktimi i peshes specifike
3. Përcaktimi i absorbimit
4. Përcaktimi i peshes volumore dhe % së boshllëqeve
5. Vlerësimi i imtësisë. Përcaktimi i ekuivalentit të rërës
6. Përcaktimi i humbjes në peshë. Testi i sulafatit te magnezit dhe antriumit(Soundness)
7. Përcaktimi i përmbajtjes së pjesëve lymore, argjilore (Metoda Blu Metilen)
8. Përcaktim i rezistencës në fragmantim (Los Angelos test)
ASFALTOBETON
1. Përcaktimi i përqindjes së bitumit me ekstraktim
2. Përcaktimi i shpërndarjes së kokrrizave të agregatit nga ekstraktimi (Analiza granulometrike)
3. Përcaktimi i përqindjes së boshllëqeve të ajrit në përzirjen asfaltike
4. Përcaktimi i Stabilitetit Marshall
5. Formulimi i recetës së prodhimit të përzierjes së asfalto betoneve
BETON
1. Formulimi i recetës së prodhimit të betoneve të ndryshme. (Beton Normal, Vetënivelues, Shotcrete, Porobeton etj)
2. Testimi i betonit të freskët. Slump test
3. Përcaktimi i densitetit të betonit të fresket
4. Përcaktimi i përmbajtjes së ajrit në betonin e freskët (Poroziteti)
5. Përcaktimi i përmbajtjes së ujit në betonin e freskët. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
6. Përcaktimi i densitetit (pesha volumore),në betonin e ngurtësuar. Përcaktimi i absorbimit dhe porozitetit
7. Përcaktimi i përmbajtjes së ujit në betonin e freskët
BITUMI
1. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
2. Përcaktimi i pikës së zbutjes
3. Përcaktimi i penetrimit
CIMENTO
1. Përcaktimi i konsistencës standarte dhe kohës së prezës
2. Përcaktimi i rezistencës ne shtypje dhe përkulje
3. Përcaktimi i humbjes në kalcinim
4. Përcaktimi i konsistencës standarte dhe kohës së prezës
PRODUKTE GIPSI
1. Përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë
2. Përcaktimi i peshës volumore
ELEMENTE DYSHEMEJE, PLLAKA QERAMIKE
1. Përcaktimi i dimesioneve dhe cilësia e sipëfaqes
2. Përcaktimi i densitetit aparent,absorbimit dhe porozitetit
3. Përcaktimi i rezistencës kimike (qëndrueshmeria ndaj kimikateve)
4. Përcaktimi i qëndrueshmërisë në thyerje
ELEMENTE MURATURE, TULLA QERAMIKE, SILIKATE, BETONI BLLOK, BETONI
1. Përcaktimi i densitetit te thate te muratures
2. Përcaktimi i ujëthithjes (absorbimi)
3. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
ELEMENT MURATURE, LLACE
1. Përcaktimi i madhësisë së grimcës (Analiza granulometrike)
2. Përcaktimi i kërkesës për ujë (konsistenca)
3. Përcaktimi i densitetit aparent të pluhurit
4. Përcaktimi i densitetit specifik të llacit
5. Përcaktimi i punueshmerisë së llaceve
6. Përcaktimi i densitetit të llacit të ngurtësuar
7. Përcaktimi i rezistencës në shtypje dhe përkulje e llacit të ngurtësuar
8. Përcaktimi i rezistencës në ngjitje, rreshqitje
ELEMENTE TROTUARESH FLETE DHE BLLOK, BORDURA BETONI, PLLAKA BETONI
1. Përcaktimi i dimensioneve
2. Përcaktimi i absorbimit të ujit
3. Përcaktimi i klasës së rezistencës ndaj zjarrit
4. Përcaktimi i aspektit vizual
5. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
PROVA JO DESTRUKTIVE
1. Përcaktimi i rezistencës mekanike në shtypje me sklerometër
SHUFRA DHE ZGARA CELIKU PER BETON
1. Përcaktimi i peshës nominale dhe diametrit nominal
2. Përcaktimi i qëndrueshmërisë në tërheqje
3. Percaktimi i zgjatimit total
SHKEMBINJ/GURE NATYRAL
1. Përcaktimi i densitetit volumor,specifik dhe aparent, dimensioneve
2. Përcaktimi i ujëthithjes në presion normal (absorbimi në presion atmosferik
3. Përcaktimi i lagështirës natyrale
4. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
5. Përcaktimi i fortësisë me ngarkesë pikësore në shkëmbinj dhe gurë natyral (PLT)
PRODUKTE TERMIKE
1. Percaktimi i gjatesise, gjeresise, trashesise se materialeve termike
2. Percaktimi i siperfaqes se materialeve termike
3. Percaktimi i densitetit aparent
4. Percaktimi i rezistences ne 10% deformim
5. Percaktimi i absorbimit te ujit
MARRJE KAMPIONI ASFALTI DHE BETONI
1. Karrotim asfalti (binder,tapet, konglomerat) dhe kompaction
2. Karrotim betoni dhe testim ne shtypje
GJEOTEKNIK DHERA