
Climacasa shpk

Adresa: Rruga e Kavajës 100 m përpara urës së Teknologjikes, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
CLIMACASA shpk është një kompani me një staf të specializuar në fushën e ngrohje -ftohjes –hidraulike. Objektivi kryesor është arritja e komfortit në ambjent, shëndet dhe kursim në energji. Stafi ynë merret me projektimin-zbatimin dhe ndjekjen e punimeve deri në dorëzimin e objektit. Të specializuar në sistemet e automatizimeve për godina rezidenciale dhe komerciale. Kompania jonë operon prej vitesh në tregun Shqipëtar, me aktivitet kryesor në projektim, tregtim dhe instalim të paisjeve për sisteme ngrohje-ftohje, chiller dhe fan-coil, sistemeve të ngrohjes me kaldaja, kondicionim etj. Kompania ka një staf të specializuar në këtë fushë, të cilët kujdesen deri në detaje në shërbimin ndaj klientit deri në dorëzimin e punës.
Objektivi kryesor i kompanisë është që të arrijë komfortin në ambientet tuaja, shëndet dhe kursim energjie. Sot investimi më i mire është efikasiteti i energjisë, e cila prodhon një kthim të madh të investimeve. Climacasa shpk ka si qëllim të hartojë, instalojë dhe mirëmbajë sistemet në mënyrë efikase, të ngrohje ftohjes si dhe hidraulike dhe të rizhvillojë ato të vjetëruara, duke ofruar zgjidhje me nevojat specifike të secilit klient sipas kerkesave. Gama e gjërë e artikujve i siguron konsumatorit zgjidhjen e duhur.
Çfarë ofron
Kompania Climacasa shpk tregton paisje rezidenciale dhe komerciale, të tilla si:
• Chiller dhe fan-coila per sisteme ngrohje-ftohje
• Kaldaja me gaz, nafte, elektrike, radiator alumini dhe celiku
• Centrale te specializuara te automatizimit te ketyre sistemeve
• Oxhake per sisteme ngrohje me uje dhe ajer,
• Pompat e furnizimit me uje dhe qarkulluese,ene zgjerimi te te gjitha madhesive.
• Panele diellore familjare dhe te kombinuar me bolitore
• Materiale hidraulike,
• Tub dhe rakorderi, etj,
Kompania jonë realizon: Shtrimin e linjave për të gjithë sistemet që disponon dhe me pas montimin e paisjeve në kohën e kërkuar nga klienti. Ofron realizim të sistemeve të kombinuara dhe automatizimin e tyre me pajisje Siemens. Tregeton grupe pompash për objekte civile dhe industriale dhe ofron asistencë në montimin e tyre. Ofrojmë përllogaritje të sistemeve në kohë të shkurter në bazë të programeve komjuterike të ofruara nga fabrikat, gjithashtu ofrojmë dhe anën hidraulike të çdo lloj projekti që nga instalimi deri tek furnizimi i të gjithë materialeve të nevojshme. Kompania ofron edhe mirëmbajtje të sistemeve ngrohje-ftohje dhe hidraulike ekzistuese.
Shërbime

Tregetim dhe instalim chiller familjar dhe commercial

Tregtim dhe instalim Fan-Coil

Tregtim grup pompa uji per pallate

Mirembajtje e sistemeve ngrohje-ftohje sistemeve me kaldaja , rrjeteve hidraulike

Tregetim dhe instalim kondicioneri inverter

Tregetim dhe instalim soba me pellet

Tregetim dhe instalim radiator alumini dhe celiku

Tregetim dhe instalim kaldaja gazi, nafte elektrike

Ngrohje nga dyshemeja

Shtrim tubash per te gjitha sistemet Ngrohje,Ftohje

Tregetim dhe instalim Panele diellore per ngrohje uji

Tregetim chiller comercial dhe industrial

Riparim dhe mirembajtje ashensoresh

Tregetim dhe instalim rekuperator ajri

Tregetim pompash dranazhi per ujra shiu dhe te ndotura
Katalogu
Historiku
Climacasa shpk me seli tek rruga e Kavajës në Tiranë ndër vite ka sjellë markat më cilesore të njohura në tregun vendas. Keto vite kemi realizuar punime nga me të ndryshmet në objekte të administrates publike si: Burgu i ri Elbasan (financuar nga EU), Burgu i ri Berat (financuar nga EU), të cilat kanë pasur sisteme të kombinuara të shtrimit nga dyshemeja, të ngrohje-ftohjes me chiller dhe paneleve diellore, instalimin e sistemit të ngrohjes të Shkollës së Mesme “Petro Nini” Tiranë. Një sërë shërbimesh të ndryshme tek Hotel Sheraton Tirana, përsa i përket sistemit të ngrohje- ftohjes, kondicionimit dhe sistemit te ujit. Ka kryer mirëmbajtje të vazhdueshme pranë godinave spitalore QSUT në godinat e Pediatrisë, Psikiatrisë, Onkologjisë, MNZSH etj. Punët e shumta që kompania ka realizuar kanë bërë që kapitali i kompanisë të rritet dhe njëkohesisht të investojmë në teknologji të reja, për të sjellë pranë jush produkte të standarteve europiane.
Punë të kryera

AMBASADA AMERIKANE

Burgu i ri Berat

Burgu i ri Elbasan

Hotel Sheraton, Tirane

QSUT

Sisteme ngrohje ne dysheme

Ministria e Integrimit

Spitali Onkologjik

Pediatria

Petro Nini Luarasi Tirane

Tirana Parking

Godina e administrates HEC Vau Dejes

Spitali Francez

Spitali Neurologjik

Bashkia Tirane

Kuvendi i Shqiperise

Ministria e Drejtesise

Ministria e Financave dhe Ekonomise

Qendra Spitalore Xhaferr Kongoli

Spitali Universitar I Traumes

Spitali Universitar Shefqet Ndroqi

Universiteti Aleksander Moisiu Durres

Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit

ASIG- Autoriteti Shteteor per Informacionin Gjeohapsinor

DPN3- Drejtoria nr 3 e punetoreve te qytetit Tirane

DSHTD- Drejtoria e Sherbimit te Trupit Diplomatik

Godina e spitalit Psikiatrik, Tirane
Partnere





