Secondary Adv

AL-MAR shpk

 

Përshkrimi

AL-MAR sh.p.k. zhvillon aktivitetin e saj ne fushen e prodhimit te ambalazheve plastike dhe te letres, me dhe pa stampim, te formave dhe dimensioneve te ndryshme. AL-MAR ka qene fabrika e pare shqiptare e ketij lloji ne vendin tone. Qe nga fillimi i aktivitetit e deri tani, kemi arritur te konsolidohemi si ne cilesine e produkteve dhe ne shumllojshmerine e tyre. Tashme ne realizojme nje game te madhe produktesh, te gjitha te standarteve Europiane.

 

Ekipi i AL-MAR sh.p.k. perbehet nga njerez te kualifikuar, te motivuar dhe te perkushtuar , me nivel te larte profesional dhe eksperience shume-vjecare . Ne i kushtojme vemendje cdo detaji qe te arrijme persosmerine ne punen tone. Produktet tona kalojne nje seri testimesh mbi materialet e prodhuara dhe cilesine e printimit para se ti jepen klientit. Kemi takime te shpeshta me partneret tone nderkompetare ne menyre qe te jemi me hapin e kohes persa i perket teknologjise dhe materialeve me cilesore ne treg.

 

Pjesmarja jone neper panaire kombetare dhe nderkombetake eshte metoda jone e preferuar e marketingut dhe prazantimit te produkteve te reja qe ne prodhojme. Ky perkushtim behet i dukshem me rritjen cilesore te shtypit tone. Sfida jone eshte ti ofrojme klientit produkte te standarteve europiane pa patur nevoje te largohet nga Shqiperia.

Misioni dhe vizioni yne:
•    Furnizimi i klienteve tane me produkte cilesore.
•    Respektimi i te gjitha standarteve ligjore ne marredhenie me partneret.
•    Respektimi i te gjitha kerkesave dhe standarteve nga klientet tone si ne kohe edhe ne cilesi.
•    Ofrojme asistence teknike dhe profesionale per subjektet e reja qe fillojne pune ne drejtim te ambalazheve te produkteve ushqimore.
•    Garantojme me ligj te gjitha prodhimet qe kryen ne fabriken tone.
•    Respektojme te gjitha standartet higjeno-sanitare si per punetoret ashtu dhe per mbrojtjen e ambientit ku punojme.
•    Ne traditen tone eshte plotesimi i kerkesave dhe verejteve te bera nga klientet tane.

Qellimi yne eshte qe te jemi lider ne treg duke futur dhe zhvilluar teknologji te reja per te mbuluar cdo game te asortimenteve. 

Çfarë ofron

Fabrika e AL-MAR sh.p.k. eshte unike ne shqiperi per stampime fleksografike dhe rotogravure ne polietilen, PP, OPP, BOPP, PET,flete alumini dhe leter. Nepermjet makinerive moderne te fabrikes, arrijme te realizojme te gjitha llojet e stampimeve duke bere te mundur per cdo klient te realizoje paketimin e produktit sipas imazhit te markes se tij.

Prodhimi prezantohet me rulon si dhe me ngjitje ne mes dhe anesore.Fabrika jone si lende te pare perdor OPP, CPP, PET, foglio vakumi, metalizat, alumin,prelazer, polypropilen si dhe leter per ambalazhimin e produkteve ushqimore.  Foglio per vakum. Ambalazhimi me vakum siguron mbrojtje totale te produktit nga te gjithe elementet. Per te siguruar mbrojtjen optimale predoren dy deri ne tre shtresa me alumin ose poliamid.

Shërbime

Amballazh patatinash
Amballazh patatinash
Amballazhim per bylmete
Amballazhim per bylmete
Amballazhim produktesh ushqimore
Amballazhim produktesh ushqimore
Amballazhime ushqimore me vakum
Amballazhime ushqimore me vakum
Etiketa per amballazh produktesh ushqimore
Etiketa per amballazh produktesh ushqimore
Fabrike per prodhimin e qeseve
Fabrike per prodhimin e qeseve
Fabrike prodhimi per ambalazhe plastike
Fabrike prodhimi per ambalazhe plastike
Leter aditiv per produkte mishi
Leter aditiv per produkte mishi
Leter paketimi per fast food, buke etj
Leter paketimi per fast food, buke etj
Qese paketimi per produkte ushqimore
Qese paketimi per produkte ushqimore
Paketim per amballazhim karamelesh
Paketim per amballazhim karamelesh
Paketim per miell
Paketim per miell
Paketim per niseshte
Paketim per niseshte
Paketim per sallame
Paketim per sallame
Paketim per sheqer
Paketim per sheqer
Amballazhim pluhurash te imeta ushqimore
Amballazhim pluhurash te imeta ushqimore
Paketime embelsirash
Paketime embelsirash
Paketime kafeje
Paketime kafeje
Paketime per biskota
Paketime per biskota
Paketime per oriz fasule dhe makarona
Paketime per oriz fasule dhe makarona

Teknologjia

Kompania jone investon vazhdimisht ne permiresimin e teknologjise. Pajisjet dhe makinerite tona mbulojne me se miri gamen e paketimit duke siguruar cilesi dhe standarte bashkekohore.


•    Rotogravure-shtypi me cilinder metalik, formati 800 mm, deri ne 6 ngjyra. Me kontroll automatik.


•    Flexo- kemi dy makina flekso, makina flekso me monotamburo 800mm 6 ngjyra. Ky lloj shtypi eshte niveli modern i cilesise, e gjithe faza pregatitore realizohet me teknologji HD ne laboratoret e Europes. Me kontroll automatik.Makine flekso me cylinder te pavarur qe perdoret per thase dhe qese shopping dhe leter e cila realizon stampim nga te dyja anet 800mm 6 ngjyra.


•    Makine shtypi flexo online per letrat dhe produktet ushqimore e cila perdor te gjitha bojrat me baze uji (bio)4 ngjyra formati 800mm.


•    Makine per laminim e cila perdoret per laminimin e dy deri ne tre shtresave. Gjeresia maksimale 1000 mm. Per ngjitje perdoret adeziv me parametra europiane.


•    Makine per prerje ne gjatesi dmth te bobinave te ndryshme si OPP CPP Metalizat Alumin , leter etj. Formati 1000 mm .


•    Makine per perpunimin e qeseve te OPP dhe Aluminit per ngjithje ne mes, anesore ose me pale.


•    Makine per perpunimin e qeseve te shopingut, te thaseve te ndryshem, te polypropilen me format deri ne 1000mm.


•    Makine per etiketa te ndryshme me materiale si Sleav, Prelazer, OPP,etj. Me bobine nje nga nje sipas porosive te klientit. Si uje , qumesht ,kos, dhalle si dhe lengjeve te ndryshme.


•    Makine per berjen e qeseve te ndryshme te letres si qese buke, qese miellli, qese niseshte, qese sheqeri, qese fast food,te formave dhe permasave te ndryshme sipas kerkesave te klientit.