
Maccaferri Balkans

Adresa:Rr.Fadil Rada, Pallati Muliri i vjetër, Nr 3, Mbrapa ATSH,Tirana,Albania
Filiale:Rruga Murrize, Vorë e Vjetër, Albania
kompanise
Përshkrimi
Maccaferri Balkans shpk është anetare e Grupit Industrial Maccaferri, një kompani që prodhon, eksporton dhe inporton produkte me marka të regjistruara të grupit industrial “Maccaferri” i cili është lider boteror në fushen e Gjeoteknikës. Selia kryesore e Maccaferri Group është në Bolonjë të Italisë, dhe me filiale në pesë kontinente dhe me mbi 2.000 punonjës. Sfida kryesore për Maccaferri është që të lëvizë drejt një arenë të gjerë inxhinierike, për të ndjekur një integrim vertikal dhe përfshirje në çdo fazë të procesit, nga projektimi të furnizimit me materiale dhe instalimi i tyre. Qëllimi kryesor është që të bëhet ofruesi kryesor ndërkombëtar për zgjidhje të avancuara në inxhinierinë civile dhe të ndërtimit të tregut. Fabrika Maccaferri Balkans ka një teknologji prodhimi bashkohore të viteve 2000 dhe produktet e saj janë të certifikuara CE & ISO 9001.
Maccaferri Balkans eshte Gold sponsor ne “Kongresin e 2-te Internacional te Rrugeve” I cili do te zhvillohet ne Tirane me 24-25 shtator.
Gjithashtu ne kete event do te paraqese edhe dy punime me tema:
1) “Secured drapery for surficial intability of rock slopes: design at the ultimate and serviceability limit state”
2) “Innovative combined solutions applying geotechnical materials for road construction
Keto tema do te kene lektore italiane dhe shqiptare te cilet jane perfaqesues te Maccaferri Balkans.
· Tjeter event i rendesishem eshte edhe “Geo-Environment and Construction European Conference” e cila do te zhvillohet ne ambjentet e Universitetit Polis me 26-28 Nentor te 2015-tes.
Edhe ne kete Konference Maccaferri Balkans do te marre pjese me dy tema:
1) “The advantages of concrete vertical wall ‘MacRes System’ in urban areas”
2) “The advantages soil reinforcement used for high slopes in comparison with the other retaining structures”
Edhe keto tema do te prezantohen nga lektore italiane dhe shqiptare te cilet jane perfaqesues te Maccaferri Balkans.
· Kompania Maccaferri Balkans eshte perfshire gjithashtu edhe ne zgjidhje teknike te projektit te rendesishem TAP (Trans Adriatic Pipeline).
Çfarë ofron
-Kompania Maccaferri Balkans shpk ofron një gamë të gjërë materialesh me baze metalike per infrastrukturen rrugore.
1) Gabiona (GABBION) te gjitha dimensionet me gjatesi nga 1÷3 m dhe me lartesi 0.5m & 1m.
2) Materase Reno per aplikime ne veshjet lumore, gjatesi 3÷6 m, gjeresi 2m dhe lartesi 0.17m/0.23m/0.3m.
3) Gabiona ne forme thesi per mbrojtjen e brigjeve lumore nga errozioni.
4) Terramesh (produkt i strukturave me toke te perforcuar).
5) Rock Fall System.
-Kompania importon dhe exporton materiale qe perdoren ne fushen e gjeoteknikes sic jane :
1) Gjeogride
2) Gjeotekstile me peshe qe varion 65-500gr/m2.
3) Materiale per mbrojtjen e skarpatave:
4) Material per mbrojtje ndaj erozionit te skarpatave(MACMAT),
5) Materiale drenazhues (MACDRAIN dhe tuba drenazhi);
6) Fibra Celiku per realizimin e dyshemeve te medha industriale prej betoni te armuar dhe pareteve te tuneleve. MB ofron zgjidhje te reja, te qendrueshmedhe ekonomike nepermjet projekteve te saje “Turn Key” projektim-furnizim-zbatim-certifikim, ne kete menyre kompania pretendon te jete partnere dhe jo thjesh shites materialesh per klientet e saj.
Shërbime

Aplikime siperfaqesore te tokes

Argjinatura per renien e shkembinjve

Barrierat e sigurise dhe ndaj zhurmave

Drenazhimi i nenbazes dhe siperfaqes se asfaltuar

Drenazhimi planar dhe horizontal

Fiksimi i dherave

Gabione per fasada guri

Gabione rrjete teli celiku te endur

Gabionet per mbrojtjen nga guret dherat

Gardhe & tela celiku te galvanizuar

Green Terramesh rrjeta per zhvillimin e bujqesise

Hidroizolimi i rezervuareve, riqeneve dhe kanaleve

Kalatat, kembet e urave dhe bankinat

Kontroll erozioni

Fibra sintetike per tunele, dysheme industriale

Mbrojtja bregdetare, strukturat detare dhe mbrojtja e tubacioneve

Mbrojtja nga shkarja e shkembinjve & barrierat e debores

Mbrojtje gjatesore

Mbrojtje te skarpateve

Mure mbajtese dhe perforcim i dherave

Mure mbajtese per dhera

Mure perforcues te dherave me fasade shkembore

Ndertimi mbi tokat e buta

Perforcim i mureve dhe perforcimi i skarpateve

Perforcim i themeleve, bazal, ndertimi mbi zbrazeti
Perforcime tunelesh

Perforcimi bazal

Perforcimi i bazes, argjinaturat me pilota

Perforcimi i siperfaqeve dhe mbeshtetja

Punimet ne drenazhimin vertikal

Rindertimi i dunave

Shtrimi me beton, prifabrikate dhe perdorime te tjera

Stabilizimi i dherave & shtrimeve

Terramesh

Tirante dhe spirale
Historiku
Ditta Maccaferri Raffaele është themeluar në 3 maj të 1879 nga pronari i saj në atë kohë Raffaele. Fillimisht me një dyqan të vogël farkëtareësh në Lavino për prodhimin e artikujve të hekurt. Kompania Ditta Maccaferri realizoi në vitin 1893 kryerjen e punimeve përgjatë rrjedhës së lumit Reno në Casalecchio di Reno, në fushën e Bolonjës. Ishte gjatë kësaj periudhe që ndodhi transformimi, nga një tregti artizanale, në një ndërmarrje industriale. Ndërsa vite më vonë u themelua Officine Maccaferri & Pisa, nën drejtimin e Alessandro, i cili pasoi Raffaele-n. Me hyrjen në shoqërinë e familjes Pizës, të cilët ishin tregtarët më të mëdhenj në sektorin e prodhimit të hekurit, kompania u zgjerua edhe më tej.Për më shumë se 130 vjet, Officine Maccaferri ka hulumtuar, projektuar dhe zhvilluar ide për të zgjidhur problemet e lidhura në tregun e inxhinierisë civile. Në promovimin e gamës më të mirë të zgjidhjeve të cilësisë së lartë të bëra nga rrjetat e telit prej çeliku, geosynthetics dhe fibrave të eksportuara në të gjitha kontinentet.
Punë të kryera












Partnere


















