Secondary Adv

Teoren

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

Teoren; Your Home
Art, Cilësi, Dizajn, Jetëgjatësi
Teoren në vitin 2005 nis aktivitetin e import – eksportit në materiale Elektrike, Hidrosanitare, Hidraulike, Sisteme Ngrohje – Ftohje, Ndriçuesve, Sistemet e trajtimit të ujit dhe Termoizolim dhe Bojra, duke bashkëpunuar me markat më prestigjoze europiane. Tregu shqiptar gjeti menjëherë tek Teoren vend takimin për produktet cilësore dhe të certifikuara sipas standarteve ndërkombëtare me çmimet më të ndershme.

Teoren  prej më shumë se një dekade përzgjedh dhe tregton më të mirën duke bashkëpunuar me cilësinë dhe elegancën Franceze, novacionin Gjerman dhe Austriak, stilin e veçantë Italian, përsosmërinë Zviceriane dhe krijimtarinë Spanjolle, të gjitha me çmimet më të ndershme tek Teoren. Në Teoren gjeni përvojën e fituar dhe të përçuar nga brezi në brez, duke qenë gjithmonë të informuar mbi prurjet e reja në treg. Në Teoren gjeni një staf të mirë trajnuar, që përkushtohet për t'ju këshilluar mbi zgjedhjen më të mirë. Për të qenë sa më pranë çdo personi, Teoren mbështetet në 6 ekspozita kryesore midis Durrësit dhe Tiranës si dhe 17 pika Eglo në të gjithë Shqipërinë dhe në një rrjet të konsoliduar distribucioni me mbi 1.500 partnerë në të gjithë vendin.

Çfarë ofron

• Ndriçues
Cilësia më domethënese e një shtëpie është drita. Teoren sjell eksluzivisht për publikun shqiptar markën me famë botërore Eglo. Larmia e ndriçuesve të jashtëm dhe të brendshëm të stileve Eglo, përcjell në çdo rreze drite atmosferë të veçantë, emocionon dhe përçon identitetin tuaj tek miqtë me anë të dizajnit klasik, modern, minimalist apo vintage. Jepini ndriçimin që meriton shtepisë tuaj, duke zgjedhur tek ne, çdo gjë, sipas stilit tuaj të veçantë.

 

• Sistemet e trajtimit të ujit
Uji prek jetën tuaj në shumë mënyra. Kjo do të thotë që familja juaj varet nga uji që është i pastër dhe me cilësi të lartë çdo ditë. Teoren sjell ekskluzivisht në Shqipëri, Ecosoft, që ju siguron ujë të pastër dhe ju ndihmon të kurseni para.
Për një jetë të shëndetshme dhe plot gjallëri përdorni ujë të trajtuar nga sistemet Ecosoft.
Ecosoft është një ndër markat më të njohura në botë në sistemet e trajtimit të ujit, i ndodhur në mbi 50 shtete në të 5 kontinentet.
Ecosoft është një nga pesë prodhuesit në botë që ofron gamën e plotë të produkteve, nga filtrat e shtameve, sistemet e trajtimit të ujit për të gjithë shtëpinë, sistemet për ujin e pishëm me anë të teknologjisë Reverse Osmosis, e deri tek sistemet industrialë.

 

• Hidraulike
Teoren ju ofron një gamë të gjërë produktesh hidraulike. Cilësore, moderne, estetike dhe mbi të gjitha jetëgjatë. Që nga sistemet e domosdoshme të ujit të pijshëm, sistemet e shkarkimit dhe sistemet e ngrohjes. Markat prestigjoze me dizajn modern dhe novatore si RBM, Chaffoteaux, Mitsubishi, Arco, Wilo, Sobime, Atuza mundësojnë cilësinë e lartë me çmimin më të ndershme. Teoren është pranë jush që nga këshillimi për produktin më të përshtatshëm e deri tek instalimi në ambjentet tuaja. Në Teoren gjeni shtëpinë tuaj.

 

• Hidrosanitare
Teoren e di më së miri rëndësinë e komfortit dhe dizajnit. Ekipi i specializuar i Teoren, përditësohet periodikisht me risitë si estetike, ashtu edhe teknike. Përzgjedhin me kujdes të veçantë, për t'i sjellë tregut një gamë të gjerë dhe cilësore nga partnerë lider në sektorin e hidrosanitareve. Dizajni italian i porcelanit Esedra dhe mobiljeve NPlusi ndërthuren natyrshëm me teknologjinë gjermane të mishelatorëve Kludi dhe krijimtarinë Spanjolle GRB. Dizajni unik që do të reflektojë stilin tuaj, do ta gjeni vetëm tek Teoren. Dizajnin novator që do të reflektojë stilin tuaj, do ta gjeni vetëm tek Teoren.

 

• Elektrike
Prej vitesh Teoren, udhëheq tregun shqiptar duke e furnizuar me materiale elektrike me shumicë dhe pakicë. Ndër vite ka ditur të përzgjedhë markat më të mira, duke garantuar në të njëjtën kohë, një shumllojshmëri produktesh. Produktet Teoren, i gjeni në të gjithë Shqipërinë me garanci shumëvjeçare, bashkë me asistencën teknike të specializuar për çdo produkt. Teoren - Elektrike, “Një herë e mirë”.

 

• Sisteme Ngrohje - Ftohje
Teoren ju gjendet pranë në të ftohtë e në të nxehtë. Ju ofron ekselencën e sistemeve të ngrohjes dhe të ftohjes Chaffoteaux, Mitsubishi dhe Eva Calor, jo vetëm me çmimin më të ndershme, por bën të mundur që të kurseni edhe pasi të keni blerë.

 

• Termoizolimi dhe Bojrat
Teoren vjen me cilësinë më të mirë të termoizolimit dhe bojrave me anë markave të njohura si Ceresit dhe Berling. Misioni ynë është të shpërndajmë nuanca dhe bojra me cilësi të lartë në mënyrë që të ofrojmë zgjidhje ideale për çdo buxhet me produkte që plotësojnë nevojat e klientëve tanë duke krijuar hapësirë ideale për jetesën dhe punën.

Katalogu

Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren
Katalog Teoren

Historiku

Teoren shpk është konsoliduar si kompani në 5 janar të vitit 2005. Ku ka nisur aktivitetin e saj në import-eksport, dhe sot është një ndër kompanitë me emër të mirë në fushën e veprimtarive ku operon, si: Ndriçues, Sistemet e trajtimit të ujit, Hidrosanitare, Elektrike, Hidraulike, Sitemet qëndrore të Ngrohje – Ftohje, Termoizolim dhe Bojra dhe me mbi 150 punonjës. Si një kompani solide, dinamike dhe inovative Teoren ofron një raport gjithmonë të drejtë cilësi – çmim me anë të produkteve të certifikuara sipas standarteve ndërkombetare. Magazina qendrore e hapur në vitin 2005 dhe administrata ndodhen në Autostradën  Durrës-Tiranë, km 15, Borakë.

Në vitin 2016, Teoren çel ekspoziten Teoren – Eglo, me një sipërfaqe 1000 m2 në Rrugën e Kavajes, kompleksi Park Construction (ish parku i autobuseve).
Në vitin 2017, Teoren çel ekspoziten e 4-të në Durrës  me një sipërfaqe 150 m2 Lagjia 4, Rruga Enver Zazani, Durrës. (Tek Valuta, Përballë bustit të Azem Hajdarit).
Në vitin 2018, Teoren çel ekspozitën e radhës në Qëndrën tregtare dedikuar shtëpise Prestige Home, Autostrada Durrës Tiranë (pranë City Park)
Teoren mbulon 100 % të territorit Shqiptar, me një rrjet distribucioni  të zhvilluar ndër vite i cili arrin ti përgjigjet në kohë reale nevojave dhe kërkesave të partnereve tanë të cilet janë mbi 1.500 në të gjithë Shqiperine.

Video

Showroom

TEOREN QËNDROR
Në km 15, në Autostradën Durrës - Tiranë (Borakë), do të gjeni magazinën qëndrore të Teoren. Në të njëjtën godinë kati 2-të, gjithmonë në dispozicionin tuaj për t’ju lehtësuar të gjitha proceset që nga këshilllimi, blerja dhe pas blerjes, do të gjeni administratën qëndrore. Na vizitoni ose na kontaktoni në:

Adresa: Autostrada Durres - Tirane, km 15, SH2
Informacioni: +355 67 40 40 500
e-mail: contact@teoren.al

 

TEOREN & EGLO – TIRANË
Një showroom i rafinuar dedikuar ndriçimit të markës prestigjoze austriake 'Eglo, hidrosanitareve, sistemeve hidraulike, elektrike, të ngrohjes-ftohjes dhe sistemet e trajtimit të ujit. Showroom-i në rrugën e Kavajës është një oaz i ndriçimit, orendive moderne, elegante dhe cilësore. Në këtë ambjent shik, do të gjeni nuancat plot ngjyra të dritës, elegancën dhe cilësinë e markave lider, gati për të marrë dimensionin e shtëpisë tuaj.

Adresa: Rruga e Kavajes, SHESHI SKËNDERBEJ

Informacioni: +355 67 40 40 500
e-mail: contact@teoren.al

 

EGLO AUTOSTRADË, PRESTIGE HOME
Që nga viti 2018, Teoren, vjen me një showroom të ri në Qëndrën tregtare dedikuar shtëpisë, Prestige Home. Larmia e ndriçuesve dhe stileve Eglo, e cila përcjell në çdo rreze drite atmosferë të veçantë, emocionon dhe përçon identitetin tuaj tek miqtë me anë të dizajnit klasik, modern, minimalist apo retrò. Mësoni si do mund ta ndriçoni shtëpinë tuaj.

Adresa: Autostrada Durrës - Tiranë , Qëndra Prestige Home (Paranë City Park)
Informacioni: +355 67 40 40 500
e-mail: contact@teoren.al

 

TEOREN  DURRËS, Eglo
Një showroom i rafinuar dedikuar ndriçimit të markës prestigjoze austriake 'Eglo’, ku çdo produkt ka 2 deri në 5 vite garanci. Në këtë ambjent shik, do të gjeni nuancat plot ngjyra të dritës, elegancën dhe cilësinë e markës lider në botë Eglo, gati për të marrë dimensionin e shtëpisë tuaj.

Adresa: Lagja 4, Rruga Enver Zazani (tek valuta prballe bustit te Azem Hajdarit )
Informacioni: +355 67 40 40 500
e-mail: contact@teoren.al

 

TEOREN  DURRËS, Hidrosanitare
Dizajni unik që do të reflektojë stilin tuaj, do ta gjeni vetëm tek Teoren Hidrosanitare. Dizajni italian i porcelanit Esedra dhe mobiljeve NPlus ndërthuren natyrshëm me teknologjinë gjermane të mishelatorëve Kludi dhe krijimtarinë Spanjolle GRB..

Adresa: Rruga Neki Libohova, ish dega ushtarake
Informacioni: +355 67 40 40 500
e-mail: contact@teoren.al

 

TEOREN  DURRËS, Elektrike - Hidraulike
Prej vitesh Teoren, udhëheq tregun shqiptar duke e furnizuar me materiale elektrike me shumicë dhe pakicë. Ndër vite ka ditur të përzgjedhë markat më të mira, duke garantuar në të njëjtën kohë, një shumllojshmëri produktesh. Teoren ju gjendet pranë në të ftohtë e në të nxehtë. Ju ofron ekselencën e sistemeve të ngrohjes dhe të ftohjes Chaffoteaux, Mitsubishi dhe Eva Calor, jo vetëm me çmimin më të ndershëm, por bën të mundur që të kurseni edhe pasi të keni blerë.

Adresa: Rruga Neki Libohova, ish dega ushtarake
Informacioni: +355 67 40 40 500
E-mail: contact@teoren.al

Partnere