Brema Ambiente
Adresa: Parku Industrial i shtrirë në Zonën Kadastrale 2591, nr. Pasurie nr.1 dhe nr.2, Manskuri, Rrashbull, Durrës
kompanise
Përshkrimi
“BREMA AMBIENTE” SH.P.K është shoqëria e parë private e autorizuar për mirëmbajtjen dhe operimin e Parkut Industrial Rrashbull dhe Landfillit përkatës. Sipas lejes mjedisore në fuqi lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, në linkun e mëposhtëm gjendet lista e kodeve përkatëse sipas Katalogut Shqipëtar të Mbetjeve që pranohen në objektin tonë.
- Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve në ambientet e Parkut Industrial & Landfillit përkatës
- Transportimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme
- Konsulencë Mjedisore
Çfarë ofron
Ekspertiza në Menaxhimin e Mbetjeve
Me inxhinierët tanë me përvojë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, ne ju ofrojmë klientëve informacionin e nevojshëm rreth legjislacionit dhe rregulloreve në fuqi në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të integruar të mbetjeve. Nëpërmjet këtij shërbimi, si një shoqëri që ndjek nga afër rregulloret mjedisore, “BREMA AMBIENTE” SHPK operon në treg në mbështetje të prodhuesve/krijuesve duke ndihmuar në menaxhimin sa më efektiv të mbetjeve.
Procedura e pranimit
Mbetjet e kontrolluara pranohen në ambjentet e Parkut Industrial dhe Landfillit përkatës në datën e rënë dakord me kompaninë gjeneruese të mbetjeve, kalojnë në të gjitha hapat si: peshim, matje radioaktiviteti dhe i nënshtrohen testit të përputhshmërisë. Mbetjet e pranuara në zonat e ndryshme të Landfill-it depozitohen në seksionin përkatës të përcaktuar paraprakisht sipas një skeme për secilë kategori. Procedurat e ngjeshjes aplikohen me makineri pune dhe sipërfaqja izolohet totalisht duke parandaluar erërat, kushtet e pafavorshme dhe çdo ndikim të mundshëm mjedisor. Ujërat e rrjedhjes mblidhen në sistemin e kullimit të vendosur mbi shtresë të papërshkueshme. Mjetet teknologjike që dalin nga objekti i nënshtrohen pastrimit në stacionin e larjes duke pasur si fokus gjithmonë shmangien e ndotjes mjedisore.
Ruajtja e Përkohshme / Magazinimi i Mbetjeve Industriale
Objektivi kryesor i ruajtjes së përkohshme të mbetjeve është grumbullimi i tyre në një objekt të licencuar dhe ruajtja e tyre e sigurt për një periudhë të përkohshme përpara se ato të zhvendosen në një subjekt të licencuar riciklimi dhe/ose në objektet e depozitimit përfundimtar. Vendndodhja e objekteve tona të magazinimit të përkohshëm në ambjentet e Parkut Industrial bën të mundur transportimin e mbetjeve në sasi të vogla në kushtet më ekonomike.
Objektet tona magazinuese / impiantet janë të pajisura me të gjitha kushtet e funksionimit dhe sistemet e pajisjeve të nevojshme për të kryer në mënyrë të sigurt procedurat e ruajtjes. Në kuadër të lejes mjedisore të aprovuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ambjentet tona me të gjitha masat paraprake të sigurisë të aplikuara ofrojnë shërbim sipas teknikave më të mira të disponueshme për ruajtjen e përkohshme
Shërbimet e Logjistikës së Mbetjeve
Shoqëria “BREMA AMBIENTE” SH.P.K ofron shërbimin e transportit të mbetjeve sipas të gjitha kushteve konform legjislacionit në fuqi dhe licencuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit me licencë të tipit III.2.B. Për të transportuar mbetjet e krijuara në kompanitë e ndryshme të gjenerimit të mbetjeve, në ambjentet e Parkut Industrial dhe Landfill-it përkatës në mënyrën më të sigurt dhe miqësore me mjedisin, shoqëria operon në treg me automjete të licencuara me kapacitete të ndryshme mbajtëse në varësi të llojit të transportit, transport për mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, shoqëruar me certifikatat ADR në përputhje me llojin dhe sasinë e mbetjeve.
Të gjitha automjetet e transportit të mbetjeve janë të kontrolluara dhe kolauduara, për të siguruar që të gjitha proceset zbatohen në mënyrë të sigurt nga marrja e mbetjeve tek prodhuesi/krijuesi i tyre deri në fazën e dorëzimit në objektet tona të depozitimit dhe magazinimit të përkohshëm. Për secilën nga mjetet teknologjike të transportit është siguruar në mënyrën më të mirë të mundshme pjesa e ndikimit që ato mund të shkaktojnë në mjedis, duke pasur si gjithmonë fokus parandalimin e çdo dëmi/incidenti të mundshëm mjedisor.
Shërbime
Kompani per asgjesim mbetjesh
Kompani per depozitim mbetjesh
Kompani per riciklim mbetjesh ne Shqiperi
Kompani per riciklim mbetjesh
Kompani per trajtim dhe menaxhim mbetjesh
Konsulence mjedisore
Landfill industrial
Magazinim i mbetjeve
Magazinim mbetjesh industriale
Menaxhim i integruar i mbetjeve
Menaxhim mbetjesh te rrezikshme
Monitorim mjedisor
Sherbime riciklimi ne Shqiperi
Trajtim mbetjesh te rrezikshme
Transport mbetjesh te rrezikshme
Partnere
Grumbullimi i mbetjeve në ambientet e gjenerimit të tyre
Grumbullimi i mbetjeve në ambientet e gjenerimit të tyre
Ndarja / Seleksionimi
Riciklimi / Rikuperimi
Transportimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme
Magazinimi / Ruajtja e përkohshme e mbetjeve
Asgjësimi i mbetjeve në Landfillin Industrial