Shfaq kontaktet
AION Home
Shfaq kontaktet
Adresa: Bulevardi Bajram Curri, prane Xhamia e Tabakëve, Tirana, Albania
kompanise
Përshkrimi
Si distributori zyrtar i AION Innovations në Ballkan, ju ofrojmë teknologjinë më të avancuar smart me dizajn elegant, cilësi të shkëlqyer dhe performancë të garantuar — gjithçka e mbështetur me garanci 5-vjeçare.
Me AION Home, çdo hapësirë kthehet menjëherë në SMART.
Instalimi është i shpejtë, përdorimi i thjeshte dhe investimi plotësisht i arsyeshëm. Sistemi inovativ ju mundëson të kontrolloni ndriçimin, prizat, grilat dhe dyert me elektromotor direkt nga telefoni nëpërmjet aplikacionit AION Home.
Çelësat inteligjentë AION zëvendësojnë ata tradicionalë në vetëm pak minuta, pa thyer mure dhe pa kabllo shtesë, duke përdorur të njëjtën infrastrukturë elektrike dhe duke ofruar funksionalitet smart pa kompromis në estetikë dhe dizajn— me standard cilësor të lartë dhe jetëgjatësi të provuar.

AION Home sjell kontroll të plotë edhe për pajisjet me telekomandë.
Me dekoderin Infra-Red, menaxhoni TV, kondicioner, sistemet audio, projektor dhe çdo pajisje tjetër me sinjal IR përmes një aplikacioni të vetëm "AION Home" . Zgjidhje e thjeshtë, e sigurt dhe tepër e besueshme, që e kthen çdo ambient në një hapësirë inteligjente me vetëm një prekje.
Pse të zgjidhni AION?
- Instalim pa ndërhyrje – Transformoni shtëpinë në SMART pa prishje muri, pa kabllo shtesë dhe pa komplikime.
- Integrim i menjëhershëm – Çelësat inteligjentë zëvendësojnë ata ekzistues dhe funksionojnë me të njëjtën infrastrukturë elektrike.
- Zgjidhje gjithëpërfshirëse – Kontroll i ndriçimit, prizave, grilave, dyerve me elektromotor, garazheve, TV-ve, kondicionerëve dhe pajisjeve me IR.
- Dizajn modern & premium – Çelësa elegantë me prekje dhe lidhje WiFi, të përshtatshëm për çdo ambient.
- Kontroll total nga telefoni – Menaxhoni shtëpinë kudo që ndodheni, ose përdorni komandat me prekje në çelës.
- Efikasitet energjie – Optimizim i konsumit dhe menaxhim më inteligjent i pajisjeve.
- Cilësi e provuar – Pajisje të besueshme, të ndërtuara me standard të lartë, të mbështetura me garanci 5-vjeçare.
- Automatizim i avancuar – Timer, rutina ditore, skenarë inteligjentë dhe kontrolle të personalizuara.
- Komandë zanore – Funksionon me Alexa dhe Google Home për një përvojë pa duar.
- Akses i menaxhuar – Ndaj kontrollin me familjen për siguri dhe komoditet të rritur.
- Suport i vazhdueshëm teknik – Ndihmë profesionale për çdo hap, nga instalimi deri te përdorimi i përditshëm.
- Përditësime të rregullta të aplikacionit – Aplikacioni AION Home përmirësohet vazhdimisht me funksione të reja dhe risi të fundit, pa kosto shtesë.
Çfarë ofron
Çfarë ofron AION?
AION sjell automatizim inteligjent dhe dizajn modern për çdo ambient — shtëpi, apartamente, vila, zyra apo biznese. Çelësat elegantë dhe dizajni modern përshtaten me çdo stil ambienti, duke kombinuar estetikën me funksionalitetin e avancuar.
Ne ofrojmë gjithashtu zhvillime të projekteve dhe ekzekutim të instalimeve elektrike për projekte të ndryshme, duke punuar me inxhinierin elektrik dhe ekipin tonë ekspertesh — qoftë në faza fillestare, qoftë në ambiente të përfunduara ku nevojitet vetëm zëvendësimi i çelësave.
Për më tepër, sigurojmë shërbime të kujdesit dhe mirëmbajtjes së sistemeve elektrike , për funksionim të qëndrueshëm, siguri dhe performancë të lartë të teknologjisë tuaj smart.

Ndërprerës për 1 linjë
AION Single Light Switch – White - I përshtatshëm për çdo ambient, modern dhe i thjeshtë.
Ndërprerës për 2 linja
AION Dual Light Switch – Black
Ndërprerësi Pulsimi
AION Pulse Switch – Black - Ideal për drita shkallësh, ambiente me rele, garazhe apo dalje të kontrolluara.
Ndërprerës për grila
AION Shutter Switch – White - Për grila elektrike, perdet automatike ose sisteme lëvizëse.
Dekoder IR universal
AION Air Remote - Kontrollon TV, kondicionerin, sistemin audio, humbifilatorë dhe pajisje të tjera që funksionojnë me telekomandë IR — të gjitha nga telefoni.
Çfarë mund të kontrolloni me AION Home?
- Ndriçimin (me prekjen e çelësit ose në distancë)
- Prizat inteligjente
- Grilat dhe perdet automatike
- Derën e garazhit
- TV, kondicionerin dhe pajisjet me telekomandë
- Sistemet e aksesit
- Pajisjet elektrike të ndryshme të shtëpisë
- Gjithçka komandohet me një prekje ose përmes aplikacionit AION Home.
- Aplikacioni AION Home
Katalogu





