Secondary Adv

NOVAMAT

 

Përshkrimi

NOVAMAT shpk u themelua më 15 Prill 2008 me seli kryesore në Tiranë.

Falë eksperiencës dhe kompetencës së lartë teknike, gamës së gjerë të produkteve duke i shtuar dhe konsulencën dhe asistencën teknike cilësore, NOVAMAT ju vjen në ndihmë për të përmirësuar standartin tuaj të jetesës, për të zhvilluar biznesin dhe sipërmarjet tuaja personale dhe profesionale.  Si partnerë dhe dashamirës të industrisë dhe cilësisë së lartë ne ju ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh.  Shumëllojshmëria e shërbimeve dhe produkteve tona shtrihen prej shtëpive tuaja deri në termocentrale të fuqishme. Nëse prodhoni produkte ushqimore apo keni një sipërmarrje në ndërtimin e kaldajave apo në çentralet elektrike konvencionale apo bërthamore, drejtoni një fabrikë të prodhimit të çimentos, drejtoni një rafineri, drejtoni një industri të letrës atëherë ne ofrojmë cilësinë, profesionalizmin dhe jetëgjatësinë e biznesit tuaj.

 

Vizioni ynë 

Synimi ynë për të ardhmen është padyshim vazhdimi i ofrimit të shërbimeve dhe zgjidhjeve më të mira në mbarë botën. Ofrimi i produkteve me cilësinë më të lartë nga kompanit e huaja, lider në sektorin ku ne operojmë do të jete gjithmonë fokusi ynë. Grupi ynë, si pjesë e strategjisë së tij për vitet e ardhshme synon të rritet profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme për ti dhëne klientëve tanë shërbimin elitar.

- Të jemi një nga furnizuesit kryesorë të pompave, valvolave dhe sistemeve të lidhura në tregjet atraktive.

- Të pasurit një rritje të qëndrueshme në një kohë afatshkurtërduke zgjeruar më tej aktivitetin e kompanisë.

- Të qenurit të përqëndruar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve më cilësore dhe afatgjatë në tregun rajonal.

Çfarë ofron

Energjia - TEC, HEC, Energjia Solare, Energjia e Eres, Rafineri dhe Gas, Linja Transmetimi, Nenstacione

NOVAMAT në sektorin energjitik ofron teknologji të avancuar dhe programe gjithëpërfshirëse për: TEC, HEC, Energji Solare, Energji e Erës, Linja transmetimi, Nënstacione. Gjithashtu ne ofrojmë shërbime dhe produktet më të mira në mbarë botën si: Turbina, Gjeneratorë, Transformatorë, Elektromotorrë, Pompa, Valvula, Sisteme automatizimi, Instrumenta matëse na bëjnë ne partnerin tuaj të përshtatshëm për krijimin dhe zhvillimin e biznesit tuaj në industrinë e energjitikës.

 

Industria - Fabrika Cimento, Fabrika ushqimore, Fabrika e Kripes, Fabrika e Letres, Fabrika Perpunimi

Produktet tona janë të gjithanshme dhe të përshtatshme për përdorim në gamë të gjërë të aplikimeve industriale, që nga industria energjitike, industria e trajtimit të ujrave, industria e ushqimit, industria e pijeve, industria e mbrojtjes nga zjarri dhe ajo farmaceutike. Produktet e NOVAMAT janë të dizajnuara për të përmbushur sfidat më të ashpra operative: Temperaturat ekstreme, Presionet e larta, Agresionet, Korrozionet ose Lëngjet solidë.

 

Uje & Ujera te ndotura - Stacione Pompimi, Stacione Dozim Klori, Stacionet e Impianteve te Ujerave te Ndotur

Përmes përvojës sonë shumë vjecare realizojmë ndërlidhjen mes progresit teknik & përfitimeve të konsumatorëve në trajtimin dhe kondicionimin e ujit, si edhe në neutralizimin e kripërave në ujërat e kripur. Si një furnizues i besueshëm NOVAMAT i ofron klientëve të saj konsulta nga ekspertë të fushës për pompa të përshtatshme, valvula dhe sisteme për aplikimet e ujit, gjithashtu ne sigurojmë transportin e ujit dhe shpërndarjen e ujit me anë të produkteve tona të besueshme.

 

Miniera - Siperfaqesore, Nentokesore

Produktet tona janë të prodhuara për terrene që kanë prezencë të materialeve të vështirë si gurë folsfati, rëra bituminoze, produkte alumini, mineral bakri e të tjera materiale apo përzierje shumë gërryese. Gjithashtu ofrojmë produkte si: valvula, pompa, shirita, zinxhirë, rripa trapezoidalë, rripa transportieri dhe të gjitha pjesët rezervë për minierat, si dhe produkte që ju vijnë në ndihmë për transportin e mbetjeve.

 

Automatizimi - CMS, PLC, RTU

Duke i besuar produkteve dhe zgjidhjeve që ofron NOVAMAT ju mund të zbuloni potencialin e fshehur në sitemet tuaja për të kursyer energji. Për instalime të reja ose rehabilitime në sisteme ekzistuese, ne ofrojmë teknologjinë e duhur për automatizimin. Zgjidhja e sistemit të bërë sipas kërkesave tuaja, siguron kusht paraprak për funksionimin e sistemeve me një energji efiçente, gjithashtu garanton besueshmëri operative dhe disponueshmërinë e sistemit.

 

Ndertesa - Sisteme Elektrike, Sistem i Pompave, Sisteme Antizjarr

NOVAMAT në sektorin energjitik ofron teknologji të avancuar dhe programe gjithëpërfshirëse për: TEC, HEC, Energji Solare, Energji e Erës, Linja transmetimi, Nënstacione. Gjithashtu ne ofrojmë shërbime dhe produktet më të mira në mbarë botën si: Turbina, Gjeneratorë, Transformatorë, Elektromotorrë, Pompa, Valvula, Sisteme automatizimi, Instrumenta matëse na bëjnë ne partnerin tuaj të përshtatshëm për krijimin dhe zhvillimin e biznesit tuaj në industrinë e energjitikës.

 

Matje, Projektim & Montim - Elektrike, Gjeodezike, Mekanike, NTD, Topografike

Paisjet e brendeve më të njohura në treg, me të cilat operojmë ofrojnë mundësine e matjeve me saktësi dhe besueshmëri të lartë. Kompania jone ofron matje për cdo lloj transformatori, qoftë fuqie, rryme apo tensioni, matje për linjat kabllore dhe ajrore të tensioneve të larta, testime për rele-t e mbrojtjes, testime në celësat e fuqisë, testime për sistemet e tokëzimit, testime për makinat elektrike rrotulluese (motor/gjenerator).

Certifikime

UNI EN ISO 3834-2:2006 - Quality requirements for fusion welding of metallic materials

ISO 9001:2015 - Quality Management Certification

ISO 27001:2013 - Information Security Management Systems Certification

ISO 28000:2007 - Security Management System for the Supply Chain

ISO 45001:2018 - Occupational Health and Safety Management System Certification

ISO 50001:2018 - Energy Management System Certification

BS PAS 99:2012 - Integrated Management System Certification

ISO 45001:2018 - Occupational Health and Safety Management System Certification

2017, 2018, 2019 - Certficate of Excellence

Filial

Adresa: Rr:"Ismail Qemali" Pallati Samos Tower, kati 8 Ish-Bllok, Tirana, Albania