Eko Geolab & Chimica Shpk
Adresa: Tiranë, Vaqarr, Lagjia e Vjetër, Rruga" Llazi Miho", me Nr.pasurie 300/91, Zona Kadastrale 3712
kompanise
Përshkrimi
Eko Geolab & Chimica Sh.p.k është një kompani që ofron një gamë të larmishme shërbimesh profesionale për klientët. Inxhinierët që përfaqësojnë firmën tonë kanë ofruar zgjidhje inovative për klientë të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Marrëdhënia e paçmuar që ne përpiqemi të ndërtojmë me klientët tanë ka ndihmuar Eko Geolab & Chimica Sh.p.k të garantojë një shërbim tepër cilësor. Selia e kompanisë ndodhet në Tiranë, Vaqarr, Lagjia e Vjetër, Rruga" Llazi Miho", me Nr.pasurie 300/91, Zona Kadastrale 3712. Kompania është pajisur me aparatura dhe makineri moderne, që i kanë mundësuar kompanisë të zgjerojë gamën e shërbimeve të saj (94 teste të akredituara) dhe të lejojë stafin tonë të tregojë potencialin dhe aftësitë e tyre të vërteta.
Eko Geolab & Chimica Sh.p.k vepron në dy mënyra: në laborator dhe në terren. Në laborator kryhen analiza të detajuara dhe të hollësishme të mostrave që klienti zgjedh t’i sjellë vetë në laborator, ose laboratori i merr vetë në terren. Ndërsa testet në terren përformohen nga inxhinierët tanë dhe teknikët në objektin e klientit. Në terren do të thotë që inxhinierët dhe teknikët tanë punojnë si ekip në bashkëpunim me inxhinierët e brëndshëm të klientit. Ky bashkëpunim na lejon të adaptohemi lehtësisht për të përshtatur nevojat dhe kërkesat e një klienti. Qëllimi ynë është që të sigurojmë asistencën tonë që nga fazat e para-ndërtimit deri në fund të projektit. Jemi krenarë që kemi në CV tonë projekte të mëdha infrastrukturore si projekti për studimin e kalimit të tubave të gazit me TAP, TDT, ALB STAR, etj.
Çfarë ofron
SHËRBIMET E INSPEKTIMIT
Riparimet në ndërtim mund të kushtojnë kohë dhe para. Inspektorët dhe inxhinierët Eko Geolab & Chimica janë të trajnuar me të gjitha mjetet dhe teknologjinë e duhur për të siguruar që asgjë nuk mbetet e panjohur për klientët tanë. Ne ofrojmë ekspertizë për të ndërmarrë hetimin e strukturave të betonit, çelikut dhe muraturës. Ekspertiza e detajuar një mjet për të siguruar strategjinë më të përshtatshme të riparimit. Ne jemi në gjendje të identifikojmë rreziqet e mundshme përpara se ato të shfaqen.
PROVA JO-DESTRUKTIVE
Ne jemi në gjëndje t'i ndihmojmë klientët tanë në terren duke performuar një seri testesh të rëndësishme që mund të identifikojnë gjëndjen aktuale të strukturës në kohën rekord.
- Inspektimi vizual
- Testi Schmidt Hammer
- Skanimi i strukturës Beton+ Hekur
- Testi i Ultrasonic
- Testi Pull Out i llaceve
- Testi i karbonizimit
KONSULENCA
Shërbimet e konsulencës së Eko Geolab & Chimica Sh.p.k variojnë nga përzgjedhja e materialeve të ndërtimit për firmat e projektimit deri në formulimin e recetave të betoneve. Kompania gjithashtu mund të sigurojë asistencë teknike gjatë çështjeve ligjore që lidhen me industrinë e ndërtimit.
Inxhinierët tanë janë të specializuar në përcaktimin e karakteristikave të materialeve të ndërtimit, kështu që ndihmojnë klientët tanë të zgjedhin materiale që do të garantojnë jetëgjatësinë e strukturave të tyre.
Inxhinierët e Eko Geolab & Chimica kanë aftësitë për të bërë studime Gjeoteknike dhe të identifikojnë rrisqet sizmike për klientët, duke siguruar një receptur betoni që do t'i rezistojë çdo rreziku gjatë gjithë jetës së tij.
Paketa e shërbimeve këshilluese të ofruara nga Eko Geolab & Chimica janë përmbledhur më poshtë:
- Këshilla nga ekspertë
- Formulimi i recepturave të betonit (Mix Design)
- Studime gjeologjike
- Analiza e rriskut sizmik
- Asistencë teknike gjatë cështjeve ligjore që kanë lidhje me ndërtimin
- Riparime dhe rehabilitimi i strukturave
Shërbime
Analiza fiziko-kimike te mineraleve
Laborator i akredituar per analiza te agregateve
Testime laboratorike te materialeve te ndertimit
Studime gjeologjike, hidrogjeologjike, sizmiologjike
Projektim, zbatim, supervizim, kolaudim te ndertimeve civile
Analiza dhe matje mbi struktura Asfaltobetoni
Analiza laboratorike per Tulla qeramike, Silikate, Blloqe betoni
Analiza te plota te Shufrave dhe zgarave celiku per beton
Analiza te strukturave te betonit, celikut dhe muratures
Kryerje e testeve dhe analizave ne Cimento
Laborator testimi per Murature dhe Llaqe
Marrje kampioni asfalti dhe betoni per analiza
Matje dhe prova ne elemente trotuaresh, flete dhe bllok
Matje dhe prova ne produkte gipsi
Prodhim dhe tregtim i produkteve kimike per ndertim
Prova dhe matje ne Bordura dhe Pllaka betoni
Prova Jo Destruktive ne terren
Studim gjeoteknik, Testim i dherave
Studim parametrash per shkembinj, Gure natyral
Studime dhe analiza te produkteve termike
Studime dhe testime ne Elemente dyshemeje, pllaka qeramike
Testime laboratorike per Bitum
Testime ne beton
Testime ne terren dhe laborator
Vleresimi i ndikimit ne mjedis i ndertimeve civile, industriale
Analiza ne laborator dhe terren te materialeve
Asistence ligjore gjate ceshtjeve ligjore ne ndertim
Asistence ne fazat e para te ndertimit
Formulimi i recepturave të betonit
Riparime dhe rehabilitimi i strukturave
Katalogu
Historiku
Pas zhvillimit me ritme të shpejta të industrisë së ndërtimit në Shqipëri, Ing. Ervin Vathi themeloi ne vitin 2020 Eko Geolab & Chimica Sh.p.k. Kompania u themelua me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë kompanive të ndërtimit duke ofruar shërbime të specializuara, duke filluar që nga testimet laboratorike të materialeve të ndërtimit deri në formulimin e recetave të betonit. Gjashtë muaj më vonë laboratori Eko Geolab & Chimica u akreditua nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (në vitin 2021, më date 07.04.2021 pjesë e Drejtorisë së Standartizimit).
Me rritjen e vazhdueshme të numrit të klientëve të saj dhe me zhvillimin e industrisë së ndërtimit në tërësi, kompania gjithashtu po evoluon dhe zgjerohet. Eko Geolab & Chimica është një firmë e specializuar në kërkime dhe shërbime laboratorike, është e gatshme të ndihmojë klientë kombëtare dhe ndërkombëtare, në zgjidhjen e çështjeve më të vështira. Gjithashtu përbëhet nga një staf I specializuar dhe me eksperiencë.
Që nga themelimi i saj, Eko Geolab & Chimica Sh.p.k ka zhvilluar dhe mban partneritete të forta me laboratorë të specializuar ndërkombëtarë, siç është Cer.Col pjesë e MAPEI, GAIA S.r.l, Az Tech.
Punë të kryera
Down Town, Tirane
Ekspozita Building, Tirane
Eyes of Tirana
Fabrika e Polisterolit Fybek Shpk, Tirane
Godina e Anatomise, Tirane
Green Coast Resort, Palase
Kompleksi i Vilave ne Farke, Tirane
Lalzi Marina SeaSide, Hamallaj
Lion Residence, Tirane
Ndertim i Godines Tip Rsu Nr. 3 (Nr.1), Tirane
Rolling Hills, Tirane
TAP Albania
TEC Vlora
Urgjenca e Infektivit, Tirane
Certifikime
Eko Geolab & Chimica Sh.p.k është në përputhje me ligjin për të ndërmarrë aktivitetet e saj dhe të ofrojë shërbimet në industrinë e ndërtimit. Kompania aktualisht mban çertifikatat e mëposhtme:
- Çertifikata e Akreditimit (lëshuar nga Drejtoria e Akreditimit)
Nr. LT 106 në përputhje me standardin S SH ISO/IEC 17025:2006
- Certifikata e Sistemit te Menaxhimit ISO 10012:2013
- Certifikimi i Sistemit per Menaxhimin e Cilesise ISO 9001:2015
Partnere
Eko Geolab & Chimica është gjithmonë e hapur për bashkëpunime me kompani të njohura ose individë që ushtrojnë aktivitetet e tyre në industrinë e ndërtimit. Kjo garanton që kompania jonë të përmbushë objektivat e saj. Objektivi ynë kryesor është që kompnia të arrije të sigurojë që kërkesat e klientit tonë të përmbushen në 360˚.
- Studime Gjeoteknike:
Eko Geolab & Chimica merr përsipër të bëjë studime gjeoteknike, në bashkëpunim me gjeologë të njohur:
Ledian LIMANI, Përvoja jo shumë e madhe nuk e ka penguar atë të jetë prezent në projekte shumë të rëndësishme në Shqipëri, siç janë rrugët, hidrocentralet, ndërtesat deri në 35 kate, siç do ta shihni në CV-në e tij.
- Studime Sizmike:
Eko Geolab & Chimica ka aftësinë të kryejë vlerësime të rriskut sizmik, të cilat bazohen në gjetjet më të avancuara në fushën sizmike dhe standardet sizmike, siç është Eurocode 8. Vlerësimi është ndërmarrë nga partneri ynë ndërkombëtar Ing. MARKEL BABALLËKU i cili ka një përvojë prej gjysmë dekade në përfundimin e vlerësimeve të tilla për Sektorin e Energjisë në Mbreterine e Bashkuar.
- Testet e vecanta laboratorike:
Eko Geolab & Chimica është distributori i vetëm i autorizuar i kompanisë ndërkombëtare Cer.Col (MAPEI), GAIA S.r.l, Az Tech. Cer. Col, e cila është një nga kompanitë më të njohura në industrinë e ndërtimit dhe që ka një nga aftësitë më të avancuara. CERCOL (MAPEI) posedon laboratorë që ofrojnë mundësinë për të ndërmarrë teste që nuk mund të ndërmerren në Shqipëri në nje periudhe shumë të shkurtër kohore, gjë që nuk sjell vonesa në marrjen e rezultateve nga ana e klientit.
Testime te akredituara
AGREGATE
1. Përcaktimi i shpërndarjes së madhësisë së grimcës. (Analiza granulometrike)
2. Përcaktimi i peshes specifike
3. Përcaktimi i absorbimit
4. Përcaktimi i peshes volumore dhe % së boshllëqeve
5. Vlerësimi i imtësisë. Përcaktimi i ekuivalentit të rërës
6. Përcaktimi i humbjes në peshë. Testi i sulafatit te magnezit dhe antriumit(Soundness)
7. Përcaktimi i përmbajtjes së pjesëve lymore, argjilore (Metoda Blu Metilen)
8. Përcaktim i rezistencës në fragmantim (Los Angelos test)
ASFALTOBETON
1. Përcaktimi i përqindjes së bitumit me ekstraktim
2. Përcaktimi i shpërndarjes së kokrrizave të agregatit nga ekstraktimi (Analiza granulometrike)
3. Përcaktimi i përqindjes së boshllëqeve të ajrit në përzirjen asfaltike
4. Përcaktimi i Stabilitetit Marshall
5. Formulimi i recetës së prodhimit të përzierjes së asfalto betoneve
BETON
1. Formulimi i recetës së prodhimit të betoneve të ndryshme. (Beton Normal, Vetënivelues, Shotcrete, Porobeton etj)
2. Testimi i betonit të freskët. Slump test
3. Përcaktimi i densitetit të betonit të fresket
4. Përcaktimi i përmbajtjes së ajrit në betonin e freskët (Poroziteti)
5. Përcaktimi i përmbajtjes së ujit në betonin e freskët. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
6. Përcaktimi i densitetit (pesha volumore),në betonin e ngurtësuar. Përcaktimi i absorbimit dhe porozitetit
7. Përcaktimi i përmbajtjes së ujit në betonin e freskët
BITUMI
1. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
2. Përcaktimi i pikës së zbutjes
3. Përcaktimi i penetrimit
CIMENTO
1. Përcaktimi i konsistencës standarte dhe kohës së prezës
2. Përcaktimi i rezistencës ne shtypje dhe përkulje
3. Përcaktimi i humbjes në kalcinim
4. Përcaktimi i konsistencës standarte dhe kohës së prezës
PRODUKTE GIPSI
1. Përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë
2. Përcaktimi i peshës volumore
ELEMENTE DYSHEMEJE, PLLAKA QERAMIKE
1. Përcaktimi i dimesioneve dhe cilësia e sipëfaqes
2. Përcaktimi i densitetit aparent,absorbimit dhe porozitetit
3. Përcaktimi i rezistencës kimike (qëndrueshmeria ndaj kimikateve)
4. Përcaktimi i qëndrueshmërisë në thyerje
ELEMENTE MURATURE, TULLA QERAMIKE, SILIKATE, BETONI BLLOK, BETONI
1. Përcaktimi i densitetit te thate te muratures
2. Përcaktimi i ujëthithjes (absorbimi)
3. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
ELEMENT MURATURE, LLACE
1. Përcaktimi i madhësisë së grimcës (Analiza granulometrike)
2. Përcaktimi i kërkesës për ujë (konsistenca)
3. Përcaktimi i densitetit aparent të pluhurit
4. Përcaktimi i densitetit specifik të llacit
5. Përcaktimi i punueshmerisë së llaceve
6. Përcaktimi i densitetit të llacit të ngurtësuar
7. Përcaktimi i rezistencës në shtypje dhe përkulje e llacit të ngurtësuar
8. Përcaktimi i rezistencës në ngjitje, rreshqitje
ELEMENTE TROTUARESH FLETE DHE BLLOK, BORDURA BETONI, PLLAKA BETONI
1. Përcaktimi i dimensioneve
2. Përcaktimi i absorbimit të ujit
3. Përcaktimi i klasës së rezistencës ndaj zjarrit
4. Përcaktimi i aspektit vizual
5. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
PROVA JO DESTRUKTIVE
1. Përcaktimi i rezistencës mekanike në shtypje me sklerometër
SHUFRA DHE ZGARA CELIKU PER BETON
1. Përcaktimi i peshës nominale dhe diametrit nominal
2. Përcaktimi i qëndrueshmërisë në tërheqje
3. Percaktimi i zgjatimit total
SHKEMBINJ/GURE NATYRAL
1. Përcaktimi i densitetit volumor,specifik dhe aparent, dimensioneve
2. Përcaktimi i ujëthithjes në presion normal (absorbimi në presion atmosferik
3. Përcaktimi i lagështirës natyrale
4. Përcaktimi i rezistencës në shtypje
5. Përcaktimi i fortësisë me ngarkesë pikësore në shkëmbinj dhe gurë natyral (PLT)
PRODUKTE TERMIKE
1. Percaktimi i gjatesise, gjeresise, trashesise se materialeve termike
2. Percaktimi i siperfaqes se materialeve termike
3. Percaktimi i densitetit aparent
4. Percaktimi i rezistences ne 10% deformim
5. Percaktimi i absorbimit te ujit
MARRJE KAMPIONI ASFALTI DHE BETONI
1. Karrotim asfalti (binder,tapet, konglomerat) dhe kompaction
2. Karrotim betoni dhe testim ne shtypje
GJEOTEKNIK DHERA